6 Trika Te Thjeshta Si Ta Lesh Duhanin

10
3171
pasojat e duhanit

Tash të gjithë i dimë pasojat e duhanit dhe nuk na duhet të pyesim mjekun për pasojat e duhanit dhe se sa rende duhani demton shendetin . Gjithashtu gjithë e dimë që është e vështirë ta lëmë duhanin dhe se nuk ka ndonjë bar magjik që ta mundësoj këtë. Sidoqoftë ka disa mjete dhe trika që mund të ju ndihmojnë duhanpirësve ta tejkalojnë dëshirën e zjarrtë dhe vazhdosh tutje pa ndez cigaren. Poshtë do të gjeni gjashtë metoda nga më të mirat dhe shpresoj se do i praktikoni që duhani më të mos jetë pjesë e jetës tuaj.

1. Mentoll – Shija e mentollit apo pepermintit e bënë gojën e duhanpirësit të ndihet e freskët dhe e pastër, e kjo e mashtron trurin dhe e bënë të ndjenë me pak dëshirën për të ndezur cigaren. Vendos mentoll gjithandej kështu që i ke afër sa herë që të nevojiten. Merr me vete, lëri në veturë, mbushi xhepat dhe gjithkund nëpër shtëpi.

2. Pi ujë. Për të kaluar dëshirën për ta ndez cigaren dhe në të njëjtën kohë për të forcuar qëllimin pozitiv për të qenë më i shëndetshëm, një trik i mirë është që të pish një gotë ujë shumë ngadalë kur goditeni nga dëshira për ta ndez. Gjersa pini ujin imagjino sikur uji po ju largon dëshirën si dhe shpërlan duke nxjerr jashtë të gjitha materiet toksike të duhanit. Suan Gayle, një konsulente e fiksimeve si dhe autore e CD shumë të popullarizuar ”stop-smoking”, tregon se dëshira e zjarrtë për ta ndez cigaren zgjat vetëm 15 sekonda. Kështu me pirjen e ujit ju e shpërqendroni vetveten dhe dëshira për ta ndez largohet.

3. Çamçakëz – kjo mund të duket e qartë, por ekspertët thonë se ka një arsye që ata e rekomandojnë çamçakëzin – vërtet funksionon. Shija e çamçakëzit e mban gojën e freskët, kështu duke e bërë pirjen e duhanit më pak atraktive. Vet akti i përtypjes çliron dëshirën për stimulim oral dhe në të njëjtën kohë e mbanë gojën të nxënë. Shpesh duhanpirësit zgjedhin çamçakëz me nikotinë por shumë ekspertë që ndihmojnë për ta lënë duhanin thonë se çamçakëzi pa sheqer dhe me shije mint funksionon njëjtë e ndoshta edhe më mirë.

4. Ha rrush të kuq ose vjollcë – të hash rrush jo vetëm që është një teknik për stimulim oral por gjithashtu kimikalet natyrale dhe antioksiduesit në rrush punojnë për të ju çliruar nga dëshira për ta ndez cigaren, thotë ekspertja Susan Gayle.

5. Përdor kalendarin – Njeriut i duhen 21 ditë që një lloj mendimi ti bëhet proces automatik, diçka që kërkohet për të eliminuar vesin e pirjes së duhanit, thonë ekspertët. Tre javë pa pirë duhan mjaftojnë që kjo veti e mirë të ngulitet në mendje. Por ashtu sikur cilido duhanpirës apo pijanec mund të ta thotë se ato pak ditët e para janë më të vështirat. Pas atyre ditëve, dëshira zvogëlohet dhe intervali i shfaqjes së kërkesës për ta ndez cigaren zgjatet kështu duke ju ofruar duhanpirësve më shumë kohë të ndjesisë së mirë.Vendos një kalendar aty ku një duhanpirës në shtëpinë tuaj mund ta shoh dhe shëno çdo ditë që ai/ajo ka kaluar pa pirë duhan. Shpërbleje në fund të javës së parë dhe të dytë me diçka që ai/ajo vërtetë e dëshiron, po që se mundesh edhe iPad ble për të! Në fund të javës së tretë bëj diçka të rëndësishme për ta përkujtuar rastin, si për shembull qite në drek apo përgatit diçka speciale për të.

6. Përdor patq apo çamçakëz nikotine – jo të gjithë ekspertët pajtohen në dobitë e zëvendësuesve të nikotinës (cigares) që ndryshe e quajnë terapi e zëvendësimit të nikotinës pasi që nuk e thyejnë fiksimin fizik ndaj duhanit. Sidoqoftë ato mund të jenë të dobishme në tejkalimin e fiksimit psikologjik ndaj duhanit, që është pjesë e rëndësishme e gjithë kësaj pune. Prapëseprapë ekspertët sugjerojnë se arnat (patch) apo çamçakëzi duhet të përdorën vetëm në kombinim me konsultim apo përkrahje grupore sepse nuk ka shumë gjasa që të funksionojnë vetvetiu. Arnat (patch) apo çamçakëzat vijnë me fuqi të ndryshme. Duhanpirësit që pinë më shumë se 25 cigare në ditë duhet të fillojnë me më të fuqishmen kurse me versionin me të dobët ata që pinë më pak se 7 cigare në ditë.

Ju që e keni lënë duhanin na tregoni pse e keni lënë, cilat pasojat e duhanit ju kanë shtyrë ta lëni, dhe si e keni lënë duhanin sipas versionit tuaj.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

10 KOMENTET

  1. Dita E 6 Pa Duhan Sot ,, Besoj Se Po Ja Dal Mire,, Sa Here Me Vjen Per Te Pire Duhan Pi Uje Ose Haj Ndonje Karramele Ose Camcakez , Un Kam 7 Vjet Qe E Pi Duhanin!! Arsyja Pse Po E Lej Eshte Se 1: Harxhimi Parave 2: Nuk Te Ben Mire 3: Me Meret Fryma Shpesh Here 4: Te Jep Shum Kollitje Sidomos Naten ,, Shpresoj Qe Dhe Ju Tja Dilni Mbane!! Eshte Si Nje Sfide Vec Se Fiton Nje Gje Me Te Shtrenjte Se Parat ,, Fiton Nje Shendet Me Te Mire 🙂

  2. Dita e 7 sot pa duhan,un pija 20-30 cigare ne dit. Dita e dyt dhe e tret ka qen nje makth,humbisje toruan Dita me dukej si muaj,nisja nje muabet dhe harroje se per cfar Po flisja, nejse Dy dot ishin ato tani ndihem sh m mir, un e Kam kaluar me uij,pija sa me shum uij te mundesha,pastaj nisa dhe palestren,e di Kam akoma per te then se e Kam Len plotesisht,por besoj se do ja dal.

  3. Vendose per ta lene duhanin dhe mbeshtetu te Krijusi i Mendjes i tokes e qiellit Allahu fuqiplot dhe me siguri qe do te ket sukses Selam ajlekum

    • tung nga une nora une kam ndalu duhanin qe dy jav jom shum e qet shum maka dryshu jeten me te gjitha lene huhanin pas andej edini qa keni pi pae ndal sun e dini qa keni pi

Leave a Reply to NexhiCancel reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.