Black Cohosh ose “Shkopi Magjik”

0
2313

Black Cohosh Shkopi Magjik1BLACK COHOSH ose i ashtuquajturi “Shkopi Magjik”

Jo vetëm pamja por edhe vlerat shëndetësore i japin kësaj bime këtë emër. Simptomat e menopauzës jane ato qe një grua pret me pak te përjetoje. Një stad i pashmangshëm i jetës se gruar ne te cilin trupi dhe hormonet peshojnë ndryshime radikale. Ne shume vende te botes përdoret HRT pra trajtimi i zëvendësimit hormonal i cili ka pasojat e veta negative. Prandaj gjithnjë e me shume shkenca i meshon zgjidhjeve natyrale. Sa me shume info te kemi për këtë proces dhe stad te jetës aq me te lehte do ta ketë çdo grua ta kaloje pa shqetësime.

Disa prej simptomave te menopauze janë padyshim te ashtuquajtura afshet e nxehta, djersitja e shtuar ne gjumë, gjumi i parehatshëm, shfaqja e osteoporozës dhe mundësia për shfaqjen e kancerit te mitrës dhe gjirit. Për te gjitha këto shqetësime vjen ne ndihme bima e quajtur ” shkopi magjik”. Një bime barishtore me rizoma dhe rrenje nentokesore. eshte pikerisht kjo pjese e bimes qe përdoret per efekte ushqyese dhe nutriitive. Rizomat kane glikozide dhe acidin isoferulik me veti antinflamatore si edhe ka përmbajtje te larte te fitoestrogeneve te cilët janë estrogjen me origjine bimore si edhe shume substanca te tjera aktive.

Ndjesia e afsheve te nxehtësisë nuk ndodh vetëm ne menopauze por edhe tek gratë me kancer gjiri me kancer ne mitër apo meshkujt me kancer ne prostate. si edhe tek te sëmuret me terapi endokrine.Ndaj ne këto kategori kjo bime bën efektin me te madh pikërisht si pasoje e fitoestrogeneve qe balancojnë nivelet hormonale.

Nje tjetër simptome ne menopauze përmendem gjumin i cili humbet ekuilibrin. Ky target individësh duhet te beje 7 deri 8 ore gjumë për te balancuar ne mënyre natyrale hormonet. Duke qene qe ne ketë faze kjo nuk ndodh vjen ne ndihme BLACK COHOSH.

Ndihmon ne PCOS ( SINDROMI I VEZORËVE POLICITSIK).

Dihet qe ky sindrome ka prejardhje hormonale dhe fitoestrogenet ndihmon ne parandalim.

Duke qene se përmban përbërës organik me aktivitet biologjik ato parandalojnë humbjen e kockës gjate OSTEOPOROZËS. Një përbërës si ACCX qe përdoret ne medikamentet për trajtimin e osteoporozës ndodhet pikërisht tek rizoma e kësaj bime.

Kur fertiliteti humbet tek femrat ka rrezik për fibroza uterike te cilat janë zmadhime te uterusit, pra tumore beninje (jo agresiv).

Nje tjetër simptome është ankthi dhe depresioni te cilat shoqërojnë këtë faze. Kjo bime përmban vajra esenciale te cilat kane efekt sedativ dhe reduktojnë stresin.

Për sasitë e konsumimit drejtohuni fiziopatologut dhe nutricionistit. Na kontaktoni, ju mirëpresim.

Black Cohosh Shkopi Magjik2

Hyrida Basha është Msc. Biologe Molekulare, ajo gjithashtu është një dietologe dhe shkruan per dietat ne shtatzani, dieta per adoleshentë, dieta për uljen e nivelit të LDLs, (kolesterinës së keqe), si dhe dieta per dobesim. Facebook

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.