Ftoi – Të mirat Shëndetesore

0
2426

FtoiFtoi cilësohet si një fryt me pak kalori, përmban antioksidues poli-fenolike jetike. Lëndët catechin dhe epicatechin që ndodhen në frutin e ftoit mënjanojnë ose mbrojnë mukozën e aparatit tretës nga veprimi inflamator e kanceroz i kimikateve toksike. Konsumimi i ftonjve është i dobishëm për ata që vuajnë nga gastriti dhe ulcera e stomakut. Të pasura me vitaminën C dhe lëndë ushqyese të tjera të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu një dietë me ftua ndihmon njerëzit me mbipeshë për t’u dobësuar si dhe të kenë një trup të shëndetshëm e sportiv.

Ftoi i mbushur me vitamina

Përveç të mirave të këtij fruti, të dobishme janë edhe farat e ftoit, të cilat përmbajnë vitaminë B17, e cila ka efekt antikancerogjen. Ftoi paraqet një bombë të vërtetë të vitaminave. Ai më së shumti përmban vitaminën C, por edhe provitaminë A, vitamina B1 dhe B2. Nga mineralët më së shumti përmban bakër, kalium, kalcium, magnez, natrium, hekur, sulfur dhe klor. Farat e ftoit janë të pasura edhe me yndyra. Aq sa ftoi është një frut shërues, po aq janë edhe farat e gjethet e tij.

Ftoi dhe cilësitë e tij kuruese

Ftoi përdoret i freskët apo në formë të kompostos, si reçel, si marmelatë, si dhe për t’i dhënë shije (aromë dhe qëndrueshmëri) marmelatës së mollës, dardhës dhe të frutave të tjera. Për qëllime mjekësore përdoren bërthamat e thata, gjethet dhe fruti. Bërthamat jane në shije të bajameve të hidhura pa erë. Bërthamat e ftoit thahen në hije dhe me kujdes që të mos myken. Duke qenë se ftonjtë kalben lehtë, duhet të mblidhen pak si të gjelbër, pak para disa ditësh së pjekjes së plotë. Të ruhen në vende të thata me ajër.

Hyrida Basha është Msc. Biologe Molekulare, ajo gjithashtu është një dietologe dhe shkruan per dietat ne shtatzani, dieta per adoleshentë, dieta për uljen e nivelit të LDLs, (kolesterinës së keqe), si dhe dieta per dobesim. Facebook

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.