5 Gjera Që Duhet Të Mos i Bësh Nëse Dëshiron Të Jesh i Lumtur

1
2291

Organizata Botërore e Shëndetit vlerëson se rreth 121 milion njerëz në mbar botën kanë një lloj depresioni; kështu që nëse je njëri prej atyre që vuan nga ndonjë formë depresioni nuk ke pse mendon se je vetëm, e sheh që në tërë botën ka rreth 121 milion njerëz tjerë që kanë të njëjtin problem. Nuk ka rëndësi nëse depresioni zgjat vetëm disa minuta apo për shumë muaj ose vite në jetën tuaj, gjasat janë që gati secili nga ne kemi përjetuar një lloj depresioni.

Pa marr parasysh se nga vijmë dhe se çfarë standardi ekonomiko-shoqëror dhe prapavijë kulturore kemi, të gjithë kemi diçka të përbashkët. Të gjithë dëshirojmë të jemi të lumtur.

Edhe pse gjithsecili dëshiron të jetë i/e lumtur, prapëseprapë modelet negative të besimeve tona na dalin në rrugë dhe na pengojnë. Për të arritur lumturinë, ne së pari duhet të ndalojmë së besuari në to dhe të veprojmë ndaj negatives. Ja disa ide që ju ndihmojnë si të jeni të lumtur! [wp-like-locker]

1. Ndal dhe mos u brengos më për të ardhmen dhe ngjitesh rreth të kaluarës.

Mos shpenzo energji kot për gjërat që nuk mund ti kontrollosh. Jeta është një seri me batica dhe zbatica dhe të mësosh se si të lundrosh me valët të ndihmon të ndjehesh më rehat në të tashmën. Meso pra se të brengosesh është sikur të lutesh për gjërat që nuk i dëshiron! Po pra! Kush do diçka të tillë?

2. Ndal së menduari dhe fillo të ndjesh

Të dëgjosh frikat tua dhe të besosh se është e vërtetë të ndalon të arrish potencialin tuaj të plotë. Shpesh dëgjojmë mendjen tonë racionale dhe atë se çka tjerët mendojnë, kurse dështojmë të pyesmi vetën se si ndihemi rreth kësaj situate të tanishme. Kur zbret fokusin nga mendja në zemrën tuaj dhe tani të veprosh sipas ndjenjave tua të vërteta ju ndihmon të lidhesh për burim të pakufi të lumturisë.

3. Ndal mos mpijë vetveten

Cikli i pafund i mpirjes së vetvetes për të ikur nga frikët dhe dyshimet tona është bërë pjesë e rregullt e gjendjes së njeriut. Në momentin që një ndjenjë e keqe (mendim i keq) na futet në kokë ne shpejt mundohemi ta mbulojmë me ëmbëlsira, blerje (shoping), barna, alkool, punë të tepërt, harxhime të tepërta, analizime të tepruara, e çka do tjetër vetë për tu mos ndjerë negativisht. Për të qenë vërtetë i/e lumtur, merru pak me ndjenjat tua, kuptove!

4. Ndalo së menduari se mendimi i tjerëve ka rëndësi

Njerëzit gjithmonë do të kenë një mendim apo tjetër dhe kjo është gjë e bukur! Ndryshimet tona na bashkojnë. Por të marrësh si të vërtetë atë se çfarë tjerët thonë për ty mund të lëndoj shëndetin tuaj mendor dhe aftësinë tuaj për të qenë i/e lumtur. Kupto se ajo se çfarë njerëzit thonë për ty është refleksion i tyre e jo i juaji.

5. Mos e shty shëndetin tuaj për më vonë

Ajo se çfarë i bënë trupit tuaj ka ndikim të madh në lumturinë dhe shëndetin tuaj. Nëse po dështon të kujdesesh për shëndetin tuaj atëherë asgjë tjetër nuk ka rëndësi më shumë, kështu që fillo ushqehu shëndetshëm (pra ha më mirë), ushtro dhe bëj trupin tuaj – vendqëndrimin – një vend të bukur.

Tash nëse dëshiron të jesh i lumtur fillo dhe bëj këto:

  • Njih vetën si person unik, dmth je ashtu si je dhe pranoje këtë.
  • Liro (harro) ato gjëra që më nuk ju shërbejnë (historia të padobishme)
  • Duaje vetën dhe ndihu rehat në lëkurën tuaj
  • Je mendje-hapur
  • Ndje ndjenjat tua
  • Fokusohu në atë që dëshiron e jo në atë që nuk dëshiron
  • Praktiko faljen
  • Ndiq zemrën tuaj
  • Ndal dhe mos u merr me drama
  • Fik mendjen, shikimin dhe dëgjimin ndaj gjërave negative

[/wp-like-locker]

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

1 Koment

  1. asht,tmerr,qekur,nje,njeri,asht,ne.depresion,etia,thuash,disa.fjal,qe,nuk,ia,ban,truri,se,per,momentin…iduket.se.eterr,bota,ufundos,prej,perjetimeve,ethem.njeriu,qe,ka,depresion.duhet.qe.tejet,sa.me.iledhatuar,eiperkrahur.nga,te.tjeret….

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.