Çfar Mund Të Tregoj Fytyra Jote Rreth Dashurisë

0
1965

A kanë ndonjë gjë të përbashkët tiparet e fytyrës tuaj me kohëzgjatjen e një lidhje romantike? Disa hulumtues tani mendojnë se kanë.

Një studim i kohëve të fundit i publikuar në British Journal of Psychology u tregoj fotografi të fytyrave të femrave një grupi prej qindra vullnetarësh meshkuj heteroseksualë duke i pyetur ata se cilën prej tyre do e zgjidhnin për një lidhje afatshkurtër apo afatgjatë – femrat me tipare më femërore të fytyrës (si nofull më të vogël, faqe më të plota, sy dhe buzë të mëdha) apo femrat me tipare më mashkullore.

Meshkujt e këtij studimi, raportuar nga CTVnews.ca, vlerësonin për kohë të shkurtë ato femra që kishin më shumë tipare femërore – kurse për lidhje të gjatë vlerësoheshin ato me tipare më shumë mashkullore. Dhe ky rast ishe akoma më i shprehur tek ata që veç ishin në një lidhje të qëndrueshme (dmth afatgjatë). Në një eksperiment pas këtij, hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se sa më atraktivë një mashkull mendonte se ishte aq më shumë kishte gjasa që ai të preferonte një femër me fytyrë me tipare më mashkullore.

Anthony Little, njëri nga autorët e këtij studimi thotë: “Ka disa sqarime të mundshme rreth kësaj; njëra ndoshta është se disa meshkuj anojnë të kenë një partner për lidhje afatgjatë gjersa akoma provojnë të tradhtojnë me ato femrat të cilat kanë tipare fytyre më shumë femërore”.

Autorët e studimit gjithashtu duke dashtë të japin një shpjegim tjetër shtuan se ndoshta meshkujt zgjedhin femrat me më shumë tipare mashkullore të fytyrës për shkak se rrisin suksesin e çiftëzimit afatshkurtër duke i ulur standardet. Me fjalë tjera duke mos kërkua shumë femra të bukura i ulin standardet the e kanë më të lehtë të gjejnë një partner femër. Studime të mëparshme gjithashtu kanë zbuluar se tiparet femërore gjithashtu janë të lidhura me nivele më të larta të hormonit seksual estrogjenit. Dhe estrogjeni është çka e bënë femrën më të dëshirueshme (pjellore) për mashkullin – një tipar atraktiv për meshkujt që kërkojnë të çiftëzohen dhe të kenë shumë fëmijë.

Lajmi i mirë është se nëse nuk je e bekuar me shumë sasi estrogjeni, ju mund ta arrini këtë me anë të grimit. Një studim i vitit 2005 ka zbuluar se kur meshkujve u tregohej fotografi të femrave të grimuara, nuk gjendej ndonjë lidhje mes tërheqjes së përceptuar dhe nivelve të estrogjenit. Autori i këtij studimi sqaroj kështu, “Femrat po përdorin strategji mashtruese. Ato mund të mashtrojnë sistemin vizual (pamor) të mashkullit me anë të grimit.”

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.