Aktiviteti Fizik – 15 Minuta Ne Dite Zvogelon Rrezikun e Vdekjes Per 14 Perqin

3
2078
Aktviteti Fizik Ju Mbron Nga Kanceri

Një studim i publikuar nga The Lancent në Online First tregon që vetëm 15 minuta të aktivitetit fizik në ditë zvogëlojnë rrezikun e vdekjes për 14 përqin dhe shtohet jetëgjatësia për 3 vite krahasuar me personat jo-aktiv.

Dobitë shëndetësore të aktivitetit fizik janë mirë të njohura për të gjithë, por nuk është ditur nëse të ushtrosh më pak se 150 minutat e rekomanduar në javë sjellë dobit e dëshiruara. Kështu pra autorët e këti publikimi kanë vlerësuar dobitë shëndetësore të një vargu vëllimesh të aktivitetit fizik në popullatën Tajvaneze.

Studimi ka përfshirë rreth 400 000 Tajvanez të cilët kanë marr pjesë në programin standard mjeksor të kontrollit në Tajvan nga 1996 deri në 2008, me një përcjellje mesatare të 8 viteve. Pjesëmarrësit janë vendosur në njërën prej pesë kategorive të vëllimeve të ushtrimeve: jo-aktiv, apo aktivitet i ulët, mesatar, i lartë apo shumë i lartë. Autorët kan kalkuluar proporcionet e gjasave për rreziqet vdekjepruse të secilit grup krahasuar me grupin jo-aktiv, dhe kështu kan kalkuluar jetëgjatësin për secilin grup.

Krahasuar me ata që i përkisnin grupit jo-aktiv, ata në grupin e aktivitit me vëllim të ulët të cilët ushtronin përafërsisht 92 minuta në javë (rreth 15 minuta në ditë) kishin zvogëluar rrezikun e vdekjes së shkaktuar nga të gjitha shkaqet e mundshme, 10% zvogëlim të vdekjes nga të gjitha kanceret e mundshme, dhe shpresë për të jetuar 3 vite më gjatë. Çdo 15 minutë shtes i ushtrimeve pëveç minimumit të 15 minutave në ditë akoma zvogëlonte rrezikun e vdekjes nga shkaktar të përgjithshëm për 4% dhe nga kanceret për 1%. Këto dobi ishin të aplikueshme për të gjitha grupmoshat dhe gjinit dhe tek ata me rrezik të sëmundjeve kardiovaskulare. Individët që ishin jo-aktiv kishin 17% rritje të rrezikut të vdekjes krahasuar me ata që i përkisnin grupit me vëllim të ulët të ushtrimeve.

Autorët thojnë: “Në Tajvan, nëse njerëzit jo-aktiv angazhohen në ushtrime ditore të vëllimit të ulët, një nga gjashtë vdekjet nga shkakqet e përgjithshme mund të shtyhet – reduktimet e vdekshmëris të një madhësia të ngjajshme janë vlerësuar në programin e kontrollit të suksesshëm të duhanit në popullatën e përgjithshme.”

Ata konkludojnë: “Nëse i ngjitemi minimumit të sasis së ushtrimeve që sugjerojmë, vdekshmëria nga sëmundja e zemrës, diabeti dhe kanceri mund të zvogëlohen. Ky vëllim i ulët i aktivitetit fizik mund të luaj rol qëndrorë në luftën globale kundër sëmundjev jo-ngjitëse kështu duke zvogëluar koston mjekësore dhe pabarazit shëndetësore.”

Në një koment të bërë nga Dr. Anil Nigam dhe Dr. Martin Juneau nga Instituti Zemrës Montreal dhe Universiteti Montreal në Quebec, Kanadë, thuhet: “Të dish se vetëm 15 minuta ushtrime në shumicën e ditëve të javës mund të zvogëlojnë dukshëm rrezikun e vdekjes mund të inkurajoj shumë njerëz tjerë që të inkorporojnë një sasi të vogël të aktivitetit fizik në jetën e tyre shumë të ngjeshur. Qeveritë dhe profesionistët e shëndetit të dy duhet të luajnë rolin e tyre për të shpërndarë këtë lajmë të mirë dhe t’i bindin njerëzit për rëndësinë e të qenit aktiv sadopak.”

Shpërndaje edhe ti këtë lajmë të mirë dhe ushtro së paku 15 minuta në ditë.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

3 KOMENTET

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.