7 Veti Per Lekure Te Shendetshme

0
1932
lekure te bukur

Pyet se çka mund të bësh dhe cilat janë këto 7 veti të lekures te shëndetshme? Lufto stresin! Bëj këto 7 veti pjesë të pandashme të jetës tuaj dhe shiko se si çdo centimetër i lekures – veçanërisht fytyra jote – fillon të duket më e re, më pak e stresuar dhe më e gjallë. Secili hap largon copëza nga presioni dhe tensioni i pandërprerë që mund të mplakin për 6 vite më shumë.

1. Praktiko Frymëmarrje Te Thellë

Ndrysho bilancin e oksigjenit të trupit tuaj vs (në raport me) dyoksid karbonit duke bërë ushtrimin e frymemarrjes së thellë dhe të ngadaltë.

  • Sa Herë? Mundohu Ta bësh dy herë në ditë.
  • Pse? Kur të fokusohesh në frymëmarrje ti nuk fokusohesh në asgjë tjetër (listën e gjërave për ti bërë apo dika tjetër ). Ndryshimi mental ndihmon në largimin e stresuesve, të sjellë në nivel më të thellë të vëmendjes, vend ku mund të vësh gjërat në perspektivë. Këtu mund ta gjeni një ushtrim të frymemarrjes së thelle

2. Bëhu Aktiv

Liro shqetësimin represiv të kurthuar brenda teje duke e vënë trupin tuaj në lëvizje për 30 minuta apo më shumë.

  • Sa Herë? Bëj diçka – çka qoftë – çdo ditë, për shkak se ushtrimet e zbusin stresin vetëm për 24 orë maksimum. Kështu pra për ti mbledh gjitha dobitë ju duhet të ushtroni për çdo ditë. Nëse preferon atëherë cakto 10 minuta aktivitet çdo ditë – gjatë drekës, pas darkës, apo menjëherë posa të zgjohesh dhe shtëpia është ende e qetë.
  • Pse? Aktiviteti përmirëson qarkullimin që njëkohësisht dërgon më shumë materie ushqyese në qelizat e lekure s. Aktiviteti gjithashtu shton kapacitetin e mushkërive, kështu pra mund të marrësh më shumë oksigjen, të ngjall shpirtin dhe të bën të ndihesh përgjithësisht më mirë, e gjithashtu lufton sëmundjet që kanë të bëjnë me moshën. Për shumë njerëz është mënyra më e mirë e zvogëlimit të stresit.

3. Mund Ushqimet Që Të Mundin Ty

Zvogëlo konsumin e ushqimeve të ëmbla dhe me yndyra të cilat janë po aq të këqija për lekure sa aq edhe për tërë shëndetin tuaj dhe zëvendëso ato me ushqime proteinash: peshku, ve, pulë, ushqime qumështi me pak yndyrë dhe arra. Gjithashtu provo të kesh vëmendjen se çka po zgjatesh të marrësh për të ngrënë dhe sa po han kur je në stres.

  • Sa herë? Gjithë ditën, e veçanërisht herët gjatë ditës – proteina në mëngjes ndihmon të shmangësh dëshirën për të ngrënë pasdite.
  • Pse? Proteina është çelësi që të shmangësh luhatjet e disponimit dhe rënies së energjisë tuaj. Të ndihmon të mbash bilanc të shëndetshëm të sheqerit në gjak që në anën tjetër i mban në kontroll disa hormone tjera (përfshirë këtu edhe insulinën).

4. Fokusohu Në Gjëra Të Mira

Gjej një fletore që të pëlqen dhe në fund të secilës ditë shkruaj gjërat për të cilat vërtetë je i/e kënaqur që ke. Apo shkruaj tri gjëra që kanë kaluar mirë gjatë ditës dhe pse?

  • Sa Herë? Çdo natë
  • Pse? Të mbash një ditar ku mund t’i shkruash gjërat e mira në jetë ndihmon të ndryshosh fokusin drejt asaj se çka po e bënë mirë, dhe kjo mund ti vë frenat llomotitjes negative stresuese që shpesh nuk ndalon në kokën tuaj.

5. Zgjate Gjumin

Mundohu të flesh po aq orë që të duhen të ndihesh i pushuar më i/e gjallë dhe produktive ditën e nesërme.

  • Sa herë? Çdo natë.
  • Pse? Gjumi është ilaç kozmetik falas i lekures se bukur. Nëse dikush pyet se çka më së miri e përmirëson pamjen e një personi të stresuar atëherë përgjigja është “Gjumi”. Asgjë nuk e keqëson stresin dhe i përkeqëson vijat e fytyrës më shumë se lodhja.

6. Gjej Kohë Për Veten

Për shumicën nga ne jeta është me shumë agjenda dhe e shpejtë saqë kurrë nuk kemi gjejmë kohë që të mos bëjmë asgjë, thjeshtë të rrimë pa bërë gjë. Rrallë herë mund të gjejmë kohë pa agjendë, pa kërkesa pa plane. Gjej një vend të rehatshëm, vend të qetë dhe qëndro ulur për 10 deri 15 minuta çdo ditë. Ndalo gjithçka dhe për at kohë bëhu vetja, qëndro pa lëviz.

  • Sa herë? Provo një herë në ditë.
  • Pse? Të ngadalësosh për pak ndihmon të krijosh një ndjenjë hapësire në jetë, një pushim në këtë vorbull të pandërprerë, pushim që mund të hap dyert ndaj kuptimeve tjera, zgjidhjeve dhe mundësive tjera. Si një psherëtimë e gjatë dhe qetësuese… ohaaaa.

7. Përkëdhelje apo Seksi

Kënaqu me pak intimitet.

  • Sa herë? Së paku një herë në javë… bënë edhe më shumë.
  • Pse? Të gjitha ngjarjet që kundërshtojnë plakjen dhe promovojnë pamjen e lekures se bukur ndodhin gjatë seksit pasi që të tri hormonet joshëse lirohen nga truri: endorfini një opiat natyral që kontribuon ndaj ndjenjës së kënaqësis; prolactin, i cili të dhuron atë (ahhhhh) që të qetëson dhe liron tensionin; dhe oxytocin i cili dhuron ndjenjat e afeksionit dhe nxit instinktin natyral.

Apliko dhe bëj pjes të jetës tuaj këto këshilla e lekures se bukur, dhe nëse ke ndonjë tjetër për t’i shtuar trego në komente.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.