Ftohja apo Gripi: Cila është?

1
2049

Ftohja dhe GripiFtohja dhe gripi i zakonshëm janë sëmundje të traktit të frymëmarrjes me simptoma të ngjashme. Nëse është ashtu atëherë si ta dimë nëse është njëra apo tjetra. Ndryshimi kryesorë në mes të ftohjes dhe gripit (influenzës) është ashpërsia e këtyre simptomave

Simptomat e gripit në përgjithësi:

  • Vijnë shpejtë dhe janë të ashpra.
  • Shoqërohen me ethe me temperature e cila anon të jetë e lartë dhe zgjas (3 deri 4 ditë) në krahasim me ethet me temperaturë të ulët që zakonisht shoqëron ftohjen e jo gripin.
  • Përfshinë edhe dhembjet e trupit dhe plogështi dhe lodhjen e mundimshme

Simptomat e zakonshme të ftohjes:

  • Simptomat e ftohjes gradualisht keqësohen brenda disa ditëve.
  • Nxënie hundës
  • Shpesh shkaktojnë skuqje fyti, kurse gripi rrallë e shkakton skuqjen e ftytit.
  • Mund të shkaktoj plogështi por kjo është shumë më pak e ashpër në krahasim me lodhjet që mund ta kesh nga gripi.
  • Zakonisht nuk rezulton në probleme serioze shëndetësore dhe hospitalizonim.

Ka teste që ju ndihmojnë të diagnostikoni gripin por nuk ka teste për ftohje. Një test i shpejt mund të bëhet dhe rezultatet janë të gatshme brenda disa minutave. Meqenëse ky test zakonisht bëhet për të parë se sa është shpërndarë gripi në një vend dhe rrallë bëhet dhe kërkohet për tu bërë, mjekët zakonisht janë të aftë të përcaktojnë cilën rrugë duhet ndjekur për trajtimin e gripit apo ftohjes thjeshtë duke u bazuar në simptomat e juaja.

Lexo edhe për 12 mënyrat natyrale të parandalimit të ftohjes dhe gripit

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.