Caji i Gjelber – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini

34
4075

Caji i gjelber – ky çaj mund të ndihmoj duke filluar nga kanceri e deri te forcimi i imunitetit. Unë preferoj të përdorë barna popullore në vend se të marr medikamente, e kjo është edhe arsyeja pse kam dashur të mësoj më shumë rreth dobive shëndetësore të cajit jeshil dhe të ndajë ato me ju. Caji i gjelber ka një mori antioksidues të ndryshëm kështu që kur ta pish ju do të përfitoni nga dobit e ndryshme shëndetësore për të cilat do të flasim më poshtë.

1. Caji i Gjelber Zvogëlon Rrezikun e Kancerit

Deri më tani janë bërë studime të ndryshme në cajin jeshil dhe kancer dhe është vërtetuar se EGCG që gjendet në caji jeshil rregullon dhe stopon zhvillimin e kancerit duke vrarë qelizat që zhvillojnë kancerin. Të pish vetëm dy gota në ditë të këtij caji jeshil të mrekullueshëm ju do të zvogëloni rrezikun e kancerit të mushkërive për 18%. Është një hap shumë i lehtë i parandalimit të kanceri, pse të mos përfitosh?

2. Caji i Gjelber Lehtëson Dhembjet Nga Artriti Reumatoid

Nëse ke vuajtur nga artriti reumatoid për disa vite dhe je ballafaquar me dhembjet atëherë caji jeshil mund të ndihmoj të lehtësosh dhembjet. Prap ECEG mbron të gjitha dëmtimet e kërcit dhe zvogëlon të gjitha ënjtjet e shkaktuara nga ky çrregullim. Kjo është një nga dobit shëndetësore të cajit jeshil që mjekët kanë vërejtur dhe kanë rekomanduar si një ilaç për shërimin e artritit.

3. Caji i Gjelber Stabilizon Nivelet e Kolesterolit

Ke kolesterol dhe nuk po mundesh assesi ta stabilzosh? E pra, një dobi tjetër e caji jeshil është aftësia e zvogëlimit të niveleve të kolesterolit! Caji jeshil parandalon trupin tuaj në konvertimin e LDL (kolesteroli keq) në form oksiduese. Caji jeshil ndihmon në sigurimin që arteriet tua të janë të pastra dhe gjithashtu ulë gjasat e sulmit në zemër apo në tru.

4. Caji i Gjelber Forcon Sistemin E Imunitetit

A po sëmureni shpesh apo thjeshtë nuk po ndiheni mirë? Ky çaj mund të ndihmoj të forcosh sistemin e imunitetit kështu që gjatë sezoneve të ftohta ti nuk sëmuresh edhe aq shpesh! Caji jeshil është i njohur se forcon aktivitetin e qelizave T Gama Delta, të cilat të mbajnë të shëndetshëm.

5. Caji i Gjelber Ju Ndihmon Të Humbni Peshe

Të gjithë dëshirojmë të humbin peshë dhe largojmë ato kilogramë të tepërt që vështirë largohen. Caji jeshil mund të ndihmoj të arrish atë qëllim! Vetëm me dy gota në ditë ju mund të rritni metabolizmin tuaj. Sigurisht që ke pa nëpër barnatore dhe dyçane të gjitha ato llojet e medikamenteve nga caji jeshil dhe përderisa nuk kam njohur për rreziqet që ndoshta mund të sjellin, të pish caj te gjelber natyral të ndihmon të humbësh disa nga kilogramët e padëshirueshëm!

6. Caji i Gjelber Zvogëlon Prishjen e Dhembeve

A ke probleme të shumta me dhëmb dhe frikohesh se po të kalben (prishen)? Pra, një dobi tjetër shëndetësore e cajit jeshil është edhe aftësia e parandalimit të kalbjes së dhëmbëve! Në fakt ndihmon në vrasjen e baktereve që shkaktojnë pllakëzimin në dhëmbët e tu dhe nëse pini cajin jeshil ju do të zvogëloni rrezikun e sëmundjes së mishit të dhëmbëve.

7. Caji i Gjelber Lufton Alergjite

Je njëri apo njëra nga ato që vuan nga alergjitë kur ndryshojnë sezonet? Nëse fillon të pish caj jeshil nuk do t’i vëresh të gjitha ato alergji edhe aq shumë. Caji jeshil jo vetëm që të ndihmon të mos teshtish, kollitsh dhe të kesh sy të përlotur, por gjithashtu bllokon prodhimin e histamines dhe imunoglobulines E. Që të dyja janë vërtetuar që nxisin dhe krijojnë reaksion alergjik.

8. Caji i Gjelber Zvogëlon dhe Parandalon Aknet

Një dobi tjetër shumë e mirëseardhur e cajit jeshil është edhe parandalimi i akneve. Përbërësit antibakterial të çajit jeshil sulmojnë dhe vrasin aknet para se të fillojnë! Nëse rastësisht ndodh të kesh ndonjë ndonjëherë atëherë caji jeshil të ndihmon në zvogëlimin e skuqjes dhe ënjtjes. Sa e mirë do të ishte kjo?

Sinqerisht, pse mos të filloni të pini këtë çaj duke i ditur të gjitha këto dobi të mira shëndetësore që caji jeshil i sjell shëndetit? Diçka që duhet të mbani mend është se kur të filloni të pini çaj jeshil mos e tepro duke e rënduar me sheqer. Pije çajin me shumë pak sheqer që t’i arrish të gjitha dobitë shëndetësore!
A ka edhe ndonjë dobi tjetër shëndetësore të këtij caji i gjelber të mrekullueshëm që do të dëshironit t’i shtoni kësaj liste?

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

34 KOMENTET

    • Caji i gjelber eshte i dobishem e jo i demshem por si gjithcka tjeter edhe ky caj nese teprohet ka mundesi te ju jap ca efekte anesore, tek disa ka ndjenj marramendje. Sidoqofte, nja 3-4 gota ne dite me nga nje filter mendohet se jan te mjaftueshme per ti arritur dobit shendetesore te ketij caji te mrekullueshem.

  1. Pershendetje, e kam edhe një pyetje, se a mundem me pi qaj të gjelbërt e mas disa minutave përshembull me pi edhe kafe apo qaj të rusit a kanë këto ndonjë ndikim negativ.
    Faleminderit shumë për ndihmën që po na e jepni.

    • Drita, nese pi shume caj te zakonshem, kafe dhe plus caj te gjelber mos po e tepron sepse qe te gjithe kane kafeine dhe mund te ju lene pa gjume. Keshtu qe balanco keto trija qe mos ta teprosh. Shendet dhe cdo te mire.

  2. Ju faleminderit për këto këshilla shumë të vlefshme, por desha të pyes edhe diqka se sa gota në ditë duhet të përdoret çaji jeshilë për dopësim se dikund kam lexuar se minimun 6 gota në ditë duhet të pihen për me pas efekt për dopësim keshtu që une ketu po e lexoj maksimale preferohet të pihet 4 gota në ditë. Ju lutem më ndihmoni të di se kam filluar të pi por 6 gota po më doken pak si shumë.

    • Drita, sipas Dr. Zuo Feng Shang mjaftojne dy deri tri gota ne dite per ti arritur dobite shendetesore te ketij caji. Kurse sipas nje studimi tjeter (lexo ketu) per tu dobesuar nevoiten 6-7 gota ne dite (por studimi nuk eshte testuar drejteperdrejt ne njerez. Nese je shtatzene apo po provon te mbetesh ateher kufizo konsumin ne dy deri ne tri gota, sepse caji i gjelber zvogelon abosrbimin e acidid folik, nje vitamin e rendesishme per parandalimin e defekteve te lindjes. Pra vendos se sa te duhet ty…

      • Faleminderit shumë për përgjigjen, sepse une kam pasur edhe probleme shëndetësore kam pak problem me imunitetin kështu nuk isha e sigurt se sa duhet të përdoren.
        Edhe njëherë faleminderit shumë

  3. Pershendetje per te gjith, kam nji pyetje ne qoft se ka mundesi me mu pergjegj kush ka njohuri rreth pergjigjejes sime. Kam lexue diku se qaji i gjelbert nuk asht i mire per ate qe ka infeksion ne melqi deshta te dij me shum rreth kesaj teme sepse une kam nji infeksion ne melqi, po e pedori edhe qajin e gjelbert nji here ne dite.

    • Makja, ne disa raste/studime eshte pare se caji jeshil shkakton probleme ne melci kur pihet ne sasi te madhe por ne kete sasi qe tregon se ti po e pi nuk duhet te jet problem. Sidoqofte ti je ajo qe e veren nese po shkakton probleme dhe nese ndjehesh ashtu ndaloje. Shendet dhe cdo te mire.

  4. persh admin deshta me pyt un qe 1jav rregullish qdo mengjes nga dy gota uj te nxet me dy rriska limon i pi ne mengjes po edhe gjat dites kisha pas deshir me dit ate ben dem najsen dhe a te dobeson ajo flm tung klm

    • Arlinda, ne mengjes kjo praktik preferohet sepse e stimulon metabolizmin dhe keshtu e shkrin dhjamin ose mirmban peshen dhe je me e shendetshme. Ben edhe gjat dites te pish uje me limon pse jo. Une per vete shpesh e mbush nje shish 1.5 lireshe me copa limoni (gjysme limoni) dhe kete e pij gjat gjith dites.

  5. a mund te pi qaj te gjelber ose te hithrave nese e kam beben ne gjii nese po sa gota ne dite.beba asht 5 muaj e gjysme.flm

    • Te hithave nuk di cfare te them, por caji i gjelber ka kafein dhe nuk rekomandohet te pihet ne sasi te medha per nenat qe kan femij ne gji. Sidoqofte nje apo me se shumti dy gota ne dite nuk duhet te jen shume.

  6. Pershendetjee un cajin jeshil e pi regullisht gati 2 vite ..ama pre se kur ka filuar ta pi kete cajj ndihem shumm mirr…koollitje fyt grioo ka pasurr hiq asoak se maj mend kur kam pasur gripp,,ama e kam verejt se me ka ndimuar shumm jo pakkk….ju pershendess e gjith tmiratt

  7. a guxoj te perdori qaj jeshil apo te tjer per humbje peshe nese jam shtatzen ose provoj te mbetem qka ndikon te femija.ju prsh shum

  8. pershendeje:A ka mundesi me dergu diqka rreth diarve se qka preferoni per te pire qaj apo qka don qe te jet sepse ne kemi perdorur ors sherbejn per barkqitje qka preferoni ju lutem

  9. cai jeshil te ndimon te humbesh kile dhe te ruhan dhembet por desha te pyes cfare cai te perdor natyral caji jeshil apo lipton caji jeshil per te humbur kilet ………..

  10. Admin flm per keto keshilla shume te vlefshme per te gjithe,por do ishte mire nese keni informacion per keto produkte se p.sh.KLORELA se ku mund te gjindet ku mund te kerkojm per te bler,ose ne kete rast per cajin jeshil se cili ja vlen me te vertet se ka shume ne treg qe vetem caj nuk eshte.

  11. Caji jeshil perve c sa shkruani me lart,eshte i shkelqyer per mbajtjen ne gjendje te shendoshe te Proststit,caji jeshil nxit urinimin duke larguar se bashku me te edhe toksinat qe grumbullohen ne qesen e urines,duke qene teper aktiv dhe qe oksidohet duke kaluar neper ruget eurines lidhet shume shpejt me lendet toksike qe ndodhen aty dhe i mer me vehte se bashku me urinen.
    Nese cajin Jeshil mbasi e ndertoni elini per nje kohe te ap konsumuar ai mxihet gje e cila tergon aftesite etij teper oksiduse.etj etjera

Leave a Reply to dritaCancel reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.