Dhjami Barkut i lidhur me Mungesën e Vitamines D

0
1965
vitamines d
vitamines D

Mungesa e Vitamines D – Largimi i dhjamit të trupit është një qëllim i përbashkët për shumë njerëz në mbarë botën. Six-pack (kockat e barkut) janë vazhdimisht në mendje sidomos kur është aq e vështirë në shoqërinë e sotme që të jesh aktivë dhe të mbajë një dietë të shëndetshme. Çdo herë që ulemi për të ngrënë na kujtohen ato kilogramët shtesë që assesi nuk largohen nga beli.

Nëse jeni një nga shumë që po luftoni të dobësoheni dhe hiqni disa kilogram, ta përcjellësh sasinë e vitaminës D që merr mund të jetë më e dobishme sa sa keni menduar.

Çfarë është Vitamina D?

Mund të jetë e vështirë të dallosh një vitaminë nga një tjetër, por vitamina D patjetër që ka cilësitë e saj unike për ta vendosur atë nga të tjerët.

Për fillestarët, është e njohur përgjithësisht si “vitamina e diellit”, sepse mënyra më e mirë për të marrë këtë vitaminë është të dilni në diell. Kjo është e drejtë! Kur rrezet ultravjollcë nga rrezet e diellit godasin lëkurën tuaj, ato nxisin trupin tuaj që të prodhoj vitaminë D.

Disa ushqime të tilla si peshku, djathi dhe vezët gjithashtu përmbajnë një burim natyral të vitaminës D, por shuma është mjaft e vogël në krahasim me atë që mund të merrni vetëm nga disa minuta ekspozim në diell. 

Vitamina D nxit absorbimin e kalciumit në zorrë dhe është tepër e rëndësishme për rritjen e kockave. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në modulimin e rritjes së qelizave, funksionit neuromuskular, funksionit imun dhe uljes së inflamacionit. 

Si lidhet mungesa e vitaminës D me dhjamin e belit

Mungesa e vitaminës D ka shumë ndikime negative. Rreziku më i zakonshëm është dobësimi i eshtrave, të cilat mund të çojnë në osteoporozën. Ka edhe rreziqe të tjera të cilat rriten edhe në ata që janë të mangët me vitaminë D siç janë kanceri, sëmundjet e zemrës, hipertensioni, depresioni, gripi, dëmtimi njohës dhe obeziteti.

Kohët e fundit, studiuesit po përqendrohen më shumë në mungesën e vitaminës D, kush janë në rrezik për të pasur një mangësi dhe si ta parandalojë atë. U zbulua më parë se ata që janë të trashë do të kenë nevojë për një konsum më të madh ditor të vitaminës D në mënyrë që të arrijnë rezultate të njëjta si ato të peshës normale. Rachida Rafiq dhe ekipi i saj i studiuesve vendosën të gërmojnë më thellë në këtë marrëdhënie mes vitaminës D dhe obezitetit.

Rafiq përdori informacion nga studimi i Netherlands Epidemiology of Obesity, i cili lidhi nivele më të larta të dhjamit të barkut me nivele të ulëta të vitaminës D tek burrat dhe grat e trashë. Ekipi u përqendrua në dhjamin (yndyrën) totale, dhjamin e belit nën lëkurë dhe dhjamin rreth organeve (dhjami visceral), dhe dhjamin në mëlçi (dhjami hepatic).

Ekipi i Rafiq zbuloi se dhjami total, veçanërisht dhjami i barkut tek femrat, u shoqërua me nivele të ulëta të vitaminës D. Ndërsa tek meshkujt, kishte një lidhje më të fortë ndërmjet mëlçisë dhe dhjamit të barkut me nivele të ulëta të vitaminës D. Gjithsesi, në përgjithësi, ekzistonte një lidhje e jashtëzakonshme midis dhjamit të barkut dhe mangësisë së vitaminës D.

Megjithëse nevojiten më shumë studime dhe hulumtime për të përcaktuar nëse mangësia e vitaminës D shkakton një rritje të dhjamit të barkut, ose dhjami i tepërt i barkut shkakton një rënie në nivelet e vitaminës D, lidhja mes tyre është e sigurt. 

Një dozë ditore me Dritë Dielli

Përfundimisht, të marrësh më shumë dritë dielli (Vitaminë D) mund të bëjë mrekulli për formën tuaj. Ju mund të habiteni kur dëgjoni se 50% e të gjithëve në mbarë botën janë të mangët në vitaminë D! Pra, mos lejoni një ditë të shkojë pa shpenzuar një kohë të mirë jashtë në diell, merrë këtë vitaminë të rëndësishme!

Burimi:
https://www.healthy-holistic-living.com/

Lexo edhe këto artikuj rreth dobive shëndetësore tjera të kësaj vitamine:

Vitamina D dhe Kalciumi përgjysmojnë rrezikun e Kancerit të Lëkurës
Vitamina D për Zemër të Shëndosh
Vitamina D – Ftohja dhe Gripi

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.