Dhjetë sëmundjet më misterioze në botë

0
1967

E QESHURA E VDEKJES

E qeshura e vdekjes, më shumë e njohur si Kuru, ka qenë një ekskluzivitet i disa njerëzve tribale në Guinene e Re. Kjo sëmundje, e cila karakterizohet nga shpërthimi i papritur i të qeshurave manjake, ka qenë tema kryesore e të gjitha gazetave në vitin 1950 dhe tërhoqi mjekë nga e gjithë bota. Fizikanët amerikan dhe australian observuan meshkuj dhe femra me gjymtyrë që i dridheshin, dhe që qetësoheshin vetëm në gjumë.

Por, pas një deri në tre muajsh të sëmurët fillonin të tundeshin, ngecnin, të humbisnin aftësinë për të qëndruar në këmbë apo edhe ulur, t’i kryqëzoheshin sytë, të humbisnin aftësinë e të folurit normal para se të vdisnin.

Instituti Kombëtar i Çrregullimeve Neurologjike dhe të Goditjeve raportoi se, autopsitë e të vdekurve kanë evidentuar se vdekjet ishin shkaktuar nga shfaqja e vrimave në tru të njohura si “swiss-cheesing” (vrimat e djathit). Më pas, fizikanti amerikan Carleton Gajdusek, punoi shumë gjatë për të gjetur shkakun e kësaj sëmundjeje të tmerrshme dhe arriti në konkluzionin se, infeksioni ishte përhapur në të gjithë fshatin si pasojë e zakonit të tyre makabër që të hanin pjesëtarët e familjes pasi vdisnin. Kur kanibalizmi u eliminua plotësisht, epidemia u zhduk bashkë me të. Në vitin 1976, Carleton Gajdusek u nderua me çmimin Nobel për punën e tij.

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.