Dieta me Molla – Dieta Me 3 Molla Ne Dite

39
3201
Dieta Me Molla
Dieta Me Molla
Dieta Me Molla

Dieta me molla ose ndryshe si e quajnë dieta me tri molla në ditë (3 apple a day diet) është krijuar nga Tammi Flynn, instruktor trajnues grupor në Gold’s Gym në Washington. Flynn ka zbuluar se kur njëri nga klientët e saj hante një mollë gjithmonë para ushqimit pa ndryshuar asgjë tjetër, ajo ishte në gjendje të humbte peshë më shumë se zakonisht. Flynn me pas ka eksperimentuar me këtë qasje (një mollë para ushqimit) ndaj klientëve tjerë të saj dhe ka parë rezultate të pabesueshme, humbje peshe mesatarisht 8 kilogram për 12 javë.

Dieta Me Molla – Bazat

Plani i dietës me 3 molla në ditë ka të bëjë me ngrënien e një molle para secilit vakt të ushqimit. Ideja qëndron në atë se fibra që gjendet në mollë të bën të ndihesh i ngopur dhe shuan apo kënaq dëshirën për të ngrënë më shumë.

Përveç ngrënies së mollave ata që bëjnë këtë dietë gjithashtu ndjekin një plan ushqimi që është mjaft i ngjashëm me South Beach Diet (Dieta e plazhit jugor) me sasi relativisht të vogël të marrjes së karbohidrateve dhe zvogëlimit të ndyrave të ngopura. Sheqerkat e rafinuara duhet të eliminohen krejtësisht (ëmbëlsirat e zakonshme) përderisa në anën tjetër rekomandohen karbohidratet me indeks të ulët të gliceminës.

Ata që bëjnë këtë dietë këshillohen që të konsumojnë 4-5 vakte ushqimi të vogla në ditë, që duhet të jenë kryesisht nga ushqime të shëndetshme që janë me pak yndyra. Secili vakt gjithashtu rekomandohet të përmbajë edhe proteinë për shkak kjo ka treguar të zvogëloj apetitin dhe përmirësoj humbjen e peshës.

Përveç ngrënie së tri mollëve në ditë ata që mbajnë këtë dietë gjithashtu këshillohen të konsumojnë edhe gjashtë servime me fruta dhe perime tjera. Kjo mundëson që të zvogëloni sasinë e marrjes së kalorive pa përjetuar urinë.

Ushqimet që Rekomandohen

Molla, djathë me pak yndyrë, jogurt me pak yndyrë, vezë, gjoks pule, gjel deti, mish lope pa dhjam, peshk salmon, oriz (jo të bardh), brokoli dhe lakër.

Dieta me molla – shembull

Mëngjesi

Mollë
Omlet me djath
1 filxhan me qull tërshëre[wp-like-locker]

Meze e lehtë e mëngjesit

Gjysmë enë me djath
Gjysmë enë me jogurt pa yndyrë

Dreka

Mollë
2 filxhan me brokoli të avulluar
gjysmë filxhani oriz të kaftë

Meze e lehtë e drekës

Ndonjë pemë tjetër ose sallatë

Darka

Mollë
Salmon të pjekur në skarë
Sallat të gjelbër

Ushtrimet Rekomandohen

Rekomandohet një kombinimi i ushtrimeve kardiovaskulare dhe peshëngritjes. Libri përfshinë një program 12 javor të ushtrimeve për fillestarë.

Përparësitë

  • Me ngrënien e një molle para secilit vakt ushqimi ju keni ndjesinë e ngopjes dhe zvogëlim të tendencë për të ngrënë më shumë se që duhet.
  • Mollat përmbajnë fibër që ndihmon në zvogëlimin e niveleve të kolesterinës.
  • Mollat përmbajnë falvonoid që ndihmon në parandalimin e sëmundjes së zemrës, goditjes në tru dhe disa kancereve.
  • Ushqimet balancohen me kombinim të proteinës, karbohidrateve komplekse, frutave dhe perimeve.
  • Sasia e lartë e të ushqyerit me proteina zvogëlon apetitin dhe mirëmban masën e muskujve përderisa mbani dietën.
  • Inkurajon të ushqyerit me fruta dhe perime të freskëta.
  • Është e lehtë për tu ndjekur. Nuk ka njehsime apo matje, dhe
  • Inkurajon ushtrimet.

Dobësitë

  • Ushqimet mund të mos ju eksitojnë dhe mund të ndodhë që dieta të të bëhet bajat.
  • Mund të mërziteni duke ngrënë çdo herë nga një mollë para secilit vakt ushqimi.
  • Eliminon shumë ushqime dhe nuk lejon mundësinë që të përfshini ushqimet favorit herë pas here.
  • Mund të jetë e vështirë për ata të cilët janë vegjetarian e kësi nuk kemi shumë ne mesin e shqiptarëve.

Në fundë….

Kombinimi i ngrënies së një molle para secilit vakt ushqimi dhe plani i rekomanduar i ushqimeve mund të zvogëloj apetitin dhe kështu ka gjasa të rezultojë në humbje të peshës për shumë ata të cilët mbajnë këtë dietë. Mollët janë gjithashtu burim i mirë i fibrës që ka një mori dobish shëndetësore.

Disa prej tyre që mbajnë këtë dietë (3 apple a day diet) pas pak mund të mërziten duke ngrënë 3 molla në ditë. Përveç tjerash edhe plani i ushqimit nuk lejon që të mashtroni dhe kështu mund ta bëjë këtë plan të vështirë për disa që ta inkorporojnë këtë si mënyrë të të jetuarit (stil jete).[/wp-like-locker]

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

39 KOMENTET

  1. pershendjee ju lutem desha tju them mendova s eme ndihmoni jam 12 vjeqe edhe kam 60 kile e kam deformuar trupin qka me ndon s eshte me e mira per muaa

    • Dafina, per ty eshte me mire te kesh kujdes ne ushqime, dmth te mos hash embelsira dhe ushqime me shume yndyre e shumicen e tyre ti zevendesosh me pem e perime, e gjithashtu te merresh me ndonje aktivitet fizik si vrapim, ose dil e loz me shume. Nuk eshte mire te merresh me dieta ngase je e re dhe akoma duke u rritur e zhvilluar. Shendet dhe cdo te mire.

  2. Ju lutem a keni ndonje keshill lidhur me humbje ne pesh lidhur me barkun domenthen per trupin se mesa shof jam deformuar paska si shuumm dhe i gjith trupi eshte ber me sheja dhe e urrej kete gje shpresj te me ktheni nje perigje shum te shpejt dhe te vleresuar nga ana juaj.Ju lutem shpreson s e me kuptoni 🙁

  3. pershendetje ! un jam nje vajz siq shihet edhe nga emri por desha tju them ju lutem mundeni te me ndihmoni lidhur me humbjen ne pesh se si duhet te veproj qe te bej nje form te trupin me te mir te me hiqet barki se shum eshte fryer ju lutemmm me ndihmonii se kam shuum nevoj Ju lutemmm <2 🙁

    • Rita, ketu ne sherohu.com kemi disa dieta, tek ti nuk mungon motivimi per te humbur pesh dhe e gjitha qe te duhet eshte te ushqehesh me mire te besh kujdes se cfare hane dhe sa hane, te merresh pak me ndonje aktivitet fizik, per ndryshe nuk ka ndonje shkop magjik qe te shndrron ne peshen e duhur pa u munduar. Lexo te gjitha dietat ne kete faqe.

  4. jom 26 vjeqare jom 105 kg kom provu dieten 7 dittore 14 kg i kom humb po masi e kom lon dieten prap kom fitu ato kg kom provu edhe 3 dieta prap kom fitu qka kom hek kg.ja kom nis me vrapu per 5 muj kom hum 15 kg masi kom lon vrapimin prap kom fitu me jepni nje keshill qka me bo ju lutem

    • arbenita, ti duhesh t’bojsh diete per ton jeten, dieta nenkupton qe te kujdesesh cka po han e te hash kryesisht pem e perime e jo ushqime qe prap ta kthejn peshen, qe te vraposh ose merresh me ndonje aktivitet fizik tjeter qe te djegesh kalorit e teperta. Keto jane hapa qe duhesh marresh ne menyre qe mos te kthehesh ne peshen e padeshiruar e te mirmbash peshen qe deshiron. Cka po ben ti tash thejsht po ben diet e po kthehesh ne po te njejten ritem dhe menyre te jeteses qe ke bere para dietes, menyre e jetesese qe tka bere 105 kilogram. Asnje diet nuk te ndihmon nese nuk ndryshon. Ndrro kete dhe do te ndryshosh per gjithmon. Shendet dhe cdo te mire.

  5. mirdita jam nora jam nan e tre fmive jam 27 vjeqare peshoj 1.76 pesha ime asht shum 120 kg deshta me perdor qet dijeten 7 ditesh po supen nuk muj me pi edhe a muj me nderpre pas shtat ditesh me pazu dy dit apo me vazhdu apet prej te pares dit ju lutem ma ktheni pergjigjjen ju faleminderit shum

    • Supa eshte thjesht dicka shtes qe ti mundesh me pi ose mos me pi fare. Te sugjeroj te pauzosh 3 dit e pastaj ta perseritesh prap, gjithmon nese veren dicka qe nuk eshte mire me shendetin tuaj ateher te sugjeroj te nderpresh dieten menjeher. Shendet dhe cdo te mire.

  6. po shfletoj disa dieta edhe mrrina ketu ne faqen e juaj…Deshiroj qe tme ndimoni edhe mua si te tjerv.Kam provuar shum dieta po se di kam shtuar prap pesh,jam e gjat1.64 dhe peshoj 70 kg.Keto kilo i kam qe 3 vite qe nga lindja e vajzes.ju lutem me ndimo me rekomamdo ndonje diet qe mendon qe me ndimon.faliminderit shum

    • Joca, shume e kan provuar dieten 7 ditore dhe kan patur sukses, kjo diete eshte e pak e mundimshme sepse kerkon ndryshim rigoroz te te ushqyerit. Po qe se ke durimin te punosh me veten per nje kohe me te gjate atehere ndrysho te ushqyerit, pra ha me shume pem e perime, buken e bardh e zevendeso me te zez, pi uje pak me shume dhe me e rendesishmja merru me ndonje aktivitet fizik. Keshtu jo vetem qe humb peshe por edhe je perfundimisht me e shendetshme.

  7. Pershendetje desha tju pyse per dijet 7ditshe se vertet kam nevoj per dijet Te shpejt po ekam femijen be gj a endalon gjir kjo dijet Se nuk du Ta largoj vajzen pej gjir flm shum

    • Pershendetje Diellza, nuk te kisha sugjeru ta provosh kete diet tani. Je e re dhe ke mundesi qe te humbesh pesh gradualisht, duke u kujdesur ne te ushqyer dhe duke u bere me aktive fizikisht. Ushqehu me me shume pem e perime e me pak ushqime te zakonshme, pi uje me shume dhe leviz apo behu me shume aktive fizkisht.

  8. Persh Admin sapo zbulova faqen tuaj rastesisht duke naviguar ne internet duke qen qe jam e interesuar per te ber nje diet qe te bie nga pesha e tepert qe kam qe prej 5- 6 vitesh.Ne fillim sme bente pershtypje kur shtoja pesh ,ndihesha mir me veten por pasi arrita nje pesh dhe nuk isha un qe kontrolloja ushqimin por tashme isha vartese e ushqimit mbi te gjitha e varur nga embelsirat pasi i deshiroj shum.Kam nisur disa her dieta kam ren 2 deri ne 5 kile pastaj jam kthyer serisht ne gjendjen e merparsshme pasi e kam len dieten.Tani jam e vendour te dobesohem ne radh te par sepse nuk ndihem mir me veten ka filluar tme besdisi mbie pesha ime dhe mbi te gjitha dua te mbes shtatzen.Jam e gjat 1.62 dhe peshoj rreth 80 kg, do doja te humbja te pakten 15 kg i lexova disa dieta dhe dieta qe mu duke me interesante ishte ajo 7 ditore.I vetmi problem eshte qe smund ta ha dot ate supen qe eshte e rekomanduar sepse nuk e ha dot qepen por mendova te pergatis vet nje sup me perime dhe ta konsumoj.dhe doja qe te pija ter kohes kafe ose caj sepse me duket sikur me heqin urin.Te pershendes dhe te falenderoj per dietat qe publikon.Me respekt Anna

    • Anna, supen nuk e ke patjeter ta perdoresh dhe per at e kam cekur ne artikull se eshte “shtes” qe dmth se rekomandohet te perdoret por nuk eshte patjeter sepse dieta mund te behet edhe pa supe. Por, problemi tek ti duket te jet vartesia dhe dobsia e juaj qe ti dorzohesh qejfit ndaj embelsirave. Nese arrin ta mposhtesh kete deshire atehere kur te humbesh pesh ti do kesh sukses ta mirmbash, sepse keshtu sado qe humb pesh prap do ta fitosh te njejten pesh pas pak. Shendet dhe suksese.

  9. un sot filloj dieten se jam shendosh shum,un jam 19 vjeqe ju lutem me nepni ni kshill, para 1 viti isha 61 kg kur errdha ne itali shtova 80 kg

  10. pershendetje mund ndokush te me jape ndonje keshille per te bere humbje peshe une kam 47 kilogramn por dua te bhem 42 mund dikush te me jape ndonje diete a?? ju lutem

  11. Pershendetje nese ka mundesi te me tregoni se nuk po i kuptoj keto qe shkruajn ne filxhane spo ikuptoj se pse ne filxhane djathi aty qe shkruan gjysem filxhani djath nese ka mundesi me me tregu

  12. sot do ta filloj kete diet kam mbajtur djeta edhe perpara dhe kam humbur peshe por e kam shtuar peshen shpejt kjo me shqetson mu se e di se do humb pesh por do e fitoj pastaj trupi mesohet per pak dite dhe nuk ha shum por me von ke oreks shum e veshtire un e kontrolloj veten tek kalorite shkoj dhe gym se po ja e tejkalova pak me ushqim shendoshem shpejt desha tju pyes? si mund te mbash peshen mbas djetes pak a shum e di pergjigjen te hash me pak evito brumerat pije uje ha perime por shum e veshtire .

  13. ju lutem me jepni nje diete qe te kumb kg sa me shpejt pasi ashtu e kam punen..por pa efekte se nje here qe kam mbajtur diete me dha efekt ne floke dhe me rane shume.gjithe te mirat .flm nga klejda.

  14. Persh Erida.Ti thjesht ke zbatuar ate rregull qe duhet te hash 1 molle para cdo vakti apo ke ndjekur ate qe thote me lart se cafre duhet te hash mengjes dreke dhe darke?

  15. pershendetje une e kam mbajtur kete diete jam ne diten e 7 dhe kam rene 4 kg me asnje diete me pare nuk kisha pare kete rezultat e arrita vetem per nje jave shume faleminderit…………

  16. un jam 68 Kg dhe jam i gjat 1.78 dua vetem te ju falemderoj juve per ket tem se
    shum tem e qelluar koka ju uroj edhe tema te reja 😀

  17. Jo nuk me shton por te them te drejten nuk eshte se kam humbur.Pastaj sado e mire te jete molla nese ti konsumon ushqime me shume kalori ajo nuk mund te jape aq efekt qe te te dobesoje.Ajo te ndihmon.Une jam 60 kg dhe jam 1.68 e gjate.Molla vetem shendoshje nuk te jep.Kam qene 69 kg dhe tani jam kaq.Une e dija ku ishte celesi i shendoshjes sime.Konsumoja shume brumera dhe ushqim te fast-food.Mjafton qe nderpreva ato dhe tani konsumoj gjelle me perime dhe bej 15-20 min hedhje ne litar perdite.E tani jam shume mire.Gjithe te mirat Miranda.

  18. Jo jo nuk jam diabetike,perkundrazi jam shume mire por nga te gjitha frutat ajo me terheq me shume.Faleminderit per pergjigjen dhe ju uroj gjithe te mirat.

  19. Pershendetje.Teme shume e bukur kjo po une doja te beja nje pyetje.Po une qe mollen e kam fruten time dhe mund te ha 1 kg ne dite per te mos thene qe po pata me shume konsumoj edhe me shume.Cfare efekti ka molla ne shendet nese konsumohet 1-2 kg ne dite.Me respekt dhe gjithe te mirat.

Leave a Reply to jocaCancel reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.