CBD Është Ushqimi më i mirë Anti-Inflamator, Anti-Kancerogjen dhe Anti-Ankth që nuk po përdorni

0
2210

CBD kanabidiolShumë e më shumë njerëz në botën e mirëqenies po i kthehen CBDs për efektet e saj të fuqishme anti-inflamatore dhe anti-ankth, por shumica janë të hutuar për natyrën e kësaj përzierje. Bazat janë mjaft të thjeshta: CBD rrjedh nga bimët e kërpit dhe marihuanës, por ndryshe nga THC, është krejtësisht jo-psikoaktive (që do të thotë se nuk do t’ju bëjë HIGH). Vite më parë, vetit terapeutike të CBD u sollën në dritë kur një vajzë e vogël, Charlotte, doli nga qindra alivanosje (të fikët) në javë për pothuajse asnjë pas dozimit me këtë substancë. Që nga ajo kohë fitoi një kult pas, me mijëra prindër që udhëtonin me turizëm mjekësor në Kolorado për të eksperimentuar me fuqitë shëruese të këtyre bimëve.

Kohët e fundit, megjithatë, CBD ka shpërthyer në skenë, duke kapërcyer botën e të sëmurëve rëndë në sferën më të gjerë të njerëzve që vetëm duan të ndjehen më mirë. Ndërsa është bërë pothuajse e zakonshme, duke u shfaqur si eliksir në restorante të famshme, në salcat e sallatës dhe në çokollata artizanale, por pyetjet rreth këtij produktit ende janë me bollëk. A është aktualisht ligjore? Çfarë veti shëruese ka në të vërtetë? A është e sigurt për këdo që të marrë? A është e mundur që të mbidozoheni mbi të? Për të ndarë rrenën nga e vërteta, dëgjoni çfarë thonë Joel Stanley (JS), Drejtori i Përgjithshëm i CW Hemp dhe Heather Jackson (HJ), Drejtori Ekzekutiv i Realm of Caring për hulumtimet në kanabinoid.

Si është CBD ndryshe nga marihuana?

HJ: Marihuana është një term ose zhargon që i referohet bimës së kanabisit që përmban nivele të larta THC. Kanabisi me më pak se 0.3% THC ligjërisht konsiderohet kërp. Përveç THC, bima kanabis mund të prodhojë mbi 100 kimikate unike të quajtur kanabinoide, njëra prej të cilave është CBD. Përderisa marihuana shkakton intoksikimin (dehjen), CBD në vetvete nuk shkakton atë. Çdo lloj i kanabisit, qoftë THC i lartë ose i ulët, mund të kultivohet që të prodhoj nivele të larta të CBDs.

JS: Thënë thjesht, përderisa marihuana dhe kërpi janë të dyja bimët e të njëjtës specie, kanabis Sativa L., kërpi është i ndryshëm në atë se përmban nivele të vogla të THC kanabinoid, kjo e cila prodhon efektet psikoaktive. Marihuana është e lartë në THC, ndërsa kërpi është i lartë në përbërësit jo-psikoaktive si CBD.

Cilat janë dobitë fiziologjike shëndetësore të CBDs? Lista e dobive (nga inflamacioni gjer te kanceri) duket pothuajse shumë e mirë për të qenë e vërtetë.

HJ: Kanabidioli (CBD) është një molekulë “e zgjuar”, një adaptogjen, një rregullator dhe modulator. CBD vepron në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe dinamike, në varësi të situatës dhe vendndodhjes në tru ose trup. Ekziston një bollëk i dobive fiziologjike. CBD në përgjithësi do të veprojë për të promovuar homeostazën (dmth., Ekuilibrin), uljen e inflamacionit, zvogëlimin e shtypjes së gjakut (nëse është shumë i lartë), “vrasjen” e qelizave të kancerit përmes mekanizmave të ndryshëm apoptotikë dhe antiangiogjenikë, vetëm për të përmendur disa shembuj. Me fjalë tjera, disa studiues iu kanë referuar CBDs si “molekula e mirë”, që do të thotë se gjithmonë bën gjënë e duhur në çdo situatë të caktuar. Hulumtimet kanë zbuluar afër 50 mekanizmave të veprimit; CBD është një “multi-target” terapi që mund të bëjë shumë gjëra, në krahasim me një ilaç dhimbje analgjetik, e cila redukton dhimbjen dhe asgjë tjetër. CBD mund të bëjë shumë gjëra në shumë situata të ndryshme.

Një nga përdorimet më të zakonshme të CBD është për ankth dhe pagjumësi. A është studiuar për të bërë një ndryshim për këtë? Si funksionon?

HJ: Hulumtimi zbulon një marrëdhënie të ngushtë dhe dinamike midis CBD, sistemit nervor qendror, ECS (sistemi endokanabinoid) dhe neurotransmetues të ndryshëm. Edhe pse CBD nuk është dehëse, ajo mund të ndikojë pozitivisht në gjendjen shpirtërore (qejf), duke vepruar në receptorët e serotoninës (5HT1A), duke rregulluar GABA (që ka të bëjë me ankth) dhe glutamat (një neurotransmetues ngacmues), e shumë tjerë! Ajo jo vetëm vepron në ECS dhe receptorët përkatës, sidomos CB2, por gjithashtu ndikon në sistemet që kontrollojnë neurotransmetuesit e lartpërmendur. CBD përsëri ka një bollëk dobish psikologjike; hulumtimet e kanë zbulular efekte antidepressant, anxiolytic, antipsychotic, dhe efekte tjera të përgjithshme të rregullimit të qejfit (humorit).

JS: Nëpërmjet një sondazhi në faqen e internetit CW Hemp, ankthi ishte arsyeja nr. 1 që njerëzit porositnin produktin e tyre. Për këtë arsye, ne nuk jemi të angazhuar vetëm në hulumtime me universitetet në lidhje me çrregullime neurologjike serioze por edhe tani për PTSD dhe ankth.

Si CBD në të vërtetë ndërvepron me trurin dhe trupin? A jemi plotësisht të sigurt se është e sigurt ta konsumojmë?

HJ: Megjithëse CBD ndërvepron me shumë receptorë që gjenden në trurin dhe trupin (CB1, CB2, 5HT1A, kanalet TRPV, receptorët e tjerë të proteinave G të shoqëruara etj), ajo kryesisht ndërvepron në të gjithë trurin dhe trupin nëpërmjet sistemit Endocannabinoid. ECS është një sistem i receptorëve të gjetur në tru dhe trup (eshtra, GI, lëkurë, organe etj.). ECS është intriguese dhe e rëndësishme sepse është “mjeshtër rregullator sistemi” i trupit. Komunikon dhe ndërvepron me pothuajse të gjitha sistemet e tjera trupore (CNS, organet, sistemin autoimun, traktin GI etj) për të mbajtur trupin në një gjendje të shëndetshme, pra, homeostazën. Ndërkohë që hulumtimet po përparojnë me shpejtësi, ajo tashmë ka implikuar ECS si një komponent thelbësor të shëndetit; është një sistem që është aktiv, në një farë mase, në pothuajse të gjitha gjendjet e sëmundjeve. Pasi që CBD, dhe kanabis në përgjithësi, vë në shënjestër këtë sistem të kudondodhur përmes mekanizmave të ndryshëm të veprimit, kanabisi ka aplikime të mundshme për shumë sëmundje.

JS: Tani që hulumtimet po ecën përpara në të gjithë botën, besohet se provat e reja që çojnë në një kuptim më të madh të mekanizmave të veprimit do të publikohen pothuajse çdo javë për dekadat e ardhshme. Kjo është një kohë emocionuese për zbulimin e shumë dobive të kësaj bime të keqkuptuar. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se kërkime të rëndësishme tashmë janë bërë për sigurinë e kanabinoidëve të ndryshëm, përfshirë CBD. Deri më tani, profili i sigurisë / toksicitetit të CBDs, në vend që të asociohet me efektet anësore të padëshirueshme të ilaçeve konvencionale, duket të jetë në linjë me ushqimet dhe vitaminat e përditshme.

Si mund ta dijmë nëse ata kanë CBD me cilësi të lartë? A ka ndonjë dozë ose sasi të caktuar të përbërjeve aktive për të kërkuar?

HJ: E vetmja mënyrë për të verifikuar që ju keni cilësi CBD është nëse produkti juaj është testuar nga palët e treta për ndotësit dhe përbërësit aktivë. Duhet të ekzistojë një raport grumbull i detajuar për secilën kategori. Më së miri është që CBD të nxjerrë nga kërpi terapeutik (i pasur me kanabinoid), në krahasim me kërp industrial të mangët me kanabinoid, sepse do të ketë më pak gjasa që të përmbajë ndotës. Është gjithashtu e mirë nëse produkti prodhohet në një laborator të regjistruar që ndjek standardet cGMP dhe udhëzimet e AHPA. The Realm of Caring ka një burim publik që mbulon të gjitha shqetësimet e cilësisë që një klient duhet të ketë.

Cilat janë efektet që një person mund të presë menjëherë duke marrë CBD? Çfarë efekti mund të presin pas një jave, një muaji apo një viti?

JS: Efektet ndryshojnë në bazë të kushteve të personit që merr CBD. Disa njerëz raportojnë zbutjen e gjendjes që ka simptoma më të dukshme, siç janë kriza epileptike, ndërsa të tjerët raportojnë një ndjenjë të mirëqenies së përgjithshme, siç janë gjumi i mirë dhe nivele më të mira ose të ulëta të stresit. Çdo person është i ndryshëm dhe secili mund të ketë një përgjigje unike për çdo shtojcë (suplement) të ri botanike. Është e rëndësishme për njerëzit që të jenë objektive në vëzhgimin e efekteve në mënyrë që të gjejnë dozën e duhur individuale dhe nëse CBD mund të jetë e dobishme për ta.

Nëse dikush ka një reagim të keq ndaj marihuanës, a do rekomandoni që ata të rrinë larg CBD-së?

JS: Nëse “reagimi i keq” do të thotë që efektet psikoaktive të marihuanës janë të padëshirueshme, atëherë personi nuk duhet të ketë frikë të njëjtë me CBD, pasi nuk është psikoaktive. Nëse një person mendon se ata kanë një reaksion alergjik ndaj marihuanës, ata duhet të konsultohen me një mjek para se të provojnë një produkt kërp. Është një bimë dhe, ndonëse nuk është raportuar deri tani, mund të ekzistojnë alergji ndaj kanabisit.

HJ: Ka shumë faktorë që duhen marrë në konsideratë, si ku dhe si u rrit bimësia, si u përpunua dhe u prodhua produkti dhe rruga e administrimit që është përdor. Dikush mund të ketë ndjeshmëri ndaj një alergjie rajonale, lëndë ushqyese të bimëve, herbicid, pesticid, myk, ose ndotës të tjerë në një produkt marihuanë që mund të mungonte në një produkt të ndryshëm CBD. Është e rëndësishme të keni kujdes me ndonjë produkt të ri që nuk e keni përdorur më parë. Megjithëse shumica raportojnë dehje (intoksikim) nga marihuana për të qenë euforike, disa e gjejnë atë të shkaktojë parehati të madhe. Ky faktor nuk është një shqetësim për produktet me nivel të ulët THC si CBD.

Mund CBD të jetë varëse? Nëse dikush e merr atë çdo ditë, a do të ndërtojnë tolerancë? A do të kenë ndonjë reagim negativ kur të ndalojnë?

HJ: CBD, nuk i përshtatet përkufizimit tradicional të një droge në kuptimin që nuk lidhet me një receptor / set receptor të vendosur në tru. Lidhja e përsëritur ndaj receptorëve të veçantë është ajo që prodhon veti, tolerancë, varësi që shoqërohet me shumë ilaçe të ligjshme dhe të paligjshme, duke përfshirë opioidet, benzodiazepinat, kokainën dhe metamfetaminën. Për shkak se CBD modulon dhe rregullon në vend të lidhjes thjesht, ajo nuk prodhon varësi, veti, tolerancë, ose përforcim. Në vend që të kërkojnë rritje periodike për të rifituar efikasitetin, sapo një person të arrijë “mbushje” ose “nivelin e dozimit subjektiv terapeutik”, ata mund të qëndrojnë aty dhe në disa raste edhe të ulen në një dozë mirëmbajtjeje. Për më tepër, për shkak se CBD është joadditiv dhe nuk lidhet me receptorët, është e sigurt të ndërpritet përdorimi menjëherë pa frikën e efekteve anësore të tërheqjes. Së fundi, edhe pse efektet e tërheqjes mungojnë, nëse ndërpritet përdorimi i CBD-së, natyrisht që simptomat mund të kthehen nëse CBD ishte ajo që po ndihmonte para se të ndërpritej.

A ka ndonjë ndryshim në potencë mes CBD që nxirret nga kërpi dhe CBD që nxirret nga marihuana?

JS: Nuk ka dallim në fuqinë e CBD që nxirret nga kërpi ose CBD që nxirret nga marihuana. Nëse keni 10 për qind CBD në një bime kërpi dhe 10 për qind CBD në një bime të marihuanës, ndryshimi i vetëm është sasia e THC në ato bimë. Bima e kërpit përmban 0.3 përqind ose më pak THC dhe bima marihuanës që përmban më shumë se 0.3 përqind THC. Përderisa nivelet e ndryshme të THC ose kanabinoidë të tjerë mund të bëjnë që efektet të duken të ndryshme, potenca e CBD është e njëjtë. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se ekzistojnë dallime në potencë ndërmjet produkteve të CBD-së që prodhohen nga kërpi. Disa kompani të CBDs përdorin kërp që është menduar për prodhimin e fibrës ose farërave dhe nuk është me sasi të lartë në CBD. Kjo është për shkak se prodhuesi duhet të përpunojë shumë materiale bimore për të nxjerrë sasi të vogla të CBD. Ky nuk është rasti me CW Hemp, pasi Stanley Brothers krijoi varietetin e parë të lartë të CBDs nga kërpi, i cili përdoret në të gjitha produktet nga kërpi tek CW.

A është e mundur që të mbidozohesh me CBD? Nëse po, çfarë ndodh?

HJ: Ju nuk mund të merrni mjaft CBD për të vrarë veten ose për të dëmtuar organet. Kjo nuk është praktikisht e mundur. Së pari, le të diskutojmë vlerësimin LD-50 të kanabisit, që është 1-20,000-40,000. Ky është raporti midis një dozë terapeutike dhe vdekjeprurëse. Krahasimisht, LD-50 për aspirinë është 1:20. Dy aspirina do të largojnë një dhimbje koke, 40 aspirina do të vrasin 50 për qind të njerëzve që marrin ato shumë. Për të përmendur një shembull qesharak, përpiquni të imagjinoni dikë që pini 40.000 joints përnjëherë. Fjalë për fjalë, nuk është praktikisht e mundur të futësh mjaft CBD / kanabis për të vrarë veten. Edhe me THC, juve thjesht do ju zë gjumi. Megjithatë, ju mund të merrni “shumë” CBD dhe përjetoni relaksim, humbje oreksi ose diarre (CBD është një zbutës i jashtëqitjes). Me pak fjalë, përbërësit e kanabisit janë disa prej substancave më së paku toksike të njohura për njeriun. Me këttë dua të themi, ju ende mund të merrni “shumë” dhe të keni një përvojë të pakëndshme, por dëmtimi i përhershëm i trupit ose i vdekjes nuk është aspak në pyetje.]

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.