A po e bënë si duhet?

2
2404

dhirjaNjerëzit në Azi, Afrikë dhe disa vende të Evropës duke përfshi këtu edhe vendin tonë akoma e bëjnë si duhet. Por si është e mundur që kohëve të fundit me modernizim të shtëpive të kemi përfunduar duke mos e bërë si duhet?

Për çka po flasim? Për tualetin që ke në shtëpi!

Fajin vërja tualeteve ashtu si i njohim. Ato edhe sot në shumë vende quhet fron i mbretit sepse vetëm aty ndjehemi mbret e mbretëresha, apo jo?. Epo siç duket nuk duhet të ulemi në tualet por të ulemi galiç ashtu si e kemi bërë përpara, pra para se të kemi tualete.

Pse? Lexo e mëso

Në një studim të vitit 2003, 28 njerëz të shëndetshëm në mënyrë vullnetare kanë ofruar të regjistrojnë vetveten duke kryer punë (dalë jashtë) në tri pozita alternative: ulur në tualet standard, ulur në tualet të ulët dhe ulur galiç. Ata jo vetëm që e kanë regjistruar se sa ju ka zgjatur por edhe sa mund kanë harxhuar (sa kanë hequr deri sa e kanë krye nevojën). Dhe dini çka? Ulja galiç, pra mënyra e moçme, merr më pak kohë dhe mund.

“Ka njëfarë kuptimi psikologjik rreth uljes galiç,” thotë gastroenterologjisti Anish Sheth, bashke-autor i librit What’s Your Poo Telling You (Çfarë tregon jashtëqitja juaj për ty)” Thjesht, mundëson drejtimin e zorrës (kolonës).”

Kur jemi në këmbë, zorra (aty ku magazinohet jashtëqitja) shtyhet drejt muskulit puborecatlis, që mban jashtëqitjen deri sa ikim në tualet për të kryer nevojën. Ulja në tualet vetëm pjesërisht e liron këtë muskul ndërsa ulja galiç tërësisht e çliron dhe relakson duke e drejtuar zorrën. E kjo në anën tjetër e lehtëson procesin e jashtëqitjes.

Shumë ekspert kanë argumentuar se sëmundjet e sistemit të tretjes si koliti, kapsllëku dhe hemorroidet rrjedhin si pasoj e uljes dhe mundit që harxhojnë njerëzit kur ulen për të kryer nevojën në tualetet standarde. Studimet kanë treguar se sa më shumë kohë harxhon në tualet, veçanërisht duke lexuar, aq më shumë ke gjasa të zhvillosh hemorroidet apo ënjtje të enëve të gjakut brenda dhe rreth anusit. Disa mjekë edhe rekomandojnë pacientët që të ulen galiç kur kryejnë nevojën që të përballen me problemet e tyre me zorrë të trashë.

Shiko videon me poshtë se si shpjegon dhe bindu.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

2 KOMENTET

  1. Un akm mje problem me te ushqyerit.Sapo ushqehem pas nje periudhe te shkurter kam fryerje ne bark,e cila me pengon shum per me vone.kisha deshiruar qe po patet ndonje informacion ju lutem postojeni qe ta lexojm,se keto keshillat qe po i jep per semundje te ndryshme po na ndihmojne shum.F.L.M.

    • Shpend, jo te gjitha mund te dihen vetem nga ato qe degjohen, prandaj nevoitet kontrolla e mjekut sepse atje kuptohen me mire arsyet. Vizito mjekun atje do ti mesosh shkaqet e fryerjes. Shendet dhe gjithe te mirat.

Leave a Reply to adminCancel reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.