Kastraveci Per Shendet, Rini dhe Energji Pjesa-2

0
1734
kastraveci

Ky post është pjesa e dytë e postit të mëhershëm që mund ta shfletosh këtu “kastraveci – dobitë shëndetësore pjesa e parë

Ja edhe disa dobi tjera shëndetësore që kastraveci ofron shëndetit të ati që e konsumon.

Përbërësit alkalin që gjenden në lëngun e kastravecit ndihmon në rregullimin e pH-s të gjakut dhe në neutralizimin e acidit në trupin tuaj. Pra, kastraveci është i dobishëm për këdo që ka probleme me tretje. Mineralet dhe përbërja me sodium që gjendet në kastravec mund të ndihmoj në normalizimin e shtypjes së gjakut.

Kastraveci Per Inde, Temerature dhe Nyje

Silica në kastravec i ndihmon trupit të njeriut në ndërtimin e indeve lidhëse të shëndetshme. Shumë tjerë tregojnë se të pish lëng kastraveci kur ke temperaturë ndihmon ndihmon në uljen e saj. Nëse ke dhimbje të nyejve vitaminat dhe mineralet ushqyese të kastraveci-t besohet se e luftojnë acidin urik që shkakton inflamacionin e nyjeve, pra kastraveci ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve.

Për shkak se kastraveci përmban elektrolite që i duhen trupit tuaj, të hash më shumë kastravec të ndihmon të hidratosh qelizat dhe të lehtësosh mbajtjen e ujit.

Antioksiduesit dhe vitamina C dhe A në kastravec e bëjnë një ushqim të shkëlqyeshëm për psoriasin dhe gjendjet tjera të lëkurës. Vitaminat, karbohidratet dhe materiet ushqyese të shumta që gjenden në kastravec janë burim shumë i mirë natyral për të shtuar energjinë atëherë kur ndihesh i lodhur.

Pra, duke marr parasysh të gjitha këto dobi shëndetësore që kastraveci ofron atëherë nuk do koment që të konsumosh kastravecin më shumë është më mirë për shëndetin tuaj. Kastraveci shkon shumë mirë me sallata dhe perime tjera dhe nuk duhet lënë anash. Një mënyrë e shijshme si të konsumohet kastraveci është të prihet në rrathë, grij qep, pak krip dhe biber dhe salcë kosi. E për ju që jeni intolerant ndaj laktozë në vend të kosit hidh vaj ulliri dhe uthull sezonale që të bësh një sallat që do shkoj me çfarëdo ushqimi.

Kastraveci ndoshta nuk është edhe aq pashëm sa disa perime tjera, por me dobitë ushqyese që sjell patjetër duhet të fitoj një vend në tavolinën tuaj.

Pra, kastraveci duhet konsumuar pa marr parasysh mënyrës se si konsumohet, trupi juaj do të falënderoj.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.