Kapslleku: Ilace Natyrale dhe Barna Shtepiake per Kapsllek

38
4676

kapsllekuProblemet e kapsllëkut kanë të bëjnë kryesisht nga një diete e keqe kështu që nëse shtoni më shumë perime jeshile dhe fruta në dietën tuaj ju do ti dhuroni trupit ekstra fiber, diçka që i mungon për të nxjerr më lehtë jashtëqitjen. Pra, në fillim thjeshtë shto sasinë e ushqimeve që përbëhen na laksativ natyral. Ato ushqime janë avokado, bajamet, kajsia, kokosi, çikori, hurmet, fara të lirit, fig, mango, rrush, papaja, ullinj, majdanoz, sojë, rrepë, arra dhe lakërishtë. Favoritë prej këtyre që përmendëm janë mango dhe farat e linit.

Shtimi i vitaminës C në dietën tuaj gjithashtu ndihmon që të luftoni ndonjë infeksion që mund të ndikoj në jashtëqitjen tuaj.

Njëherë kur të fillon kapslleku gjendja më pas shkon duke u keqësuar nëse nuk trajtohet. Sa më gjatë ushqimi mbetet në sistemin e tretjes aq më shumë ujë shpenzohet (nxirret) prej ushqimit për tu përdor për pjesët tjera të trupit. Kështu pra e bënë ushqimin më të fortë dhe më të vështirë që të lëvizë. Për të shëruar këtë ju duhet të shtoni sasinë e ujit që pini. Nëse pyet sa uje duhet pire për këtë atëherë mund të themi se nga 6 deri 8 gota të mëdha ujë në ditë ndihmojnë dhe mjaftojnë. Këto gota ujë shtojnë lagështinë ushqimit që po bllokon sistemin tuaj dhe ndihmon që gjithçka të lëviz tutje. Dhe nëse mërzitesh duke pirë ujë atëherë është në të mirën tënde e gjithashtu është edhe e sigurt ti shtoni disa pika limoni në gotën me ujë që pini.

Nëse akoma po kërkoni të gjeni ilac per kapsllek atëherë më poshtë keni disa metoda shtepiake apo barna shtepiake kunder kapsllekut që mund ti provosh.

  • Shto 1-2 lugë gjelle me mjaltë në një gotë me qumësht dhe pije këtë dy herë në ditë.
  • Për lehtësim të menjëhershëm nga kapslleku pi lëng karrote me lëng spinaqi para se të bini për të fjetur.
  • Pi leng portokalli në stomak të thatë në mëngjes, dhe
  • Së dy apo tri herë në ditë pi një gotë ujë me dy lugë uthull molle, dy lugë limon dhe mjaltë, nëse ki, për ti rregulluar shijen.

Nëse problemi vazhdon akoma për 8-10 ditë, duhet që të vizitoni mjekun. A kemi dikë këtu që ka apo ka pasur probleme me kapsllëk dhe të na tregoj përvojën e tij se si e ka mënjanuar këtë problem? Ti ndajmë përvojat tona dhe të tregojmë se çka ndihmon dhe çka nuk ka pasur sukses në trajtimin e kapsllëkut.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

38 KOMENTET

  1. Prsh. Jam xhemali dhe jetoj ne itali kam problem me kapsllekun nuk arrij te lirohem kompletisht per disa kohe dilja me gjak por kohet e fundit duket se eshte ndaluar dalja me gjak dhe isha ne rregull per disa kohe por tani kam probleme me kapsllekun

    • Provo te pish nje lug vaj ulliri extra virgin cdo mramje dhe ne mengjes po sa qe zgjohesh me nje gote uje. Kjo ka pas efekt tek disa, pervec tjerash rregullo te ushqyerit. Shendet dhe gjith te mirat.

  2. Dita,nuk te keshilloj asnje ilac ,por te hash vetem hudhra,se ato i mbysin bubat xhane dhe pse pak me vones,sepse tani i pashe keto mesazhe dhe sugjerime ketu ! Uroj qe gjithcka te shkoje per mrekulli ! Me respekt nga Sara !

  3. Pershendetjet e mia, para disa dite un kam vujt disa her nga kapselleku arsyejen pak a shum e zbulova,
    1. Mos te ngrej ushqime te thata
    2. Lengje te gazuara jan shum demshme
    3. Te konsumojm sa me shume peme/perime
    4. Preferoj te merremi me fitnes ose ushtrime qfardo
    5. Pirja e nje qaji kamelice para nukes sepse pastron zorren e trash
    Etjetj..

  4. Un kam pas probleme dhe kam me kapsllekun,un konsumoj shum uje dhe caja,cfardo cajash dhe normalizohem,shum varet dhe nga lengjet pe ke ne trup,cdo gje varet ke ushqimi qe konsumon,hani sa me shume supa,me respekt Jeta

  5. Jam shum e shqetesuar jam shtatzene 9 javeshe dhe zbulove se kam buba ,ju lutem me ndihmoni jam shum e shqetesuar a ka probleme per bebin ,ju falenderoj

  6. Jam student ne Arabine Saudite dhe kam pas problem me kapsllek e kam perdor nje sirup qe quhet DUPHALAC shjien e ka te mir dhe me lejen Zotit ka ndikuar menjeher, ka mundesi te kete edhe tek ne ne barnatore ju deshiroj sherim te shpejt

  7. mund te me ndihmoni ju lutem? jam 14 vjeq dhe mu kane bere disa cuclla apo si thirren me gramatike dhe nuk di si ti heq? mund te me ndihmoni ju lutem:(?

  8. pershendetje , te njejtin poblem ka dhe djali im qe eshte 6 vjec ka gjakderdhje ,dhe del nje here ne 4 ose 5 ose 6 dite ne banje,cfare duhet te bej?

  9. Pershendetje te gjithve, un kisha dasht me dit ky medikamenti me ane te lengut te qepes, mbrenda sa kohe fillon me reagimin dhe a eshte sasia prej 500ml minimale apo mundet te konsumohen edhe sasi me te vogla?

  10. Qka mund te marë per tu shliruar nga kapslliku se kam edhe dhimt e barkut nuk kam dal qe pesë ditë ju falemnderit per ndihmë

    • Së pari të sugjeroj të vizitosh mjekun e më pas duhet të kujdesesh në ushqimet që hanë, në artikullin ku ke komentu gjithashtu gjen edhe këshillat dhe mënyrat natyrale për tu liruar nga kapsllëku. Shëndet dhe çdo të mirë

  11. Per te pas sukses sa me te shpejsh per kapsllek ateher ne mengjes pini nji liter e gjysem uj brenda 1 ore dhe ajo meniher fillon te ju ndihmoj.

  12. Peshendetje!
    Jam ne moshen 41vjeç.
    kam problem me peshen time
    jam 1.70cm dhe peshe 81kg
    kam shume oreks ,por njekohesisht dua te bie ne peshe.
    çme keshilloni

  13. Pershendetje nga Bekimi, Une kam pasur probleme me kapsellekun, menyra me e mire per ta lehtesuar apo per te mos mbetur kaps eshte; Marrja e ushqimit me luge, duhet per te perdore peme, si molla, dardha, pjeshka, gjithesesi para buke, po ashtu duhet pire shume uje, eshte mire qe ne mengjes te pini 2 gota uje ne stomak te zbrazet.
    Edhe ushtrimet si vrapimi ju bejne mire, sepse behet levizja me leht e zorreve, kjo do tu lehtesoj qe te mos mbeteni kaps. Mbeteni te pershendetur.

  14. kam pare nje adrese ne internet qe i zhduk parazitet e zorreve me disa bime por a ka ndonje mjek per ta vertetu se eshte reklam apo keto bime japin vertet rezultat.thelifetree.com.
    flm per pergjigjen une kam perdorur disa here secnidazole per 5 dite por ajo kthehet perseri ne periudha te ndryshme do te doja ti provoja keto bime por nuk di?

    • inda, produkti ne lifetree.com duket shum premtues dhe edhe ndoshta eshte efektiv por nuk e di sa eshte efektiv dhe nuk po te them ta provosh edhe pse ne at faqe flitet se perberja e produktit eshte 100% natyrale dhe nese eshte ashtu atehere nuk besoj se do te kete efekte anesore pervec atyre pozitive. Te pershendes.

    • inda, nuk kam njohuri per ndonje ilac bimor nese ka dikush le te tregon. E di se per trajtimin e amebes perdoren metronidazole apo Tinadazole. Sidoqofte, konsultohu me mjek sepse ndodh qe te behet rezistente ndaj terapis dhe duhet shikuar cka te behet me pas. Cdo te mire.

  15. Flm nga ti Teuta por mu eshte problem se sa po me largohen prape po kthehen se aty kur kam mare rezultatin nga mjeku me kan dal qe kam vezet dhe cistat e paraziteve por flm shum nga ti do te kam parasysh edhe keshillen tuaj se me te vertete me bejn shum nervoz keto parazite se kam edhe dhimbje te barkut une ….. Ju pershendes .

  16. pershendetje per edliren dhe per te gjith ata qe kan probleme me skrrajat
    ,un di se me kollomoq te zier eliminohen skrrajat,duhet te pihet langu i kollomoqeve 2,3 lug ne qdo mengjes
    deri sa te veren ndryshimin.

  17. Flm per keshillen tuaj po fjale eshte per (skrajat apo si thua ti qe paraqiten edhe te femijet por mua sa po largohen prape po kthehen parazite dhe vezet e tyre te cilet me duken po shumohen prap ,kam perdoru barna por per nje kohe mu kan largue por jan kthye prape .Por kjo keshilla e juaja te pihet qumeshti ne mengjez apo ne mbremje …flm shum per keshillen tuaj.

  18. Persehndetje juve edhe une kam nje problem me kapsellek por kam vizitue mjekun por une kam edhe nje problem tjeter se me jan shfaqur parazitet ne bark si duhet te largohen keto gjera ka ndonje keshill apo …. i kam pas disa ilaqe por nje kohe mu larguan por prape po formohen ne parazitet nese keni ndonje keshill do te jete e mireseardhun per mue flm per keshillen tuaj …

    • eldira, Per krimba (skrraja) atehere merr 250ml qumesht te vluar dhe shto 1 ose 2 luge caji me vaj ricini (blihet ne barnatore). Perdore kete solucion, kjo eshte nje metode e vjeter e largimit te krimbave (parazit) e ndoshta funksionon edhe tek ti.

  19. Admin ju flm. shume shume mendoje te me keni ndihmuar shume flm. pa tjeter se prap eshte kthyer infeksioni dhe kjo nuk eshte hera e pare prej asaj kohe qe para nje viti me ka ndosh me shume se 4 here , e njejta gje problemi eshte se mjeket nuk po e dijne se prej nga po vjen flm. edhe nje here shume

  20. Pershendetje jam nje bashkatdhetar nga Zvicra, gjithashtu edhe une kam probleme me kapsllekun , por jo vetem kaq me sa duket pak eshte me e komplikuar situata ime . Une para nje viti isha i shtrire ne spital gjoja nga nje infeksion ne zorren e trashe, shkaqet se psa jam infektuar ne zorren e trashe nuk i dinin as mjeket . me ane te antibiotikeve u rregullua cdo gje , mirepo here pas here kam probleme me zorret . shtrengime ne bark dhimbje dhe veshtiresi ne jashtqitje , ne keto situata nga zorra e trashe del nje leng i trashe i cili me shkakton djegje marramendese ne anus . Ju lutem per ndihme se po vuaj shume flm. per pergjigje

    • Beni, ndoshta prapë të është kthyer infeksioni dhe për këtë të sugjeroj të vizitosh prapë mjekun. Njëra nga arsyet kryesore që ndodh kapsllëku është mungesa e ushqimeve me fibër dhe sasia e pamjaftueshme e pirjes së ujit. Kështu që shtoj këto dyja dhe mos ha shumë por mundohu të hash më shpesh e më pakë çdo herë. Kështu lejon që tretja e ushqimit të bëhet më mirë. Edhe një gjë… bëj një agjërim 3 ditor dhe gjatë këtyre ditëve ha vetëm molla (jo më shumë 7 mollë të qëruara në ditë) dhe pi ujë (1.5 deri dy gjatë ditës). Këtë bëje pas vizitës së mjekut në mënyrë që të shikohet nëse prapë të është kthyer infeksioni. Të përshëndes dhe uroj çdo të mirë.

  21. peshendetje kam problem me kapsllek kam gjakderdhje her her edhe kam thimbje barku shum qka me kishit keshillu te bej e pres pergjigjjen tuaj

    • Nita, provo keto qe kam shkruar ne artikullin qe ke lexuar dhe besoj se do te kesh permiresim te gjendjes. Sidoqofte, nese ke kete gjendje qe nje kohe te gjate dhe nuk e ke vizituar mjekun atehere te sugjeroj ta besh. Mos harro te shtosh sasin e pirjes se ujit, uji eshte ajo qe i mungon trupit me se shumti dhe se shumica pine sasi te pamjaftueshme te ujit, andaj pi 2 litra uje gjat dites. Une nganjehere pi edhe me shume se 2 litra vetem uje duke mos llogaritur cajin dhe lengjet tjera aty ketu. Te pershendes.

Leave a Reply to LumiCancel reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.