Dhjetë sëmundjet më misterioze në botë

0
1916

PROGERIA

Progeria është një sëmundje e lindur, pra një defekt apo dëm i fetusit. Të prekurit nga kjo sëmundje vdekjeprurëse kanë një pamje rrënqethëse, si pasojë e plakjes së parakohshme dhe zakonisht vdesin në moshen 13-vjeçare. Vonesa e thellë e rritjes fillon që në periudhën 9 ose 24 mujore dhe çon drejt zhvillimeve anormale të fytyres si për shembull një fytyrë e vogël joproporcionale, fryrje, sy të dalë dhe nofull të pazhvilluar.

Deri në moshën 2-vjeçare bien të gjithë flokët, vetullat dhe qerpikët. Organizata Kombëtare e Çrregullimeve të Rralla (NORD) e Shteteve të Bashkuara në një raport ka thenë se të sëmuret humbasin të gjithë shtresen yndyrore poshtë lëkures dhe me kalimin e kohës elasticitetin në muret arteriale, duke shkuar kështu drejt atakut kardiak apo infarktit që në moshë shumë të vogël në 90% të rasteve.

Simptomat e kësaj sëmundjeje janë të njëjtat me ato të plakjes që në njerezit normal vjen gradualisht dhe për një kohë shumë të gjatë. Fëmijet me Progeria zakonisht vuajnë nga sëmundje që prekin moshat e mëdha dhe që shkaktojnë vdekje në të gjithë boten siç janë ato kardiovaskularet. Në shumicen e rasteve ata vuajnë nga hipertensioni, ataket kardiake, zemra e zmadhuar etj., të cilat janë raste që lidhen ngushtë me plakjen.

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.