5 mënyra për të pasur më shumë energji gjatë ditës

2
2208

20130416-180836.jpg

Në qoftë se ju ndiheni të ngadaltë gjatë ditës ose ndiheni sikur nuk keni energji të mjaftueshme për të bërë çdo gjë që ju doni të bëni, atëherë këto këshilla do të ju ndihmojë që të ndiheni plotë energji dhe entuziazëm për çdo gjë bëni gjatë ditës.

1. FILLONI DITËN ME STËRVITJE
Nuk ka rëndësi lloji i stërvitjes, ju mund ta zgjidhni atë sipas dëshirës tuaj. Ajo mund të jetë një shëtitje e shpejtë, një stërvitje noti, një vizitë në palestër apo disa ushtrime në shtëpi.
Nëse kjo është ajo që ju e bëni çdo mëngjes për 20 minuta, atëherë ju do të keni më shumë energji gjatë ditës. Ushtrimet nuk do t’ju bëjnë të ndiheni më të lodhur, ato do t’ju japin energjinë që ju nevojitet.

2. HANI NJË MËNGJES TË SHËNDETSHËM
Nëse ju largoheni nga shtëpia pa ngrënë mëngjes, atëherë ju nuk do të keni ‘karburantin’ që ju nevojitet për të ju dhënë energjinë e nevojshme. Në mëngjes hani diçka që do të lirojë energjinë më ngadalë dhe që do të mbajë ndjenjat zgjuar.
Provoni diçka si ushqime drithërash me krunde dhe lëngje frutash, ose dolli me miell me vezë të ziera ose të fërguara. Ju mund të provoni edhe një sallatë frutash me tërshërë thekur.

3. MOS PËRDORNI USHQIME YNDYRORE
Ushqimet yndyrore do ta rëndojnë shumë stomakun tuaj dhe ju do të ndiheni të lodhur dhe apatik. Kjo për shkak se trupi juaj merr aq shumë energji për të tretur ushqimin yndyror.
Është shumë më mirë që ju të merrni ushqime të pasura me fibra që ngadalë bëjnë lirimin e energjisë në trupin tuaj. Nëse hani fruta pas ushqimit ju do të merrni energji me një hov të shpejtë dhe do ti jepni trupit tuaj forcën për të filluar tretjen e ushqimit.

1
2

2 KOMENTET

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.