Alergjite – Barna Popullore Per Alergji Dhe Parandalimi I Tyre

7
2752

Koha e dimrit po ikën dhe pranvera po afrohet e ajo nuk vije pa sjell edhe një mori alergjish të ndryshme për shumë njerëz. Me këtë edhe barnatoret fillojnë të mbushin raftet e tyre me barna kundër alergjive? Sidoqoftë, alergjitë sezonale janë thjeshtë reaksion i tepruar i trupit ndaj substancave të përditshme, kështu pra një tretman sa më natyral dhe më i shëndetshëm kishte me qenë i domosdoshëm. A është pluhuri, myku apo poleni ai i cili shkakton alergji tek ti, për këtë ka disa opsione drejtë nga nëna natyrë që ju ndihmon që ta zbusni apo ndoshta edhe të parandaloni krejtësisht shumë nga simptomat alergjike.

Provo këto barna natyrale shumica e të cilave janë nga libri The Green Pharmacy i autorit James A. Duke.

Hudhra dhe Qep.

Këto përmbajnë përzierje që ngadalësojnë inflamacionin. Mund ti hash vetëm apo tua shtosh ushqimeve gjatë sezonit të alergjive.

Mjalti.

Mjalti i natyrshëm mund të ndihmoj që trupi juaj të ndërtoj rezistencë ndaj polenit që nxit alergjitë kështu duke zvogëluar reaksionin alergjik tuaj. Fillo të hash sasi të vogël të mjaltit para sezonit të alergjive dhe gradualisht shto sasinë nga një lugë çaji më shumë në ditë dhe vazhdo kështu gjatë gjithë sezonit.

Rrika (rrepë).

Nëse keni pasur rastin të hani ushqim Tajlandez apo Meksikan ndoshta e ke vërejtur se ushqimi i tyre ju skuq faqet dhe ju bën që të ju shkojnë hundët. Në të njëjtën mënyrë ushqimet djegës si rrika janë shumë të mira për dekongjestim. Nëse mund ti bësh ballë djegësit atëherë ha djegës për lirim të sinuseve.

Vitamina C.

Është moti e njohur për aftësitë e saj në zmbrapsjen e ftohjes dhe viruseve tjerë, dhe përveç tjerash kjo vitaminë e zakonshme gjithashtu përmban përpërbje antihistamine. Kështu pra ha ushqime që janë të pasura me vitaminë C si portokalli apo speci zile i kuq, apo merr suplement për çdo ditë gjatë sezonit të alergjive.

Ashtu sikur kemi lloje të ndryshme të polenit dhe alergjitë e ndryshme, njashtu edhe njerëzit kanë reaksionie të ndryshme ndaj disa barnave, ushqimeve dhe suplementëve. Për këtë është gjithmonë e udhës që të filloni me dozë të vogël të përdorimin e cilido bar shtëpiak, ska lidhje a është natyral apo farmaceutik, dhe shiko se si po përgjigjet trupi para se të shtoni sasinë dhe frekuencën e përdorimit të ati bari. Kjo këshillohet për shkak se nëse vëreni se keni reaksion të pafavorshëm, reaksion që ju bënë me keq se që ishit, atëherë e zvogëloni dozën apo e ndalon krejtësisht përdorimin e ati bari.

Tregoni mënyrat e juaja natyrale të trajtimit të alergjive në komente më poshtë.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

7 KOMENTET

  1. julutem amundi men tregue sesi te veproj une sepse une kom alerxhi te brendshme kom shum teshtitje dh djegsim te fyftit dh krurje te syve
    ekam vizituar mjekun mikaqit disa barna mirpo rezultati osht barazi me 0 prap kom qen ne kontroll mirpo aj meka rekomandue tiboj testen perta xhetur shkakterin se neqka je alerxhik

  2. Te nderuar,

    Ju pershendes dhe ju uroj sukses per kete webfaqe te dobishme, un kam alergji ne hunde qe nje vit, dhe kam shtrengim ne gjoks kur marr frym, me hund nuk mund te mar dot fryme, kam konsumuar shum barna,antibiotik etj… ndonjeher kan pasur efekt ndonjeher jo, cfar ilace popullore mund te me rekomandoni.
    Me Respekt.

  3. admin burri im ka problem me alergji te pranveres ku ka teshtitje qfar te perdor ose qka te bej jetaaaaaaaaaaaaaaaaa

  4. Pershendje Admin vetem deshta te tregoj se kam qen ne Shkup dhe atje ne baze te disa analizave qe i kam bo nuk kisha pas asnje lloj alergjije por vetem nje bakterie ne lukth qe me kishte shkaktu reaksione qe dukeshin si alergji,mjerisht mjeket tane qe 3 vite me kan malltretu me barna te ndryshme duke mos e dit qe me kan shkaktu probleme te medha.Me keqardhje e them se shume te paaft i kemi mjeket,kur nji bakterie te vogel nuk mund ta gjejne qfare presim prej tyre ne raste me serioze?

    • ariana, me vjen mire qe ne fund ke gjetur shkakun dhe vertet eshte per te ardhur keq ajo qe ke kaluar. Keto gjera ndodhin nga mosdija edhe jasht vendit por te ne me shpesh nodhin duke provuar shumcka nga deshira per ta shtrydh pacientin ne menyre qe sa me shume te fitohet prej ti. Vertet eshte per te ardhur keq. Te pershendes dhe te deshiroj shendet e cdo te mire.

Leave a Reply to artaCancel reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.