Dieta Ushtarake: Udhëzues për Fillestar (dhe një plan ushqimi)

0
2380

Dieta UshtarakeDieta ushtarake tani për tani është një nga dietat më popullore në botë. Besohet se ju ndihmon te humbni peshe shpejt, deri në 10 pound (4.5 kg) brenda një jave të vetme.

Dieta ushtarake është gjithashtu e lirë. Nuk duhet libër, ushqim i shtrenjtë apo gjëra shtesë që duhet të blini.

Por a funksionon kjo dietë në të vërtetë, dhe a është diçka që duhet të provoni? Ky artikull shpjegon gjithçka që ju duhet të dini për dietën ushtarake.

Çfarë është Dieta Ushtarake?

Dieta ushtarake, e quajtur edhe dietën 3-ditore, është një dietë humbje peshe që mund t’ju ndihmojë të humbni deri në 4.5 kilogramë në javë.

Plani i dietës ushtarake përfshin një plan vakt 3-ditor të ndjekur nga 4 ditë jashtë, dhe cikli javor përsëritet vazhdimisht derisa të arrini peshën tuaj qëllimore.

Përkrahësit e dietës pohojnë se është projektuar nga nutritionists në ushtrinë amerikane në mënyrë ushtarët të marrin formën e duhur shpejtë.

Megjithatë, e vërteta është se dieta s’ka të bëjë asgjë me asnjë institucion ushtarak ose qeveritar.

Dieta ushtarake njihet edhe me disa emra të tjerë, si dieta e marinës, dieta e ushtrisë dhe madje edhe dieta e akullores.

Përfundimisht:
Dieta ushtarake është dietë me pakë kalori për humbje peshe që pretendohet se promovon humbje të konsiderueshme për vetëm një javë.

Si funksionon dieta ushtarake?

Dieta ushtarake 3-ditore në fakt është e ndarë në 2 faza gjatë një periudhe 7-ditore.

Për 3 ditët e para, duhet të ndiqni një plan të caktuar të ushqimeve për mëngjes, drekë dhe darkë. Nuk ka ushqime në mes të ngrënies (mesvaktet).

Konsumi i kalorive gjatë kësaj faze është afërsisht 1,100-1,400 kalori në ditë.

Kjo sasi është shumë më e ulët sesa sasia mesatare që merr një i rritur gjatë ditës.

Për 4 ditët e mbetura të javës, ju inkurajoheni të hani shëndetshëm dhe vazhdoni ta mbani ulët konsumin e kalorive.

Përkrahësit e dietës ushtarake pohojnë që ju mund ta përsërisni disa herë derisa të arrini peshën tuaj që dëshironi.

Përfundimisht:
3 ditët e para të dietës ushtarake kanë një plan të caktuar ushqimi dhe përfshijnë kufizimin e kalorive. 4 ditët e mbetura kanë më pak kufizime.

Plani i ushqimit të Dietës Ushtarake

Ky është plani 3 ditor i ushqimit në dietën ushtarake.

Dita 1

Ky është plani i vakteve për ditën 1 me rreth 1,400 kalori.

Mëngjesi:

  •     Një rrisk tosti me 2 lugë gjalpë kikiriku.
  •     Një gjysmë grejpfrut.
  •     (Zgjedhore) Një filxhan kafe ose çaj.

Dreka:

  •     Një rriskë e tosti.
  •     Gjysmë filxhani me peshk ton.
  •     (Zgjedhore) Një filxhan kafe ose çaj.

Darka:

  •     85 gramë mishi me një filxhan fasule të gjelbër.
  •     Një mollë të vogël.
  •     Gjysma banane.
  •     Një filxhan akullore me vanilje.

Dita 2

Këto janë ushqimet për ditën e dytë me rreth 1,200 kalori.

Mëngjesi:

  •     Një rriskë tosti.
  •     Një vezë të zier.
  •     Gjysma banane.
  •     (Zgjedhore) Një filxhan kafe ose çaj.

Dreka:

  •     Një vezë të zier.
  •     Një filxhan gjizë.
  •     5 kraker të kripur.
  •     (Zgjedhore) Një filxhan kafe ose çaj.

Darka:

  •     Dy salsiçe të nxehta (hot dog), pa simite (pa bukë).
  •     Gjysmë filxhani karrota dhe një gjysmë filxhani tjetër me brokoli.
  •     Gjysma banane.
  •     Gjysmë gote me akullore vanilje.

Dita 3

Këtu është plani për ditën e 3, i cili arrin në rreth 1.100 kalori.

Mëngjesi:

  •     Një rriskë me 28 gramë djathë çedar
  •     5 kraker të kripur
  •     Një mollë të vogël
  •     (Zgjedhore) Një filxhan kafe ose çaj

Dreka:

  •     Një rriskë tosti
  •     Një vezë, të pjekur apo sido që ju pëlqen
  •     (Zgjedhore) Një filxhan kafe ose çaj

Darka:

  •     Një filxhan me peshk ton
  •     Gjysma banane
  •     1 filxhan akullore vanilje

Për aq kohë sa nuk shtoni kalori të tepërta nga sheqeri dhe kremi, ju jeni të lirë të pini sa do kafe ose çaj që dëshironi (ama mos e tepro me sheqer e krem). Pini edhe shumë ujë.

4 Ditët e mbetura

Edhe në pjesën e mbetur të javës ju gjithashtu vazhdoni të jeni në dietë.

Mesvaktet janë të lejuara dhe nuk ka kufizime të ushqimeve. Sidoqoftë, sugjeroheni të kufizoni sasinë totale të kalorive që të mbetet nën 1,500 në ditë.

Nuk ka rregulla të tjera për 4 ditët e mbetura të dietës.

Përfundimisht:
3 ditët e para të dietës kanë një menu të caktuar, ndërsa 4 të tjera janë më pak të kufizuara. Ju rekomandohet të hani shëndetshëm dhe për të kufizuar kaloritë për 4 ditë të mbetura.

Ushqimet shtesë që lejohen

Zëvendësimet lejohen gjatë fazës 3-ditore për ata me ndalesa (restrikcione) dietike, por porcionet duhet të përmbajnë të njëjtin numër të kalorive.

Për shembull, nëse keni një alergji kikiriku, në vend të gjalpë kikirikut mund të blini gjalpë të bajameve (almonds).

Nëse jeni vegjetarian ju gjithashtu mund të zëvendësoni 1 filxhan me peshk ton për disa bajame (almonds).

E rëndësishme është se kaloritë mbeten të njëjta. Nëse ndryshoni planin e vakteve në ndonjë mënyrë, ju duhet të numëroni kalori.

Përkrahësit e dietës ushtarake ju inkurajojnë të pini ujë të nxehtë me limon, por rekomandojnë kundër pijeve artificiale të ëmbla. Megjithatë, nuk ka asnjë arsye shkencore pse kjo të mos jetë një ide e mirë.

Përfundimisht:
Nëse keni kufizime dietetike, atëherë ju lejohet të zëvendësoni ushqimet e kalorive të barabarta.

A është Dieta Ushtarake e Bazuar në Evidencë?

Nuk ka pasur studime mbi dietën ushtarake. Megjithatë, personi mesatar ka shumë të ngjarë të humbasë disa kilogramë për shkak të kufizimit kalorik gjatë një jave.

Nëse më pak kalori futen se sa dalin nga indet dhjamore tuaj, atëherë kuptohet se humbni peshë.

Megjithatë, mbështetësit e dietës pohojnë se në planin e ushqimeve (vakteve) ka një avantazh në humbje peshe për shkak të “kombinimeve ushqimore”. Këto kombinime thuhet se rritin metabolizmin tuaj dhe djegin dhjamin, por nuk ka evidencë prapa këtyre pretendimeve.

Kafeja dhe çaji jeshil përmbajnë përbërës që mund paksa të rrisin metabolizmin, por nuk ka kombinime të njohura të ushqimeve që mund ta bëjnë këtë.

Dhe, nëse shikoni ushqimet e përgjithshme të përfshira në planin e vakteve të kësaj diete, thjesht nuk duket si një dietë që shkrinë yndyrë.

Ushqimet e larta në proteina nxisin metabolizmin më shumë se ushqimet e tjera. Por shumica e ushqimeve në dietën ushtarake janë të pakta në proteina dhe të larta në karbohidrate, që është një kombinim i keq për humbjen e peshës.

Disa njerëz gjithashtu pretendojnë se kjo dietë ka dobi të ngjashme shëndetësore si agjerimi me nderprerje. Megjithatë, nuk agjërohet në këtë dietë, kështu që kjo është e pavërtetë.

Përfundimisht:
Dieta ushtarake mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, sepse është shumë e ulët në kalori. Megjithatë, ajo nuk ka avantazh të veçantë që e bën atë më efektiv se sa dietat e tjera me kalori të kufizuara.

A është i sigurt dhe i qëndrueshëm Dieta Ushtarake?

Dieta ushtarake me gjithë gjasat duhet të jetë e sigurt sepse është shumë i shkurtër për të bërë dëme të përhershme.

Megjithatë, nëse do të ndiqnit këtë dietë për muaj të tërë, kufiri i rreptë i kalorive mund të ju vë në rrezik të keni mangësi në materie ushqyese.

Kjo është veçanërisht e vërtetë në qoftë se ju nuk hani rregullisht perime dhe ushqime të tjera cilësore gjatë ditëve tuaja.

Përveç kësaj, salsiçet (hot dogs), krakerët dhe akulloret çdo javë kanë potencial të shkaktojnë probleme metabolike. Ushqimi i keq (junk food) nuk duhet të jetë një pjesë e rregullt e dietës suaj.

Për sa i përket qëndrueshmërisë, kjo dietë është mjaft e lehtë për tu bërë. Nuk varet në ndryshimet afatgjata të veseve të njeriut dhe kërkon vetëm vullnet për një kohë të shkurtër.

Si e till, pasi që nuk ndryshon vetit e tua të ushqyerit kjo dietë ndoshta nuk do t’ju ndihmojë të mos shtoni peshë për shumë kohë.

Përfundimisht:
Dieta ushtarake ka gjasa të jetë e sigurt për njerëzit e shëndetshëm, por nuk duhet të bëhet për periudha të gjata kohore. Kjo ndoshta nuk shkakton humbje të qëndrueshme në peshës.

A mundemi vërtetë ti humbim 4.5 kg për një javë?

Kjo dietë u bë e njohur sepse pretendon se mund të humbësh 4.5 kg për një javë.

Teorikisht, kjo normë e humbjes së peshës është e mundur për njerëzit me mbipeshë të cilët i kufizojnë dukshëm kaloritë. Megjithatë, shumica e humbjes së peshës do të jetë për shkak të humbjes së ujit, jo yndyrës.

Pesha e ujit bie shpejt me rënien e glikogjenit të deponuar në trup, gjë që ndodh kur kufizoni karbohidratet dhe kaloritë.

Kjo duket e mirë në peshore, por kjo peshë do të rifitohet kur të filloni të hani normalisht përsëri.

Përfundimisht:
Është e mundur për të humbur 4.5 kg në një javë. Megjithatë, shumica e kësaj do të jetë pesha e ujit, e cila rifitohet kur fillon të hash normalisht.

Mund të funksionojë, por jo për kohë të gjatë

Nëse doni të humbni pak kilogram shpejt, atëherë dieta ushtarake mund të ndihmojë.

Por me gjithë gjasat do të rimarrësh përsëri peshën shumë shpejt. Kjo nuk është thjesht një dietë e mirë për humbje peshe njëherë e përgjithmonë.

Nëse jeni serioz në lidhje me humbjen e peshës dhe mos ta shtoni më, atëherë ka shumë metoda tjera për humbje peshe që janë shumë më mirë se dieta ushtarake.

Burimi:
https://www.healthline.com/

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.