6 Këshilla Si Te Dobesohemi Pas Lindjes

0
3674

Tani që ke lind dhe ke pranë foshnjën ke shumë gjëra tjera për të cilat fillon të mendosh: kur duhet ushqyer foshnjën, çka të bësh nëse qan – dhe si te dobesohemi pas lindjes dhe largojmë ato kilogramët ekstra të fituar gjatë shtatzanise.

Nëse ke filluar në peshë normale dhe ke shtuar nga 10 deri 15 kilogram që ndoshta vet mjeku ju ka rekomanduar, atëherë duhet të marr më shumë se dy muaj që të kthehesh në peshën para shtatzanisë nëse shikon se çfarë po han dhe ushtron.

Në anën tjetër, nëse ke qenë me mbipeshë para shtatzënisë dhe gjatë shtatzënisë ke shtuar akoma më shumë se sa ka rekomanduar mjeku, atëherë mund të themi se do zgjasë shumë më shumë – deri në një vit – që të dobosohesh. Silado pesh e fituar gjatë shtatzënisë mund të mbetet aty për kohë të gjatë nëse nuk e largon. Si Te Dobesohemi Pas Lindjes

“Është me shumë rëndësi që të largosh atë peshë të fituar gjatë shtatzanisë për at se nëse nuk e bënë atëherë ajo peshë është asociuar me obesitet dhe mbipeshë 15 deri 20 vite më vonë” thotë PhD. Debra Krummel, profesoresh për hulumtime dhe zhvillime në Universitetin e Cincinatit në departamentin e të ushqyerit. Si Te Dobesohemi Pas Lindjes

Dhe, edhe pse secila nënë mezi pret të duket ashtu si më parë, një gjë shumë e rëndësishme që duhet mbajtur mend është ajo që duhet të jesh shumë e durueshme me vetveten. Ndoshta ylli holliwoodian favorit i juaji mund të ketë dal nga dhoma e lindjes me gjinse të madhësis zero, por mos harro se ajo ndoshta nuk e ka bërë këtë në mënyrën që është e mirë për trupin e saj.

“Të gjitha revistat pyesin, ‘Si ia doli ajo?’, pyetja më e rëndësishme është, ‘Pse e bëri ajo?'” thot Melinda Johnson, dietitian e licencuar dhe zëdhënëse për American Dietetic Association (ADA). “Ato e bëjnë këtë me një dijetë tejet strikte, dhe shumë prej tyre e bëjnë duke u futur në aktivitet fizik para se trupi i tyre të jetë vërtet gati për diçka të till.” Si Te Dobesohemi Pas Lindjes

Johnson rekomandon për një qasje më graduale të humbjes së peshës. “Ajo më e rëndësishmja për të gjitha nënat e reja është që të kenë durim me trupin e tyre,” thot ajo. “Ju është dashur nëntë (9) muaj të arrini këtu ku jeni, kështu që duhet të ju zgjas së paku po aq gjatë të ktheheni në peshën e mëparshme.”

Duke patur këtë parasysh, ja ku keni disa këshilla që ju ndihmojnë të humbni peshë pas shtatzënisë dhe të mund të veshësh gjinset e vjetra – çfarëdo madhësie që janë ato. Si Te Dobesohemi Pas Lindjes

si te dobesohemi pas lindjes
Si te dobesohemi pas lindjes

SI TE DOBESOHEMI PAS LINDJES KËSHILLAT:

1. Mos bëjë dietë

Mund të tingëlloi e çuditshme, por të bësh dietë mund të nxjerrë jashtë binarëve qëllimet e tua për dobësim pas shtatzënisë. Të ndjehesh e privuar nga ushqimet e tua favorite gjersa je në stres nga roli i ri i juaj si nënë mundet në fakt të shkaktoj që të shtosh akoma më shumë peshë, thotë Johnson. Si Te Dobesohemi Pas Lindjes

Nëse kthehesh dhe ushqehesh shëndetshëm dhe atëherë kur je e uritur, shumica e grave e zbulojnë se pesha largohet vetvetiu mjaftë natyrshëm,” thotë ajo.

Në vend se të bësh dietë ajo rekomandon të ushqehemi me një llojllojshmëri të ushqimeve mirë-të-balancuara. Mbaj ushqime të ndryshme në shtëpi që ta prishësh (thyesh) pak urin dhe të jap energji gjatë gjithë ditës. Rriska molle, karrota dhe cracker gruri të gjitha janë të mira për ta thyer urin. Si Te Dobesohemi Pas Lindjes

Pa marr parasysh se sa shumë dëshiron të humbësh peshë, provo të mos shkosh më poshtë se sa 1800 kalori në ditë, e veçanërisht nëse ke foshnjën në gji.

Kur bëhesh nënë trupi juaj ka nevoj për ushqyeshmëri maksimale e veçanërisht nëse je duke ushqyer fëmijë me gji. Zgjedh ushqime që janë të rënda me materie ushqyese kurse të lehta në kalori dhe yndyrë.

Peshku është njëri nga ato “super ushqimet” për shkak se është përplot DHA, një acid yndyror esencial i omega-3 që ndihmon foshnjën e porsalindur të zhvilloj sistem nervor dhe tru të shëndosh. Burimet më të mira të DHAs janë peshqit e ujërae të ftohta si peshku salmon, sardelet dhe peshku ton. Si Te Dobesohemi Pas Lindjes

Qumështi dhe kosi janë gjithashtu super ushqime që janë me sasi të lartë kalciumi që ju duhet për ti mbajtur eshtrat e tua të forta. E mos harrojmë proteinën. Mishi pa dhjam, pula, dhe fasulet janë të ulëta në yndyrë dhe të larta në proteina dhe fibër. Ato janë të mira për ty dhe ju mbajnë të ngopur për kohë më të gjata.

2. Ushqimi me gji

Nëse ushqimi i foshnjës me gji ju ndihmon të dobësoheni pas shtatzënisë kjo është një pyetje akoma pa përgjigje – disa studime kanë zbuluar se ushqimi i foshnjës me gji ekskluzivisht mund t’ju ndihmoj të ktheheni më shpejt në peshën para shtatzënisë, disa tjera nuk kanë gjetur ndonjë ndryshim në humbje peshe në mes të grave që kishin fëmijë në gji dhe atyre që ushqenin foshnjën me shish. Si Te Dobesohemi Pas Lindjes

Ajo që është e sigurt është se ushqimi i foshnjës me gji është shumë i dobishëm për foshnjën tuaj, duke ja forcuar imunitetin dhe ofruar një numër dobish shëndetësore tjera të rëndësishme. Duke ushqyer foshnjën më gji juve ju lejohet të shtoni deri 300 kalori ekstra në ditë në dietën tuaj (mund të shtosh pak më shumë kalori nëse ke binjak). Vetëm se nëse ke foshnje në gji mos u mundo ta përdorësh këtë si pretekst që të hash çka do që do. DOBESOHEMI PAS LINDJES

3. Pi ujë

Duke pirë ujë mjaftueshëm (shumë) gjatë gjithë ditës ju parandaloni që të mos dehidratohesh. Përveç tjerash të ngop kështu që ti nuk hanë edhe aq shumë, dhe disa hulumtime tjera kanë zbuluar se shpejton metabolizmin. Si Te Dobesohemi Pas Lindjes

Nëse të duhet të pish 8 gota në ditë nuk është e sigurt kjo, por Johnson rekomandon që të shikosh ngjyrën e urinës tuaj dhe se sa shpesh të duhet të shkosh në tualet si udhëzues për të pirë ujë. Nëse je duke pirë mjaft ujë (lëngje) atëherë urina juaj duhet të jetë relativisht e kthjellët dhe ti duhet të shkosh në tualet çdo 3 apo 4 orë.

4. Lëviz!

Dieta është me rëndësi, por është vetëm njëra pjesë e planit për humbje peshe pas shtatzanisë. Ju gjithashtu duhet të inkorporoni ushtrime aerobike dhe trajnim me pesha pas shtatzanisë që të djegësh kalori dhe kesh muskuj dhe eshtra të forta. “Ushtrimet, përveç se ju ndihmojnë të humbni peshë, gjithashtu ofrojnë shumë dobi tjera për nënat e reja,” thotë Johnson. “Ndihmon kundër depresionit, ndihmon kundër problemeve me gjumë… ndihmon në lirimin e stresit – dhe të kesh fëmijë mundet seriozisht të jetë stresuese.” Si Te Dobesohemi Pas Lindjes

Nuk është e thënë të shkosh në palestër që të kthehesh në formë – të bësh një ecje të shpejt duke shetitur foshnjën tuaj në karroc mjafton të bësh zemrën tuaj të pompoj dhe vësh muskujt në punë. “Duhet të mundohesh të bësh nja 150 minuta ecje të till në javë,” thotë James M. Pivarnik, profesor i kinesologjis dhe epidemiologjisë në Michigan State University dhe president i zgjedhur i American College of Sports Medicine.

Me foshnjë në shtëpi, të gjesh 30 minuta kohë radhazi është e vështirë dhe për këtë Pivarnik sugjeron të fillosh me 10 minuta duke e rritur gradualisht në seance prej 20 apo 30 minutash. Si Te Dobesohemi Pas Lindjes

Të endesh posht e lartë me foshnjë duke kryer punët e shtëpisë është ushtrim në vetvete, por prap se prap ju duhet të bëni edhe ca ushtrime me pesha. Përdor pesha të lehta, por para se të fillosh me ndonjë program konsultohu me mjekun që të marrësh aprovimin e tij/saj, veçanërisht nëse ke pas lindje me prerje cezariane.

5. Bëj gjumë

Ndoshta mund të duket e pamundur të arrish të bësh 8 orë gjumë kur ke fëmijë në kujdesje që të zgjon herë pas herë gjatë gjithë natës, por të mbetesh pa gjumë, dmth të mos bësh gjumë mjaftueshëm, mund ta vështirësoj që të humbësh pesh pas lindjes. Në një studim, nënat e reja që bënin 5 orë gjumë apo më pak në ditë kishin më shumë gjasa të mbetënin me at peshë ekstra të fituar gjatë shtatzanisë se sa ato që bënin 7 orë gjumë apo më shumë në ditë. Si Te Dobesohemi Pas Lindjes

Kur je e lodhur, trupi juaj liron kortisol dhe hormone tjera stres i që mund të shtyjnë të shtosh peshë. “Gjithashtu kur je e lodhur, nuk ndihesh dhe nuk mundohesh aq fort të kujdesesh për vetvetën,” thotë Johnson. “Gjasat janë më të vogla që ti të zgjedhësh ushqime të shëndetshme dhe gjasat janë më të mëdha që ti të ushqehesh me diçka që përgatitet shpejt dhe lehtë, shpesh hamburgera të blerë gjersa endesh me veturë. E gjithashtu gjasat janë më të vogla që të merresh me ndonjë aktivitet fizik kur je e lodhur.” Si Te Dobesohemi Pas Lindjes

Miqtë dhe të afërmit ndoshta ju kanë thënë që të bëni gjumë kur edhe vet foshnja flen dhe kjo është një këshillë e mirë. Pusho e fli aq sa mundesh gjatë gjithë ditës dhe shko në shtrat më herët, së paku pak pasi foshnja juaj fillon të bëj gjumin e natës.

6. Kërko ndihmë

Nëse po mundohesh të humbësh peshë kërko ndihm nga mjeku dhe dietisti. Dietisti ju ndihmon për të sajuar një plan ushqimi që do ju mundësoj të humbni peshë sigurt dhe në mënyrë të efektshme, ndërsa mjeku ju udhëzon se sa peshë duhet të humbni dhe kur mund të filloni ushtrimet.  Si Te Dobesohemi Pas Lindjes

Burimi

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.