Efektet e Duhanit Ne Shendetin Oral

1
2712
Pirja e Duhanit

Pirja e DuhanitEfektet e demshme nga pirja e duhanit shpesh lidhen me temat e rëndësishme si kanceri i mushkerive dhe çështjet kardiovaskulare. Por, saktësisht si ndikon pirja e duhanit në shëndetin oral dhe dental tuaj, apo më mirë të themi cilët janë pasojat e pirjes se duhanit për shëndetin e gojës?

Me thithjen e tymit te cigares, kimikalet dhe karcionegjenet mbushin gojën tonë. Ajo që nuk mund të largohet përmes hundës dhe gojës mbetet dhe absorbohet nga mishi i dhëmbëve dhe indet. Sipas WebMD.com, këto kimikale mund të ndikojnë lidhjen mes eshtrave dhe indeve të dhëmbëve dhe kështu të ndërhyjnë në qelizat normale të indeve të mishit të dhëmbëve. Dr. Rober Genco, njeherit edhe editor i Revistes Periodontology, sqaron se si thithja e tymit të duhanit zvogëlon sasinë e oksigjenit që dërgohet te indi gingivit kështu duke zvogëluar materiet ushqyese dhe duke i bërë duhanpirësit më të cenueshëm ndaj infeksioneve si sëmundja e mishit të dhëmbëve.

Nëse mendon pak dhe të kujtohet kur së pari herë ke provuar të pish duhan, ndoshta të kujtohet ajo ndjenja djegëse në fund të fytit që ke ndjerë. Kjo është për shkak se tymi paralizon apo shkatërron të ashtuquajturat “cilia” (qime të vogla që funksionojnë për të pastruar bronket në mushkëri) dhe kështu si mushkëritë ashtu edhe bronket irritohen.

Me vazhdimin e pirjes së duhanit funksionimi i atyre qimeve (cilia) zvogëlohet dhe fillon të rritet prodhimi i mukozës. Kollitja zakonisht fillon gradualisht dhe ciliat e mbetura punojnë pa ndërprerë (edhe pas orarit).

Kanceri i gojes gjithashtu është lidhur shumë me pirjen e duhanit. Rastet e kancerit te gojës, buzëve, gjuhës dhe fytit shumë më shumë ndodhë tek duhanpirësit se sa te ata që nuk pinë duhanin. Kontrollet e rregullta të dhëmbëve dhe i gojës ndihmon në parandalimin dhe shpërndarjen e ndonjë kanceri e gjithashtu edhe minimizon komplikimet.

Përveç këtyre gjërave më serioze që duhani mund të shkaktoj, duhani gjithashtu shkakton erën e keqe të gojës, njollosjen e dhëmbëve dhe zvogëlim të aftësisë së shqisave të shijes dhe nuhatjes. Pirja e duhanit shkakton dy lloje të njollosjes së dhëmbëve. Në fillim akumulohet një ngjyrë sipërfaqësore mbi sipërfaqen e dhëmbit, kjo mund të largohet me pastrim profesional të dhëmbëve, por gradualisht në fund të të futet në dhëmb përmes vrimave të poreve dhe përfundimisht të njollos dhëmbin.

Efekti i pirjes së duhanit për një kohë të gjatë në fund do e shndërroj dhëmbin me një ngjyrë më të errët – të duket si i kalbur.

Duhanpirësit e rregullt pas një kohe munden që gjithashtu të humbin edhe aftësinë e të shijuarit dhe të nuhaturit dhe këtë nuk mund ta kuptojnë deri pas lënies së duhanit. Kjo ndodh për shkak të humbjes së aftësisë së ndjesisë të receptorëve për shkak të mbulimit të fytit dhe vrimave të hundës me zift të cigares.

Hulumtuesit për shumë vite me radhë kanë raportuar efektet armiqësore të duhanit. Gati secili sistem i trupit preket në mënyrë drastike, duke përfshirë këtu edhe dhëmbët, mishi i dhëmbëve dhe fyti. Është vërtetuar se dobitë e mospirjes së duhanit fillojnë që nga dita që vendosni ta leni duhanin (edhe mbas 20 minutave nga cigarja e fundit shtypja e gjakut bie dhe temperatura në duar dhe këmbë tua ngritët).

Dhe mos harro se edhe aftësia e shqisave të të shijuarit dhe nuhatjes kthehet me lënien e duhanit.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

1 Koment

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.