Falja: Lirimi i inatit dhe hidhërimit

2
2177

Si të arrijë të falë?

Falja është përkushtim ndaj procesit të ndryshimit. Për të filluar, ti mund të:

  • Konsiderosh vlerën e faljes dhe rëndësinë e saj në jetën tuaj dhe kohës së tashme.
  • Reflekto mbi faktet e situatës (ngjarjes), si ke reaguar dhe si ky kombinim ngjarjesh ka ndikuar në jetën tuaj, shëndetin dhe mirëqenien.
  • Kur të jesh i/e gatshëm, në mënyrë aktive zgjedh të falësh personin që të ka lënduar.
  • Largohu nga roli si viktimë dhe liro kontrollin dhe fuqinë që situata dhe personi që ju ka lënduar ka pas në jetën tuaj.

Kur të lirosh inatin (zemërimin), ju më nuk do të definoni jetën tuaj se si je lënduar. E ndoshta edhe do të gjeni mirëkuptim dhe dhembshuri (arrin ta kuptosh më mirë situatën pse ka ndodh gjërat ashtu si kanë ndodh).

Çka ndodhë nëse nuk mund të falësh dikë?

Falja mund të jetë e vështirë, veçanërisht kur personi që ju ka lënduar nuk e pranon apo nuk flet për pendimin e tij/saj. Nëse ke ngecur kështu, konsidero situatën nga pikëpamja e atij apo asaj. Pyet vetën pse ai apo ajo po sillet kështu. Ndoshta edhe ti do të reagoje ngjashëm po të përballeshe me të njëjtën situatë. Gjithashtu, provo të zgjerosh pikëpamjen e botës. Prano dhe prit se herë pas here do të kesh gjëra të tilla nga njerëz në jetën tuaj. Ndoshta bënë mirë të reflektosh pak në ato momente kur edhe ti ke lënduar tjerët dhe në ato momente kur dikush të ka falë. Mund të jetë e dobishme dhe ndihmuese të mbash ditar, bësh lutje apo meditosh – apo flasësh me ndonjë person që i beson dhe ke parë që është i dijshëm dhe kuptueshëm, si lider shpirtëror, psikolog apo edhe shok ose familjar i juaj.

1
2
3
4
5
6
Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

2 KOMENTET

    • Do e shikoj ku qendron problemi, faleminderit qe me lajmerove. Sidoqofte, po deshe mund tia dergosh linkun dikujt permes emailes, thjest kopjo dhe ngjite kete link (sherohu.com/falja-lirimi-i-inatit-dhe-hidherimit) ne vendin ku shkruan tekstin edhe e dergon. Faleminderit

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.