Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e suksesshëm?

0
1943

Suksesi vije në të gjitha format dhe ngjyrat. Ti mund të jesh i suksesshëm në punën dhe karrierën tuaj por ti njëjtë mund të jesh i suksesshëm edhe në martesën, sportin dhe hobin tuaj. Çfarëdo suksesi që iu ke vënë pas një gjë është e zakonshme tek të gjithë njerëzit e suksesshëm: Nxitja dhe uria e tyre e pangopshme për sukses i bënë që asnjëherë të mos dorëzohen.

Njerëzit e suksesshëm (ose ata që flasin apo shkruajnë për ta) shpesh të vizatojnë pikturën e ngjitjes drejt suksesit. Në fakt disa nga njerëzit më të suksesshëm në biznes, sport dhe argëtimit, kanë dështuar. Shumë prej tyre kanë dështuar shumë herë por asnjëherë nuk janë dorëzuar. Njerëzit e suksesshëm janë në gjendje të ngritën kur rrëzohen, mbledhin forcat, shkundin pluhurin dhe vazhdojnë prapë duke provuar.

Këtu kemi mbledhur disa shembuj që duhen të jenë inspirim për këdo që ka aspirata të bëhet i suksesshëm. Ato tregojnë se nëse dëshiron të arrish suksesin gjatë rrugës duhet të presësh edhe dështimin. Në fakt unë besoj se dështimi na nxit të provojmë akoma më shumë. Mundesh ta argumentosh se secila përvojë e dështimit të shton urinë  për sukses. Ata të suksesshmit nuk zmbrapsen, marrin përgjegjësin për dështim, mësojnë nga ajo dhe fillojnë prapë nga një pozicion më i fortë.

Të shikojmë disa shembuj më poshtë:

Henry Ford – pionieri i ndërmarrësve modern të sotëm dhe themeluesi i kompanisë Ford Motor Company, ka dështuar shumë herë në rrugë drejt suksesit. Orvatja e tij e parë për të ndërtuar vetur me motor u zhbë brenda një viti e gjysmë pasi u themelua për shkak se aksionarët humbën besimin ndaj Henry Ford. Ford më pas ishte në gjendje të mbledh mjaft kapital të filloj përsëri por një vit më vonë pas presionit nga financuesit ai u detyrua të dal prap nga kompania. Përkundër faktit se e gjith industria motorike nuk kishte më besë në të ai prap ia doli të gjej një investor tjetër që të filloj Ford Motor Companz – dhe vazhdimi është histori.[wp-like-locker]

Walt Disney –  njëri nga liderët më të mëdhenj të biznesit i cili ka krijuar perandorin globale Disney të studiove filmike, parqeve dhe produkteve tjera, nuk ishte aq i suksesshëm në fillim. Para suksesit të madhë një numër i dështimeve kishin ndodhur me të. Beso ose mos beso, Walt u përjashtua nga një punë në Kansas City Star Newspaper për at se gjoja nuk ishte mjaft kreativ! Në vitin 1922 ai filloj kompaninë e tij të parë të quajtur Laugh-O-Gram. Ky bisznes me seli në Kansas do prodhonte filma vizatimor dhe filma të shkurtë reklamues, por në vitin 1923 kompania bankroton. Walt nuk u dorëzua siç do bënte çdokush tjetër, ai paketoj plaçkat dhe iku në Hollywood ku atje filloj The Walt Disney Company.

Richard Branson – padyshim është një ndërmarrës shumë i suksesshëm me shumë sipërmarrje në emrin e tij si Virgin Atlantic, Virgin Music dhe Virgin Active. Por, kur ishte 16 vjeçar ai la shkollën që të filloj një revistë studentore e cila nuk funksionoj ashtu si kishte shpresuar. Ai më pas filloj biznesin e porosis me postë të incizimeve (muzikë) që ishte aq i suksesshëm sa që ai më pas hapi studion incizues të tij që e quajti Virgin. Gjatë rrugës drejtë suksesit ai pati shumë dështime në sipërmarrjet tjera si Virgin Cola, Virgin Vodka, Virgin Clothes, Virgin Cards, etj.

Oprah Winfrey – e cila radhitet numër 1 në Forbes celebrity list (Lista e Yjeve nga Forbes) dhe njihet si mbretëresha e argëtimit thjesht duke u bazuar nga kariera e saj mahnitëse si një ikonë e talk show, aktore dhe producente. Në karrierën e saj të hershme ajo pati disa zmbrapsje, njëra nga to është edhe largimi nga puna si raportuese (gazetare) për shkak se ishte e “papërshtatshme për televizion”, më pas u përjashtua si prezantuese e lajmeve 6 O’clock në WJZ-TV duke u zbritur në pozit të prezantuese së TVs së mëngjesit.

J.K Rowling – e cila shkroi librat e Harry Potter që u shitën në mbi 400 milion kopje duke e bërë librin më të suksesshëm dhe seritë filmike më të suksesshme. Por, si shumë shkrimtare tjera edhe ajo ka pasur shumë refuzime nga publikues (shtëpitë botuese). Shumë e kanë refuzuar manuskriptin e saj për arsye palidhje si ‘ishte shumë i gjatë për të qenë libër fëmijësh’ apo ‘librat për fëmijë nuk bëjnë para’. Historia e J.K. Rowling është akoma më inspiruese për shkak se kur filloj ajo ishte një nënë e divorcuar duke mbijetuar nga mirëqenia sociale.

Bill Gates – bashkëthemeluesi i Microsoft-it e la Harvard-in dhe filloj biznesin e quajtur Traf-O-Data. Partneriteti mes tij, Paul Allen dhe Paul Gilber ishte i bazuar në idenë (të leximit të dhënave nga trafiku dhe krijimit të raporteve automatike për rrjedhën e trafikut) por një biznes model me të meta e la kompaninë me pak klient. Mes viteve 1974 dhe 1980 kompani po humbiste më shumë se fitonte dhe u detyrua të mbyllet. Por, Bill Gates dhe Paul Allen e morën atë që mësuan me vete dhe shmangën të njëjtat gabime kur krijuan perandorin e Microsoft-it.

Historia është e mbushur me shumë shembuj të ngjashëm:

  • Milton Hershey dështoj në dy provat e para të tij për të krijuar biznesin e ëmbëlsirave.
  • H.J. Heinz nisi një kompani që prodhonte rrikë që bankrotoj shumë shpejt pasi filloj.
  • I ndjeri Steve Jobs u largua nga Apple, kompaninë që vet e kishte themeluar. Vetëm për tu kthyer disa vite më vonë për ta bërë atë njërën nga kompanitë më të suksesshme të të gjitha kohëve.

Pra, një gjë që të njerëzit e suksesshëm asnjëherë nuk e bëjnë është; dorëzimi! Shpresoj se kjo është inspirim dhe motivim për këdo që ka aspirata të bëhet i/e suksesshëm në çfarëdo rruge që zgjedhin. A pajtohesh apo nuk pajtohesh me këtë? A ka gjëra tjera që do doje të ja shtoje kësaj liste të gjërave që njerëzit e suksesshëm nuk i bëjnë! Ndaj mendimet e juaja me ne… [/wp-like-locker]

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.