Jo Te Gjitha Vitaminat Per Shtatzani Jane Te Njejta

19 comments

Vitaminat per shtatzani (prenatal vitamins) jane esenciale per gra te cilat jane duke provuar qe te ngelin shtatzene e gjithashtu edhe per ato te cilat jane shtatzanise. Trupi juaj ka nevoj per nje sasi te shtuar te materieve ushqyese sikur acidi folik, i cili ndihmon ne mbrojtjen e embrionit kunder defekteve neurale ne javet e para te zhvillimit te tij. Per me teper, nje grua qe shpreson te ngel shtatzene ka nevoj per me shume hekur, kalcium dhe proteina, te cilat suplementet me vitamina per para-shtatzani ofrojne. Me se miri ju duhet te filloni te merrni vitamina per shtatzani tre muaj para se planifikon te ngelesh shtatzene.

Sidoqofte, egzistone nje variacion i madhe ne mes te llojeve te ndryshme te vitaminave per shtatzani. Fatkeqsisht, studimet e fundit kane treguar probleme me disa lloje te emrave (brands) me te njohur te ketyre suplementeve, te cilet nuk i permbushin standardet e kerkuara te vitaminave per shtatzani. Dhe kjo i ven ne rrezik si nenat ashtu edhe foshnjet dhe deshtone t’iu ofrojne grave te moshes per lindje vitaminat dhe mineralet qe atyre ju duhen per nje shtatzani te shendetshme.

Keshtuqe duhet pasur kujdes se cilet lloj te suplementeve bleni dhe ju preferohet nga mjeku. E nese doni qe ti veni ne test vitaminat per shtatzani ateher thjeshte hudhe nje ne nje gote me uthull dhe perzije. Duhet qe gati e gjitha te tretet pas 20 minutave dhe nese nuk tretet ateher mund te deshtoje te zberthehet sa duhet ne trupin tuaj. Dhe ne te njejten kohe ju mund te mos merrni ndonje materie ushqyese shume te rendesishme per te cilen ju dhe foshnja juaj keni nevoje.

Eshte gabim te mendosh se zgjedhja e duhur eshte te blesh vitaminat per shtatzani me te shtrenjta. Pyet mjekun se cilet suplement ai/ajo rekomandon dhe bej testin tuaj para se te fillosh cfardo programi vitaminash ne te cilin shendeti juaj dhe i foshnjes tuaj varet.

Related Posts with Thumbnails

POSTE TE NGJAJSHME:
  • Diabeti Ne Shtatzani Nese keni diabetin nuk do te thote se nuk mund...
  • Cila Peshe Konsiderohet Mbipeshe Ne Shtatzani Shume gra pyesin per peshen e tyre edhe para se...
  • Pergaditja e Trupit Tuaj Per Shtatzani Rregullat e shtatzanis mund te jen aq rigoroze saqe shume...
  • Seksi Ne Shtatzani Nese jeni shtatzan apo edhe ndoshta planifikoni te mbeteni shtatzan...
  • Rrethanat Shendetsore Qe Duhet Konsideruar Para Shtatzanis Pasi qe keni vendosur te filloni te krijoni familje, ju...
  • Abonim FALAS: Abonohu me RSS feed ose merr artikujt e ri drejtë në emailin tuaj
    *Shko tash hap emailin tuaj dhe AKTIVIZO abonimin, * Nëse nuk e gjeni emailin qe ju kemi derguar, kontrollo në spam folder

    Qendro ne rrjedha!

    Abonohu ne sherohu.com me E-mail ose me RSS që të njoftoheni kur publikohen artikujt e ri.

    { 19 comments… read them below or add one }

    1 lili 17/02/2010 at 5:13 pm

    pershendetje ju falmnderit per keshillat vertet jan shum te mira
    e pash qe tek komentet se si te mbesim shtatzene ishte mbylur mundesia per te shkruar Aateher po ju shkruaj ketu,un kam 6 muja martese dhe tani deshiroj te mbesem shtatzene ne fillim twe janarit kam dalur pozitiv me clamydia dhe europlazem kam perdorur banrat doxycikln sumamed dhe polygynax vaginaleta tani po mendoj qe ne fun te marsit qe bej prap strishot dhe a mundem ateher te provoj te mbes shtatzene tani kam per te pire tableta cikloprogynov sapo te me vije menst. per rregullimin ecilit ndersa ciklin ekam ne rregull qdo 30 dite, mirepo mjeku me ka then qe mitren e keni kthyer retro si qfar pozocioni duhet marr qe te arrij sperma ne miter dhe me folikula 10 e 11.47 mm a mundem te mbes shtatnene dhe tani po perdot vitamina b complex dhe flagyl antibiotik s di pse mejku me dha aq shum barna qka te bej ju leutem me dnimoni seps ejam shum konfuze pse aq shum barera deri ateher dhe diqka marredhenjet prej janarit i bej me prezervativ qe te mbetem e mbrojtur nga ndojne infeksion
    ju falemnderit shume per kohen tuaj

    2 admin 18/02/2010 at 3:40 am

    lili, gjendja retro nuk do te thote se eshte shkaktar qe ju te mos mbeteni shtatzene dhe se shume gra me retro uterus mbeten dhe kalojne nje shtatzeni te shendetshme. Rasti kur ajo dyshohet eshte kur perjashtohen te gjitha dyshimet tjere. Ne ratin tuaj ju keni mjaft arsye tjera pse nuk mbeteni shtatzene, si psh clamydia… medikamentet qe ke perdor si doxyciklin jane kunder infekcionit bakterial dhe clamydia eshte nje prej tyre. Clamidin mund ta ket edhe burri andaj nese nuk eshte kontrolluar te sugjeroj ti thuash qe te kontrollohet sepse nese njeri partner e ka atehere eshte e mundur qe edhe tjetri ta ket. Tek meshkujt simptomat nuk verehen shume dhe nuk ka se si te tregohet ndryshe perpos permes testit. Dhe nese nuk sherohenhi qe te dy atehere gjasat jane shume te mira qe prap ti ta kontraktosh kete infeksion. Cycloproginova eshte per rregullimin e ciklit me fjal tjetra eshte terapi e rregullimit te hormoneve. Edhe flagyl eshte nje medikament qe perdoret per sherimin e infeksioneve te shkaktuara nga bakteriet dhe mikroorganizmat tjere te quajtur protoza. E gjitha qe mund te them eshte te ndjekesh udhezimet e mjekut dhe te gjitha keto medikamente jane per shkak te gjendjes qe ke. Vazhdo te kesh mardhenie te mbrojtuara deri sa te sherohesh plotesisht. Mos te harroj te tregoj se clamydia mund te transferohet edhe nga seksi oral…
    Te pershendes dhe te uroj shendet dhe cdo te mire.

    3 buqe 04/03/2010 at 10:10 pm

    jam anemike dhe deshijoj te di se qfare te predori kunder aemise

    4 admin 04/03/2010 at 11:21 pm

    buqe, merr suplement me hekur dhe shiko nese gjendja nuk permiresohet vizito mjekun prap.

    5 lili 13/03/2010 at 2:06 pm

    pershendetje dr
    po ju shkruaj prap,heren e fundit ciklin e kam pasur me 29 janar dhe deri me sot jan bere 43 dite e un ende nuk kam cikel tesin e kam ba ka dale negativ un po mbrohem nga shtatzania shkaku i clamidias dhe europlazmas antibiotiket i kam mbaruar dhe asnjehere nuk me jan vonuar kaq gjat sepse i kam pasur shum ne rregull spo di a eshte shkaku i antibiotikeve apo qka qe u be kaq kohe e un ende nuk kam cikel po mborohemi me prezervativ dhe e di sigurt qe nuk jam shtatzane edhe pse kam shum qef qe kjo te ndodhe sa ma pare por tani po pres ciklin dhe te bj strishiy per clamidia dhe europlazma sepse me 23 janar kam perfundu antibiotiket e tash po kam shprese qe me esht hequr infeskioni sepse poo e verej qe jam permiresuar dukshem ne orhganizem perveq qrregullim qe kam tani per tani,
    falemnderit

    6 admin 17/03/2010 at 4:33 pm

    lili, ka mundesi qe trajtimi te ket shkaktuar kete vones, sidoqofte si ju ashtu edhe partneri duhet te kontrolloni per klamidia sepse ka mundesi qe kjo te bartet nga njeri te tjetri dhe nese njeri nuk sherohet prap tjetri mund ta fitoj. Sidoqofte, eshte shenj i mire qe keni keto permiresime dhe besoj se ka permiresime atehere kur ndjehen ato. gjithashtu besoj se edhe menstruacinot do te kthehen nese shkaku i tyre nuk ka te beje me dicka tjeter perpos terapis. Te peshendes dhe uroj qe te jeni shendosh dhe gjithcka te shkoj mire.

    7 lili 17/03/2010 at 11:57 pm

    ju falemnderit shum shum shumeeeee per keshillat qe na jepni

    8 rita 22/03/2010 at 10:47 am

    pershndetje ju lutm desh tju bej ni pytje 4gjys nuk kam fmij mjeka mika qit do barrna per me met shtatzan ajn tmir per shtatzni quhen UTROGESTAN100 pres pergjigjen ju pershndes shum tung nga rita

    9 admin 22/03/2010 at 2:49 pm

    rita, po sigurisht duke u bazuar ne gjendjen tuaj edhe mjeku ju ka pershkruar ato barna dhe besoj se ka bere mire. Shendet dhe suksese.

    10 rita 22/03/2010 at 5:35 pm

    FLM SHUM PER PERGJEGJE ZOTI JU SHPBLEFT MET MIRA
    TUNG
    NGA RITA

    11 lili 23/03/2010 at 7:15 pm

    pershendetje
    ndoshta jam bere e teper duke ju shkruar mirepo po ju besoj em shum keshillave tua se atyre te mjekut ngase me dukeni shum te pergatitur profesionalisht,pas nji vonese prej 52 ditesh me ka ardhur cikli mirepo deshta te konsultohem me ju e te filloj te perdor cikloproginov e te mbrohem ndersa un mezi pres te mbes shtatzene apo te perdor clomifen per rritjne e folikulave sepse un asnjeher nuk kam pasur probleme me cikel perveq kesaj here siq that edhe ju shakaku i terapise, a mund te diagnostifikohemi per clamidia dhe nese eshshte larguar kur mund te filloj te perdot clomifen sot esht dita e pare e ciklit dhe a mund te provoj ket muaj ?pres me paduri pergjigjen tuaj ju falemnderit

    12 admin 04/04/2010 at 11:14 pm

    Lili, nëse je diagnostifikuar me klamidi atëherë bënë mirë të mos kesh marëdhënie sepse mund ta transferosh tek burri ose anasjelltas (ta transferoj ai atë tek ti). Nëse nuk ke klamidia atëherë mund të provosh të mbetesh shtatzënë. Të uroj shëndet dhe çdo të mirë.

    13 Lona 13/04/2010 at 9:27 am

    pershendetje deshta te ju pyes kam fillu me perdor folic acid kam deshir te ngelem shtatezan sa me ndimon kjo vitamin dhe tableta ka 5mg mos eshte shume nje ne dite a po pak sa duhet me i perdor nese ka mundesi per pergjegjjen faleminderit shume per keshilla te cilat i kemi shume te nevojshme.

    14 Lona 14/04/2010 at 9:43 pm

    pershendetje deshta te ju pyes kam fillu me perdor folic acid kam deshir te ngelem shtatezan sa me ndimon kjo vitamin dhe tableta ka 5mg mos eshte shume nje ne dite a po pak sa duhet me i perdor nese ka mundesi per pergjegjjen faleminderit shume per keshilla te cilat i kemi shume te nevojshme.

    15 admin 16/04/2010 at 12:51 am

    lona, mire ke bere qe ke filluar te marresh acid folik qysh para se te mbetesh shtatzene. Sipas disa studimeve qe jane bere perdorimi i acidit folik ka treguar se ndihmon edhe ne shtimin e gjasave qe te mbetesh shtatzene. doza ditore qe rekomandohet eshte 400 por nuk eshte shume as 500mcg (mikrogram) ose 5mg. Te pershendes dhe deshiroj cdo te mire.

    16 ana 16/05/2010 at 9:55 pm

    hiii

    17 shenka 20/05/2010 at 8:43 am

    Pershendetje;i lexova komentet lartë dhe me bëri pershtypje vullneti juaj per ndihmë.Desha të bëj një pyetje:jam shtatzanë 5 javë kam qenë te mjekja ime dhe me konfirmoi shtatzanin por une u shqetsova pak se me tha se nuk eshste zhvilluar fryti aq sa duhej te ishte per 5 jave dhe me dha vitamina dhe utrogestan.me trego ju lutem a mund te mos zhvilohet me fryti dhe cili eshte rreziku/paraprakisht ju pershendes

    18 admin 28/05/2010 at 7:28 pm

    shenka, ka mundsi qe fryti te mos zhvillohet dhe per kete mjeku ju ka shkruar at terap, mos u shqetso thjesht merr kete terapi dhe besoj se gjithcka do te jet ne rregull e gjithashtu bej kontroll pas pak kohe prap qe te shohesh se si po ecen puna. Ju pershendes dhe uroj cdo te mire.

    19 flora 15/06/2010 at 6:48 pm

    dua te di se a mund te mbes femna shtatezene nese ben mardhenie gjat ciklit mujor (merstracioneve) ?

    Leave a Comment

    Previous post:

    Next post:

    Get Adobe Flash playerPlugin by wpburn.com wordpress themes
    [your name] on TwitterSherohu RSS FeedDergo Email