5 Menyra Efektive Te Permiresimit Te Gjumit

3
2377

Është pothuajse qesharake që në kohët e sotme kur mendohet se kemi arritur dhe jemi avancuar shume, neve veçse na është keqësuar gjumi. Ditë e përditë ka shumë e më shumë njerëz prej që kanë probleme të bien në gjumë dhe për këtë ka mijëra gjëra për ti fajësuar. Teknologjia me të cilën jetojmë, shoqëria kapitaliste gjithnjë e më me pak kohë… lista vazhdon e zgjatet me secilin person që pyet.
Kjo është kogja qështje e komplikuar për tu marr me të, jam i sigurt që ekzistojnë shumë faktor kontribuues dhe nuk po pretendoj se e di përgjigjen e pyetjes se përse shoqërisë së sotme ka probleme me gjumë. Unë i kamë dyshimet e mia dhe jam i sigurt se të gjithë pak a shumë i dimë arsyet. Sidoqoftë, këtu do i ndajë me ju së paku disa këshilla që ju ndihmojnë të ju nxë gjumi më shpejt dhe ndiheni më të freskët se zakonisht kur zgjoheni.

  1. Zgjohu Herët

    Kështu është pra, gjumash: nëse dëshiron që herët dhe me lehtësi të shkoni në shtrat, akordo alarmin në ora 5 të mëngjesit dhe ngrihu (kërce) nga shtrati në sekondën që bie alarmi.
    Triku që kjo të funksionojë mbështetet në atë se ju duhet të shtrydhni nga vetja të gjithë disiplinën që keni dhe jo vetëm të zgjoheni në momentin që bie alarmi, por, të zgjoheni përnjëherë në momentin që bie alarmi çdo mëngjes. Çka do që ndodh, edhe nëse keni vetëm një orë gjumë natën e kaluar ju duhet të zgjoheni.
    Provo të rrish vetëm me dy orë gjumë për pesë ditë me radhë e kthehu e më thuaj se prapë nuk ishte i gatshëm të hidhesh në shtrat më herët se zakonisht. Kjo është mënyra më e mirë e risetimit (ricaktimit) të orarit të gjumit.

    Por, mos harro se vërtet kërkon vet-disiplinë edhe atë më shumë se sa kanë disa njerëz.

  2. Lexo Materialin e Duhur

    Duhet të bësh zgjedhjen e duhur e jo të lexosh diçka që të bënë të mendosh për të e të mos mund të flesh. Këtë po e them se ekziston një kohë gjatë ditës kur ju duhet të fikni mendjen aktive dhe të lëreni at pasive të marr punën përsipër, e kjo kohë ndodhë vetëm një orë para orarit kur shkoni në shtrat apo kur ktheheni në shtëpi nga puna.

    Sido që të jetë puna, ju duhet të zbuloni se sa kohë ju duhet që të kaloni nga ajo mendje aktive që të mban duke menduar dhe te zgjuar gjatë gjithë natës dhe qëndro larg atyre aktiviteteve që ju bëjnë të mendoni shumë gjatë asaj kohe.

    Kështu që zgjidhni me kujdes librin apo gjërat që bëni në orët kur trupi juaj futet në orën kritike e më pas të mos mund të flini duke menduar për përmbajtjen e ati libri. Kjo të ndihmon që të parandaloni pagjumësinë e shkaktuar nga të menduarit e pandërprerë për shkak të ndonjë storie që lexon në një libër.

  3. Fik Të Gjitha Dritat

    Zgjedhja më e mirë që të keni gjumë të rehatshëm është që dhomën ku flini ta bëni terr. Kur mjafton? Mjafton atëherë kur thoni, “gishtin n’sy me ta shti se s’pashe”. Pak humor, ama seriozisht po them se edhe një dritë sado e vogël që mund të jetë mund të pengoj që të bëni gjumë të rehatshëm. Çfarëdo drite, edhe ajo më e vogla si drita e televizorit që rrinë e ndezur edhe pas fikjes, mund të ndikoj në kualitetin e gjumit që bëni. Kështu që zgjidhja ideale është ta bëni terr dhomën duke fikur të gjitha dritat.

  4. Shlyej Nga Mendja Mendimet e Shthurura

    Shpesh na ndodhë që të mbahemi të zgjuar nga brengat si: a i kam kryer të gjitha detyrat që kam pasur për sot? Çka nëse harroj ta thërras Mustafën (bie fjala) nesër? Au, më duhet të përgatitem për intervistën që kam ose nuk e marr punën…

    Ajo që duhet të bësh, e që është parë të jetë shumë efektive, është të ulesh me një stilolaps dhe fletore dhe të kryesh pastrimin e mendjes para se të biesh në shtrat. Nxjerr secilin mendim nga mendja dhe shënoje e ktheje në formë të prekshme (mendimi= i paprekshëm; mendimi i shkruar= i prekshëm). Pas kësaj thjesht ndiheni sikur ti kishit nxjerr brengat e ti kishit hedhur në një kovë kështu që nuk do të keni nevojë të merreni me to deri sa te jeni gati, përveç tjerash është edhe ves i mirë nëse dëshiron të bëhesh më i organizuar.

    Shkruaj punët që duhet ti kryesh, njerëzit që duhet ti kontaktosh, idetë që ke pas gjatë gjithë ditës por ke dështuar t’i nxësh dhe sigurohu ta kesh të shkruar gjithçka që ke në mendje – sado e padobishme që mund të ju duket.

  5. Shmang Kompjuterin dhe Televizorin

    Në ditët e sotme kjo na ndodhë të gjithëve sepse pak ka nga ne që ikim për të fjetur para orës 12. Disa nga ne rrinë duke përdor kompjuterin për të shfletuar internetin, për të bërë chat (të rinjtë), ose edhe për ndonjë punë tjetër, kurse të tjerët i ngulin sytë televizorit dhe sa qel e mbyll sytë ora bëhet 4 i mëngjesit! Nëse e lë internetin pas orës 2 të mëngjesit dhe pyet pse nuk po mund të flini kjo ndoshta është për shkak të kohës së tepërt që kaloni duke i ngulur sytë ekranit. Rri larg ekraneve (kompjuterit apo televizorit) para se të shkoni për të fjetur.

Këto 5 nuk janë të fundit dhe sigurisht ju që keni zgjidhur problemin e gjumit keni diçka për të shtuar për ta bërë më të plotë këtë artikull.

 

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

3 KOMENTET

  1. une qe disa nete kam veshtersi me gjume,kame burrin ne gjermani dhe flas shume ne kompjkuter pastaj kur bie ne gjum nuk me merr gjumi dhe fillon gjyksi te me dhemb te me shtrengoj si nje nxehtesi dhe nuk mundem te ngihem frym .shume kisha pas deshir me dite pse kshtut me ndodh ndoshta edhe pse merzitem pake dhe mendoj gjithqka pataj friksohem dhe mendoj gjithqka per shendetin tim…

    • Oriola, merzia e pasiguria ne shume gjera gjate jetes na preokupojne shume nga ne. Po dua te them qe nuk je e vetmja qe ke keso probleme, por ti nuk duhet ta lejosh veten. Kjo ndodh sepse ti gjith kohen mendon dhe frikohesh. Ne vend te negativizmit te teprum mundehs te mendosh pozitivisht, mendo se cka kishe dasht te arrish ne jeten tuaj dhe fillo puno ne at drejtim ne vend se te mendosh negativisht e te frikohesh gjith kohes. Jeta na sjell para shume sfidave e secila nje pas nje na ben me te forte, do vij nje dite shum shpejt ku vetvetiu do ta kuptosh se e gjith kjo frik e breng qe ke s’eshte e vertet dhe thjesht eshte dicka e trilluar nga mendja jote. Shendet dhe cdo te mire.

Leave a Reply to oriolaCancel reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.