Cfare Lloji Te Lekures Keni?

29
3136
Ekzistojnë pesë lloje bazë të lëkurës: Lekure e yndyrshme, kombinim, e ndjeshme, e thatë dhe e dëmtuar nga dielli. Lloji i lëkurës tuaj përcaktohet nga ajo se sa shumë ose sa pakë yndyrë lëkura juaj prodhon. Gjenet, dieta, niveli i stresit, medikamentet e gjithashtu edhe mënyra e kujdesit ndaj lëkurës – të gjitha këto përcaktojnë se sa yndyrë prodhon lëkura juaj.

Rona Berg në librin e saj “Beauty the New Basics” në mënyrë të hollësishme tregon pesë llojet e ndryshme të lëkurës. Ja se si mund të mësoni se çfarë lloji të lëkurës keni.

Berg sugjeron që të bëni testin e lëkurës. Pastro fytyrën, fshije dhe më pas merr disa copëza letre orizi ose lecka për pastrimin e lenteve dhe vendosi në vende të ndryshme në lëkurë. Nëse keni lëkurë të yndyrshme atëherë letra do të ngjitet kurse nëse keni lëkurë të thatë ajo nuk do të ngjitet dhe nuk do të kap yndyrat në fytyrë. Nëse ngjitet në zonën e ashtuquajtur zona-t (balli, hunda dhe mjekra) atëherë ju keni kombinim të të dyjave ose ndryshe lëkurë normale. Më poshtë keni 5 llojet e lëkurave dhe karakteristikat e tyre.

  • Lloji i Lekures 1: Lekura e Yndyrshme – lëkura e yndyrshme duket me shkëlqim të tepërt dhe me pore të zmadhuara e kështu është e cenueshme ndaj puçrrave të zeza dhe njollave.
  • Lloji i Lekures 2: Kombinim/normal – Ky lloj i lekures ka pore mesatare, thurje të rrafshët dhe të lëmueshme, qarkullim të mirë, ngjyrë të shëndetshme, anon të jetë me e tharë në faqe kurse më e yndyrshme në zonën-t (ballë, hundë dhe mjekër).
  • Lloji i Lekures 3: Lekura E Ndjeshme – Lekura e ndjeshme anon të jetë e hollë, delikate dhe me pore të vogla. Skuqet lehtë, është e cenueshme ndaj pëlcitjes së kapilarëve, shpesh është edhe alergjike dhe mund të skuqet të bëhet me puçrra.
  • Lloji i Lekures 4: Lekura e Thate – Lekura e thate ka ndjesinë e të qenit ngushtë (e tendosur) veçanërisht pas pastrimit. Kjo lloj lëkure ka prirje ndaj rrudhave delikate, leskorsje dhe vende vende me njolla te kuqe.
  • Lloji i Lekures 5: Lekura E mplakur apo dëmtuar nga dielli – Edhe ky lloj lëkure ka ndesinë e të qenit e ngushtë me rrudha të dukshme, e lëshuar (e varur) – veçanërisht ka faqet dhe mjekra – me thurje të vrazhdë dhe kapilar të thyer (pëlcitur).

Cilin lloj të lëkurës keni – provoni e tregoni se si kujdeseni për llojin e lëkurës që keni.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

29 KOMENTET

  1. Te bardh te zhives perdor deri sa te pastrohet fytra pastaj nderpreje se esht e demshem per dhemb po per fytyr ka efekt

  2. pershendetje!
    a mund te perdor uthullen e molles cdo nate pasi e laj fytyren,duke bere nje tampon me te dhe duke pastruar fytruren me ne brendesi?

  3. kurgja nuk ahst emir per ftyr qa do perdorni mamir se bardha e zhives kurgja nuk te ban am mir se kkjo ta pastron lekuren pi kejt senev qdo kun kum shku kurgja sum ka ba mir veq qiky mka ba mir edhe ftyren super ekam mas shkoni naper mjek ma zi asht edhe krem mas perdorni kurgja sban veq qa ta baj lekuren e holl

  4. pershendetje, desh nje pytje kam lekur te yndyrshme,jam 30 vjeqare kam pore (puqra) po i kam kohe te gjat ,kam perdor krema te dryshem , nuk di si te veproj me tej ju lurtem nje keshille

  5. pershendetje a munet dikush mem tregu ndon nje krem per lekur te that se kam provuar disa krema po nuk kan efekt pozitiv ju kisha lutur mem tregu flm per mirkuptim qao

  6. a kishhit mujt memndihmu ne lidhje me lekuren ama ne siperfaqe te qafes edhe ne dissa pjes te trupit si lara ne ngjyr kafeje ne pranver shfaqen si ti largoj keto qe mos te kem problem me flm

  7. pershenendetje a mundet dikush mem tregu ndonje krem per lekur te ndjeshme kam nje lekur qe skuqem shum shpejt do te isha shum mirenjohese nese me gjeni diqka flm

  8. Pershendetje une kam problem me Lekuren E Ndjeshme dh cfar terapije duhet te pordori skuqet lehtë dhe bëhet me puçrra

  9. edhe une kam problem me njolla ngjyre kafe qe dalin nga dielli kam provuar cdo lloj krem por ka qen e kot sme ka ndihmuar ndersa per kete vaj spo mundem me e gjet a mundet me pas nje menyr tjeter pos ketij vaji aloe..?

    • Bela, merr kete numer telefoni dhe kontakto fidan farm, ata shpesh e reklamojne ne gazeta aloe vera qe me duket se kushton diku 19 euro. FIDAN FARM 044 136 912. Suksese

  10. shum falenderit per kshill a muj me gjet ket vaj aloe vera ne barnatore ne prishtin qdo te mir edhe per ju shum falenderit per keto kshilla

  11. PERSHENDETJE KAM PROBLEME ME NJOLLA NGJYR KAFE QE DALI NGA DJELLE DIMRIT PAKSA ME ZHDUKET PRNAVERES ME THEKSOHET A KISHIT MUJT MEM NDIHMU MU KAN BA KMOPLEKS ME RRESPEKT LISJETA

    • Lisjeta, përdor krem për mbrojtje ndaj diellit dhe për ti larguar ato përdor vaj nga aloe vera, është treguar shumë efikas në largimin e njollave të shkaktuara nga dielli. Çdo të mirë.

Leave a Reply to AlitiCancel reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.