10 Hapa Si Ta Ngadalesojme Pleqerine

0
2298
bukuria dhe stili

bukuria dhe stiliSherohu.com – Plakja është një proces kompleks që përfshin shumë pjesë të trupit. Ka pak gjasa që mund të gjendet ndonjë produkt ose pilula apo kurë që shëron pleqërinë. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se nuk mund të marrim ca hapa që të plakemi më ngadalë dhe në të njëjtën kohë të përmirësojmë kualitetin e jetës tonë.

Mënyra më e sigurt që të bësh një jetë të shëndetshme dhe ngadalesojme pleqerine:

1. Ha ushqime të ndryshme natyrale.

Përfshijë sa më shumë fruta dhe perime dhe drithëra të plota. Fibër, kalcium, hekur, magnez dhe vitaminat dhe mineralet që të gjitha luajnë rol të rëndësishëm për ti mbajtur funksionet e trupit në nivelin më të mirë funksional. Pi shumë lëngje që të kesh lëkurë të shëndosh dhe ndihmosh trupit të nxjerr jashtë mbeturinat. Të hash si duhet dhe shëndetshëm të ndihmon të mirëmbash peshën e duhur të trupit.

2. Ushtro

Ushtrimet përmirësojnë apetitin, na bëjnë eshtrat e forta, na dhuron pamje më të mirë të jashtme dhe përmirëson tretjen dhe qarkullimin e gjakut. Ushtrimet na bëjnë më të fortë dhe ndihmojnë të humbim peshë.[wp-like-locker]

3. Kërko ndihmë mjekësore shpejt pasi lëndohesh ose sëmuresh.

Dëgjo trupin tuaj dhe kujdesu për çfarëdo problemi të vogël që mund të bëhet i madh. Ia vlen të kontrollohesh për sëmundje si kanceri dhe sëmundja zemrës në mënyrë që të ndërmerren hapa qysh heret ndaj një problemi të vogël që mund të kthehet në problem të madh.

4. Përdor krem kundër diellit për të mos u djegur

Ekspertët të gjithë pajtohen se faktori më i rëndësishëm që kontribuon në plakje është djegia kronike e lëkurës.

5. Lë duhani dhe shmang timin e duhanpirësve.

Pirja e duhanit ka efekte shumë të dëmshme për lëkurën e gjithashtu u shton rrezikun ndaj kancerit dhe sëmundje të zemrës.

6. Managjo stresin

Stresi është pjesë e jetës së përditshme kështu që duhet të pajtohemi se nuk kemi se si e largojmë të tërin por duhet gjetur mënyra se si ta managjojmë. Pra mëso se si të përballesh dhe adaptohesh ndaj situatave të ndryshme në jetën tuaj që shkaktojnë stres. Problemi nuk është situata por se si ti reagon ndaj asaj situate.

7. Kërko mënyra të përmirësosh jetën dhe entuziazmin tuaj në përgjithësi.

Të jesh kureshtar dhe kreativ të shtyn të mësosh gjëra të reja. Bëhu qesharak dhe përdore këtë sepse të ndihmon të plakesh ngadalë dhe jetosh më gjatë.

8. Mbaj fort lidhjet

Të kesh dhe mbash lidhje të forta me familje dhe miqtë të ndihmon të kapërcesh më lehtë telashet dhe problemet e përditshme e kështu jeta nuk u duket e rëndë dhe pleqëria vijë më ngadalë.

9. Mos lejo frikët dhe brengat të dominojnë jetën tuaj.

Një mendje e brengosur nuk është e qetë dhe kështu ju shter energjinë dhe zellin që ju duhet për të ruajtur rininë.

10. Mirëmbaj qelizat me antioksidues

Antioksiduesit gjendet në një mori fruta dhe perime e gjithashtu edhe në peshk. Edhe pse trupi ynë prodhon antioksidues, nivelet e prodhimit bien me kohën për shkak të faktorëve ambiental dhe procesit të plakjes. Kështu që fokusohu në prodhime natyrale sepse aty i gjen antioksiduesit e domosdoshëm për mirëmbajtje qelizash.

Pra bëj të gjitha këto dhe gjithçka tjetër për të bërë një jetë të shëndetshme dhe për tu plakur ngadalë.

Ke dhe ti ndonjë këshill tjetër që mund ti shtohet kësaj liste? Po pate, na trego në komente[/wp-like-locker]

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.