6 Menyra Si Te Humbim Barkun Shpejt

49
6389

Njëra nga pyetjet që më së shpeshti kemi hasur kohëve të fundit këtu në sherohu.com është se si te humbim barkun apo si te shkrijmë dhjamin e barkut. Dhjami i barkut në fakt është njëri nga më të rrezikshmit – përveç pamjes së keqe që ju dhuron, trashësia e barkut (belit) është indikator i sëmundjeve.

Ne fillojmë të shtojmë peshë rreth belit kur nivelet e kortizolit rriten shpejt. Stresi është njëri nga fajtorët kryesorë i sekrecionit të niveleve të larta të kortizolit. Kur kjo ndodh kortizoli zbërthen muskujt (llojet e indeve që më së efektshmi djeg kaloritë) e gjithashtu edhe ruan yndyrën (dhjami) në rajonin abdominal (bark). Që stresi mund të keqësohet duke bërë keq dietë; studimet tregojnë që stresi i shkaktuar nga dieta mund të rris nivelet e kortizolit, duke bërë që mos të kesh ndryshim në dhjamin e belit edhe kur shkurtojmë konsumin e kalorive. Pra si te humbin barku? Inkorporo këto 6 këshilla dhe ju do jeni rrugës për sheshim të barkut në një kohë të shpejtë!

6 Si Te Humbim Barkun

[wp-like-locker]

1. Gjumi

Nëse dëshiron të punosh vonë natën, mendo edhe një herë. Kur bioritmet tua çrregullohen ju përfundoni duke ngrënë më shumë. Kur je i lodhur ju prodhoni më shumë grelin gjë që nxit dëshirën për sheqer dhe ushqime tjera që ju trashin e dhjamosin. Gjumi i pakët gjithashtu mund t’ju ndryshoj prodhimin e hormoneve duke ndikuar në nivelet e kortizolit që shkaktojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës, arsyeja kryesore e trashjes së mjedisit (belit)! Të arrish rreth 7 orë gjumë çdo natë është njëra ndër gjërat më të mira që mund t’i bësh për të arritur qëllimin tuaj për formësim të trupit.

2. Bëj ushtrime shkurt dhe të vrullshme

1000 barkore çdo natë mund t’ju bëj muskujt të fortë të barkut, por me një shtresë të plotë dhjami mbi to ju nuk do arrini rezultatet që dëshironi. Pra, në vend të atyre bëj ushtrime që vënë në lëvizje shumë grupe muskujsh dhe sistemin kardiovaskular tuaj. Provo ushtrimin të quajtur “Plankin” (shiko foton), ku ju do qëndroni në pozitë të njëjtë sikur bëni pompa, duke pushuar parakrahët në dysheme. Provo 3 apo 4 sete të qëndrosh për 30 sekonda çdo herë. Mos rri ulë gjithë ditën, të dalësh e lëvizësh herë pas here gjatë gjithë ditës gjithashtu ndihmon.

ushtrime_plank

3. Sheqeri është armiku juaj

Të luftosh dhjamin e barkut është 80% dietë e shëndetshme. Zvogëlo kaloritë duke ngopur vetën me proteinë, perime, drithëra të plota, dhe duke zëvendësuar veset e këqija të ushqyerit me çka do që gjen me vese të mira. Për shembull, hidh ca kanellë (cinamon) në qullë tërshëre (bollgur) në mëngjes, djegësi është parë në disa studime se stabilizon sheqerin në gjak, e përveç tjerash ngadalëson shpejtësinë që ushqimi del nga lukthi, e kjo ju ndihmon të ndiheni i ngopur më gjatë.

4. Vitamina C

Kur je në stres ekstrem ju lironi (sekretoni) më shumë hormon kortizol. Vitamina C ndihmon në balancimin e ngritjeve të kortizolit që ju ndodhin kur jeni në stres. Përveç të qenit mënyrë e mirë në kundërveprim ndaj ftohjes dhe gripit, Vitamina C gjithashtu është esenciale në bërjen e karnitines, një përzierje që përdoret nga trupi për të shndërruar yndyrën (dhjamin) në lëndë djegëse, e kështu kjo vitaminë është mik i juaj për të shkrirë dhjamin.

Nëse je duke kaluar në një krizë emocionale, stres nga puna, apo ves i keq i të ushqyerit, shto sasinë e vitaminës C – ju ndihmon ti kundërviheni efekteve negative. Ushqimet me vitaminë C janë speci zile, kivi dhe lakër jeshile (kale). Këto dy ushqime kanë më shumë vitamin C se sa Portokalli i famshëm!

5. Konsumo Yndyrë

Dëgjove! Kërkohet yndyrë për të djeg yndyrë. Ashtu si thamë më lartë, është sheqeri që ju trash, jo yndyra. Yndyrat e mira janë ushqimet e pasura me Omega 3, si peshku salmon, avokado dhe arrat. Këto ushqime janë përplot me materie ushqyese që ju ndihmojnë të jeni i ngopur (ngirë) gjatë gjithë ditës.

6 Ngadalëso frymëmarrjen tuaj

Kjo është një metodë shumë e thjeshtë që mund ta përdorësh edhe kur je duke bërë diçka. Kurdo që ndihesh i shtrënguar dhe i tensionuar kontrollo dhe shiko se si po merr frymë. Shumica e njerëzve kur janë nën stres ose alternojnë mes frymëmarrjeve të shkrutra dhe mbajte të frymën ose marrin frymëmarrje të cekëta por të shpeshta e shpejta. Pasi të jesh i vetëdijshëm ndaj frymëmarrjes, me vetëdije relakso barkun dhe ngadalëso frymëmarrjen. Kjo funksionon më së miri nëse ngadalëson frymëqitjen më shumë se frymëmarrjen. Në çdo frymëqitje ju gjithashtu mund ti thoni vetës “ngadalëso”. Kjo është e tëra që duhet ditur – e thjeshtë por shumë efektive!!! [/wp-like-locker]

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

49 KOMENTET

  1. Mir mbrama jam linda jam 1 65 cm po jam 82 kg nene 3 fmive un punoj eci ama nuk ha shum ju lutem me ndihmoni te dobsohem pak se nuk kam koh te shkoj fitnis ame ec a qa me ban flm

    • Linda, pasi qe nuk ke kohe te shkosh ne palester, ateher vepro ashtu si veq jeni duke vepruar, pra te ecesh e ndoshta te ecesh edhe me shume dhe te shtosh kujdesin ne ushqime.

  2. Pershendetje jam nene e dy femijeve jam 25 vjeqe me pesh 60 kg pordua te bie pak ne kile a me ndihmojn vetem ushtrimet fizike dhe ushqimi jo i tepert

    • Po si nuk te ndihmon, ushqimi jo i tepert por i duhur (dmth i shendetshem) i kombinuar me ushtrime ashtu si e the vet ti, definitivisht ndihmon ne humbje peshe. Shendet dhe gjithe te mira per juve.

  3. jam 19vjecare .me gjatesi jam1.65cm dhe peshoj rreth 70kg.A jam e barabarte me peshen dhe gjatesin apo duhet te humb kile qe te behem barabarte?? ju faleminderit!

  4. pershendetje admin .. me gjith respektin qe kam per ju dhe kte faqe, mendoj se po i jepni keshilla te gabuara te gjithe te rinjve .. nuk jan ushtrimet e barkut ato qe te dobesojn .. muskujt abdominal jan shume te vegjel per te arritur te gjenerojne energji qe ndihmon per djegien e kalorive te teperta, per kte jan ushtrimet kardiovaskulare .. ushtrimet per abdominalet thjesht te ndihmojn te kesh nje shpine me te forte ..

    • Slim, te njëjtën këshillë e ke mu në këtë artikull ku ke komentuar. Aty shkruan që në vend se të bësh 1000 barkore duke shpresuar se do të sheshosh barkun bëjë ushtrime që vë në lëvizje shumë grupe muskujsh dhe sistemin kardiovaskular. Po shpresoj se është e kuptueshme dhe nënkupton atë që ke thënë edhe ti. Faleminderit shumë për komentin, ju përshëndes.

  5. prsh jam nene e re kam dy ,muaj qe kam lindur mirpo kam shum pesh jam 1.60c dhe jam 70 kg dhe dua te dopsohem mirpo un ushqej femijen me gji qfar me keshilloni ju per tu dupsuar .

  6. tek dieta 7 Ditë Në Peshën e Dëshiruar – Programi Më Efektiv Për Humbje Të Peshës une duhet te ha p.sh DITA 1 vetem fruta e asgje tjeter???? kthe pergjigje sa me shpejt

    • Silvia apo Elisa apo Nora apo Aleksa apo Elona apo Kristi apo Valbona???? Cila je ti? Apo asnjera nuk je ti… te kam thene qe nuk t’jap pergjigje ty.

    • Mund te besh ushtrime barku per te forcuar muskujt e barkut dhe rrafshuar ate sepse nuk duket se ke pesh te tepert konsideruar gjatesin qe ke ne raport me peshen prej 50 kilogram. Shendet dhe cdo te mire.

  7. jam serish shume dhe dua te them faleminderit shume admin me ndihmove vertete shume por ne te vertete ne vendin tim nuk ka fruta dhe hapesire te madhe per te bere ushtrime por duke bere ushtrime me ndihmua vertet sume

    • Trupi eshte gjenetikisht i programuar te ruaj dhjam per raste emergjente dhe ket dhjam e ruan zakonisht ne bark dhe kofsh. Bej ushtrime barku dhe merru me aktivitet fizik si vrapim ose (tash veres) me not.

    • Merru me sport o David, ne ket mosh qe ke ti duhesh te kalosh shumicen e kohes jasht duke levizur. Vrapimi dhe noti jane dy aktivitet me te mira per te shkri dhjamin/peshen e tepert.

  8. Jam 18 vjece dhe jam 70 kg 🙁 lutem me ndihmo ca ushtrimesh te bej se po rri pothujse gjith diten pa ngren haj vetem drithra :/.

    • Po merru edhe pak me aktivitet fizik, dil fillo duke ec e pastaj ngadal edhe vrapo po deshe te kesh rezultate me shpejt. Te ndryshosh te ushqyerit eshte nje plus i madh por ti shtosh edhe ushtrimet ateher e shpejton procesin e humbjes e barkut, shkrirjes se dhjamit neper gjith trupin dhe keshtu arrin trupin qe deshiron. Shendet dhe cdo e mire.

    • Silva, si eshte e mundur te mos ket fruta tek vendi yt?! Me trego a ke fusha e rruge? Nese po, ateher dil e fillo ec e pastaj pas nje kohe fillo edhe vrapo, 4 here ne jave ka se paku 30 minuta ne dite. Pi uje me shume (10 gota) dhe ha nga pak por me shpesh gjat gjith dites, keshtu edhe nuk uritesh por edhe i jep kohe metabolizmit qe ndoshta mund te jet i ngadalshem tek ti si tek shum tjere.

    • Silva, ku ka vend ne bot qe nuk ka fruta??? Sidoqofte, ti duhet te hash me pak e pervec tjerash te merresh edhe me aktivitet fizik, leviz… dil ec ngadal e pastaj fillo edhe vrapo. Ket mund dhe duhet ta besh.

  9. te falenderoj per pergjigjen ama tjtren nuk ma ktheve po pres me or te me pergjigjesh te tregova sdi a te ka ardh pytja ime kam qene shtatzane para 5 mujve po e kom abortu arsyen se di pse kam qen te ni ngjeshatore mka nimu shum pe ndi veten ma mir mjeku me thot gjithqka o ne rregull mirpo un perseri nuk ngelem shtatzane a mund ta di pse ndodh kjo mustracionet i kam ne rregull vajza mi ka dy vjet e gjys

  10. admin mfal per shqetsimin mirpo nuk kam kuj me ju drejtu pos teje deshiroj ti bej dhe ca pytje e te falenderoj nga zemra qe po pergjigjesh degjom kam nevoj per keshill femiu im ka 2 vjet eshte vajz para 5 muajve kam ngel shtatzan e kom abortu nuk e di arsyen kam provu apet me mbet shtatzan spo ja arrij gjithashtu kam qen te ni ngjeshatore ma ka kthy anin krah djatht e me tha se je e gatshme me mbet shtatzan mirpo un prap se prap nuk mund te jes nuk edi arsyen mjeku me thot je ne rregull munstracionet i kam ne rregull te gjitha ni kshill prej teje jam 20 vjeq deshiroj edhe nje fmi me pas si un ashtu dhe burrii te falenderoj nese me pergjigjesh

  11. a mundesh me ju pergjigj pytjes sime admin se jam shum e interesune jam ne mbipesh deshiroj te humb kilogram kam gjithashtu celolit shum ne bark per shkak te shtatzanis deshirj ti zhdyk qe te dyja jam duke perdor do krem renue thirret mirpo a o mir veq me pi uj per mu dopsu kurgja tjeter kthema pergjigjen nese mundesh

    • Dita, tash nuk e di se sa muajsh apo vite ka femija juaj dhe nese e ke ne gji s’te sugjeroj te besh diet rigoroze. Sidoqofte, mund te besh ndryshime ne te ushqyer, pra ushqehu me me shume peme e perime, pi uje me shum dhe pak a shume cdo dite merru me ndonje aktivitet, dil ec dhe ngapak vrapo. Keshtu eshte me mire per shendetin tuaj.

  12. Pershendetje Egzon, po deshe ti reklamosh produktin tuaj ne kete faqe qe ka deri 2mi vizitor ne dite me 10.000 shfletime gjat dites ateher me shkruaj ne admin at sherohu pik com…..

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.