9 Dobi Shëndetësore Të Çokollatës

1
3011

dobit_e_cokollates

Pse Duhet Te Hash Çokollatë

Studim pas studimi vërtetojnë se çokollata e zezë vërtetë bënë më shumë se sa veç shërimit të një zemre të thyer. Sekreti qëndron tek kakao që gjithashtu është burimi i shijës së ëmbël të saj. E mbushur me kemikate të shëndetshme si flavonoid dhe theobromine, kjo bimë është plumb vrasës i sëmundjeve. Problemi i vetëm është se kakao vetvetiu është e idhët dhe jo aq e dëshirueshme.

Shtoj qumësht, sheqer dhe gjëra tjera – e shijshme po, por jo gjithmonë e mirë për shëndetin tuaj. Përveç tjerash shtohen edhe kaloritë dhe zvogëlohen dobitë e kakaos. Kështu që zgjedh me mend: Gjej çokollatë të shëndetshme me së paku 70% kakao. Përderisa përbërja me kakao është aq e lartë (pra 70% e më shum) ju arrini dobitë shëndetësore vetëm duke ngrënë sasi të vogla, thotë Mary Engler, Ph.D, profesoresh e kujdesit psikologjik në Universitetin e Kalifornis në San Franciso. Për shkak të sasisë së lartë me yndyrë dhe sheqer, kufizo sasinë e konsumit në vetëm 200 gram apo 4 çokollata të zeza në javë.

Ja ku keni 9 dobi shëndetësore të çokollatës

ha_cokollate_1

Zemër të Shëndosh

Hulumtimet e fundit mbështesin pohimet se çokollata ofron dobi kardiovaskulare: në një studim 9 vjeçar Suedez të më shumë se 31,000 grave, ato që konsumonin një apo dy shërbime me çokollatë gjatë javës kishin shkurtuar rrezikun e dështimit të zemrës për 33%.

Një studim tjetër i madh dhe i gjatë në Gjermani këtë vit ka zbuluar se vetëm një katror çokollatë e zezë në ditë zvogëlonte shtypjen e gjakut dhe rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru (pikës në tru) për 39%. Shumica meritave shkojnë për flavonoidët, përbërës antioksidues që shtojnë fleksibilitetin e venave dhe arterieve.

Por këto antioksidues vijnë së bashku me një porcion të mirë me sheqer dhe gjalp, të hash çokollatë të zezë nuk është arsyetim të anashkalosh ushtrimet. Çokollata dhe ushtrimet punojnë shumë mirë së bashku. Një studim tjetër kësaj radhe nga Australia ka treguar se të hash çokollatë të zezë zvogëlohen efektet e rritjes së shtypjes së gjakut nga ushtrimet tek përsonat me mbipeshë. Kështu pra vazhdo dhe shpërble vetvetën me çokollatë të zezë.ha_cokollate

Si Te Humbim Pesh Me Çokollatë

Nëse pyet se si të futësh çokollatën e zezë në planin e dietës tuaj pa i frikuar se do shtosh pesh, atëherë lajmi i mirë është se kjo duhet të jetë me e lehtë se sa ke pritur.

Hulumtues nga Universiteti i Kopenhages kanë zbuluar se çokollata e zezë është shumë më ngopëse se sa shoqet e saja jo aq të zeza, dmth çokollatat me pak përqindje kakao. Kjo do të thotë se çokollata e zezë zvogëlon mallin për ushqime të ëmbla, njelmëta dhe yndyrshme. Kështu pra të kënaqesh me pak çokollatë të zezë jo vetëm që duhet të jetë e lehtë që të mos kaloni sasin e rekomanduar për shëndet optimal, por duhet ta bëjë më të lehtë që ti përmbahesh planit të dietës. ha_cokollate_2

Fëmijë Të Lumtur

Gratë të cilat kanë ngrënë çokollatë çdo ditë gjatë shtatzanisë kanë raportuar se ishin më mirë në gjendje të merren me stresin se sa ato që nuk hanin çokollatë. Gjithashtu, një studim Finlandez ka zbuluar se edhe foshnjet ishin më të lumtura dhe buzëqeshnin më shumë.ha_cokollate_3

Parandalimi Diabetit

Sigurisht që po. Në një studim të vogël Italian, pjesëmarrësit që kishin ngrënë një bar me çokollatë të zezë një herë në ditë për 15 ditë rresht, kanë parë potencialin për reziztencë insuline të bie gati për gjysmë. “Flavonoidët shtojnë prodhimin e oksidit nitrik,” thotë hulumtuesi udhëheqës  Claudio Ferri, profesor pranë Universitetit L’Aquila në Itali. “Dhe kjo ndihmonë në kontrollimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës.”ha_cokollate_4

Zvogëlon Stresin

Hulumtuesit Amerikan nga San Diego së fundi kanë konfirmuar atë se kur gjërat vështirësohen njerëzit anojnë të hanë çokollatë më shumë se sa do të hanin herave tjera kur situatat nuk janë stresuese.

Dhe fundi fundit, me sa duket ajo ngrënie emocionale nuk qenka gjë e keqe. Ju veç e dini se çfarë kërdie bënë stresi dhe kortisoli në trupin tuaj. Shkencëtarët Zvicërran (po pra kush tjeterë?) kanë zbuluar se kur njerëzit shumë në ankth hanin një gjysmë çokollate të zezë në ditë për dy javë, nivelet e hormonit stresues dukshëm zvogëloheshin dhe efektet metabolike të stresit pjesërisht zbuteshin. Kur je në këso situata pra më mirë të thyesh një cop (katror) çokollate të zezë në vend të ndonjë akullore.ha_cokollate_5

Mbrojtje nga Dielli

Hulumtuesit Londinez së fundi kanë testuar fuqitë mbrojtëse nga dielli të flavonolë-ve të çokollatës. Pas 3 muajve ngrënie të çokollatës së zezë me sasi të larta të niveleve me flavonol, lëkura e subjecteve studimore (individëve) merrte dy herë kohë më shumë që të zhvillonte at efektin e skuqjes që tregon fillimin e djegies nga dielli.

Subjektët që kishin ngrënë çokollatë konvencionale me sasi të ulët flavonoli nuk kishin patur të njejtën mbrojtje nga dielli. Kështu pra kërko ato brende çokollatave të zeza që mburren dhe janë të pasura me nivele të larta të përbërësve të shëndetshëm.ha_cokollate_6

Inteligjencë Më Të Lartë

Herën tjetër kur je në presion gjatë një projekti në punë, mos u ndje me faj nëse blen një bar çokollate nga makinat e shitjes. Kjo jo vetëm që do ndihmoj trupin tuaj të shmang efektet e stresit, por gjithashtu do i dhuroj shtytje forcave të trurit atëher bash kur kanë nevoj.

Një hulumtues nga Universiteti Notingham-it ka zbuluar se të pish pije me kakao të pasur me flavonols i jep shtytje qarkullimit të gjakut tek vendet kyçe në tru për nja 2 apo 3 orë më shumë, gjë që mund të përmirësoj performancën dhe vigjilencën për një kohë të shkurtë.

Hulumtuesit tjerë nga Universiteti Oxford-it dhe nga Norvegjia kanë shikuar efektet afatgjata të çokollatës në tru duke studiuar dietat e më shumë se 2000 personave mbi moshën 70 vjetësh. Ata kanë zbuluar se pjesa e atyre që konsumonin çokollatë të pasur me flavonoid, verë, apo çaj kishin arritë më shumë poena në testet kognitive se sa ata që nuk konsumonin këto.ha_cokollate_7

Çliron Kollitjen

Një studim ka zbuluar se çokollata lironte dhe heshtke kollitjen gati njejtë me codeine, dhe kjo duke ju falenderuar theobromines që përmbanë. Ky kemikat që është përgjegjës për efektin e ndjesisë së mirë që dhuron, mund të ndyrdhë aktivitetin në një pjesë të trurit që quhet nervi vagus.

Maria Belvisi, profesoresh e farmakologjis të traktit të frymëmarrjes në Insitutin Kombëtar për Zemër dhe Mushkëri në Londër, thotë,”Nuk kishte asnjërën nga efektet negative anësore,” Codeine i bënë shumicën e njerëzve të përgjumur dhe trrullosur dhe nuk ka as për së afërmi shijen e çokollatës.ha_cokollate_8

Lehtësim Diarresë

Të dy kulturat si ajo e Amerikës Jugore dhe ajo Evropiane kanë histori që daton mbrapa në shekullin 16 të trajtimit të diarres me kakao. Shkenca moderne sot tregon se këto dy kultura kanë zbuluar diçka.

Shkencëtarët e Spitalit të Fëmijëve pranë Institutit për Hulumtime në Okland kanë zbuluar se flavonoidët e kakaos lidhen me një protein që rregullon sekretimin e lëngjeve në zorrë të holl e kështu në mënyrë potenciale duke ndaluar diarren që në fillim.

Urime dita e çokollatës e cila është sot, uroja miqve duke ja dërguar këtë artikull.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

1 Koment

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.