Ja si dhe kur duhet Pire Uje qe te Jete i Efeksthem

1
1813

uji1Trupi ynë përbëhet nga 55-75 përqind ujë, prandaj edhe kemi aq shumë nevojë për të pirë ujë, në mënyrë që të kompensohet sasia e ujit që del nga organizmi. Uji përfaqëson rreth 70% të peshës trupore te një i rritur dhe deri në 80% të peshës trupore të një foshnje. Në rastet e obezitetit zbret në 45 %.  Çdo gjashtë javë, sasia e ujit në organizmin tonë zëvendësohet me ujë të ri.  Prandaj, është me rëndësi pirja e ujit para se të shfaqet ndjesia e etjes.

Uji ka një rol tepër të rëndësishëm në funksionimin e organeve vitale. Ne e humbasim një  sasi të ujit sepse nxirret jashtë me anë të urinimit dhe djersës. Që trupi të mos hidratohet duhet që kjo sasi të kompesohet nëpërmjet pirjes dhe ushqimit. Uji na ndihmon që nga trupi të nxjerrim produktet e panevojshme të metabolizmit të yndyrnave. Ky proces ka shumë rëndësi te personat që duan të humbin peshë.

Uji jep ndjenjën e ngopjes, prandaj personave që duan të humbin në peshë u këshillohet që të pinë një gotë ujë para çdo vakti. Nëse organizmit i mungon uji, kjo reflektohet në funksionimin e të gjitha sistemeve të tij dhe personi i tillë ndjen lodhje, dhembje të kokës, marramendje, etje dhe ngërçe në muskuj. Marrja e sasive të mjaftueshme të ujit dhe konsumimi i frutave dhe perimeve është gjëja më e mirë që mund të bëni për lëkurën tuaj, nëse doni që ajo të duket e freskët dhe e re. Te personat gjithnjë të dehidruar lëkura është më pak elastike. Kjo gjendje ndryshon nga lëkura e thatë, e cila është kështu kryesisht për shkak të sapunit, ujit të nxehtë dhe ekspozimit në ajër të thatë.

Bazuar në përbërjen minerale, uji mund të jetë pak i mineralizuar (më pak se 50 mg / l), oligomineral (jo më shumë se 500 mg / l), me përmbajtje të lartë minerale (500 mg / l në 1.000 mg / l) dhe shumë i mineralizuar (me më shumë se 1500 mg / l).  Nga frutat dhe perimet, ato që përmbajnë sasi të mëdha të ujit si bostani, rrushi, domatja,kungulli, pjepri  kastraveci, patëllxhani etj të cilat e ndihmojnë lekurën tuaj dhe gjithë organizmin të jenë të shëndetshëm. Uji duhet të jetë i pasur në minerale të dobishme për trupin e njeriut.

Ndër mineralet e dobishme përmenden:

Magnezi që mbron zemrën, veshkat, sistemin muskular dhe ndihmon tretjen, Kalciumi si element integrues i kockave dhe i rëndësishëm për sistemin dentar, Bikarbonatet në sasi të konsiderueshme ndihmojnë tretjen dhe janë pozitive për asimilimin e energjisë në formën e duhur, etj. Substancat që duhet të jenë prezente në sasi të limituara janë Natriumi i cili në sasi të mëdha pengon proçesin e qarkullimit të ujit në organizëm, Nitratet që janë substanca ndotëse dhe gjithashtu produkti nuk duhet të shfaqë asnjë prezencë Nitritesh.

Çastet më të dobishme kur duhet pire ujin janë si më poshtë:

  • 2 gota ujë pasi zgjohemi prej gjumit. Kjo sasi ndihmon organet e brendshme të aktivizohen
  • 1 gotë ujë 30 minuta para vaktit sepse ndihmon tretjen
  • 1 gotë para dushit ndihmon në uljen e presionit arterial
  • 1 gotë para gjumit ndihmon në parandalimin e problemeve kardiake
Hyrida Basha është Msc. Biologe Molekulare, ajo gjithashtu është një dietologe dhe shkruan per dietat ne shtatzani, dieta per adoleshentë, dieta për uljen e nivelit të LDLs, (kolesterinës së keqe), si dhe dieta per dobesim. Facebook

1 Koment

  1. Pershendetje.Jam me Diabet tip B.E vertet eshte se mund ta kuroj prej 20 ditesh? Nuk di si tjaushperblen kete.RESPEKTE

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.