Keshilla Te Thjeshta Se Si Ti Hiqni Qafe Aknet

admin 11/06/2009 20

A je lodhur duke shikuar vetën në pasqyrë për të parë aknet që ti ka ngulur sytë? A ka diçka më të keqe se sa të zgjohesh në mëngjes para se të nisesh për në punë, shkollë, fakultet apo edhe ndonjë eveniment e të shohësh se një puçërr e madhe e shëmtuar të ka dalë? Ja di përgjigjen kësaj pyetje e sigurisht se edhe ti e din! Epo, kemi lajme të mira. Nuk ke nevojë të bësh ashtu si ke bërë deri tash. Me fjalë tjera po dua të them se nuk ke nevojë ti shtrydhësh për ti hequr qafesh ato puçrra; ja kështu mund t’i ndalni ato të mos shfaqen:

Aknet – 5 Keshillat:

  1. Kjo vlen për femra që vejnë makijazh (shminkohen) – provoni të vësh makijazh që nuk është edhe aq i yndyrshëm për shkak se mund të irritoj aknet (puçrrat). Ndoshta duhet përmendur këtë edhe me shpesh që nuk duhet të harrosh se duhet të stopohet së shtrydhuri ato puçrra për shkak se shtrydhja e grith lëkuren dhe len shenja që mbeten gjatë.
  2. Një mënyrë tjetër efektive që të ndalësh aknet (puçrrat) të mos ju dalin është të vëni një pako akulli në vendin e infektuar pas çdo 20 minutave ose edhe me gjatë dhe të mbash aty për një kohë të gjatë deri sa të vëresh ndryshime – besomë se do të vëresh!
  3. Nëse je e dëshpëruar dhe patjetër ju duhet të gjeni një zgjidhje atëherë ju sugjeroj të përdorni “fshehës” (ndryshe e quajnë sherk) sepse ky ofron një rregullim të përkohshëm të problemit.
  4. Një mënyrë e vjetër që ende përdoret për të ndalur aknet (puçrrat) të mos dalin është të vëni pak paste dhëmbësh në vendin ku keni puçrrën dhe shikoni deri sa të thahet. Këtë mund ta bësh gjatë natës duke vendosur pakë paste të brendit favorit tuaj në vendin e infektuar dhe në mëngjes duhet që të zvogëlohet nëse nuk hiqet krejtësisht.
  5. Mos e shtrydh apo ngacmo puçrrën pasi që kjo vetëm se e keqëson problemin. Më ka ndodhur që një puçërr e vogël të bëhet aq e madhe saqë kur ktheja kokën anash mund ta vëreja puçrrën në hije (si bri) e ndoshta kjo të ka ndodhur edhe ty… . Kështu që bojsh çka t’bojsh mos e shtrydh puçrrën se vetëm se e keqëson gjendjen edhe më shumë e sidomos kur ato janë pa maje (vrimë dalëse). Në vend, përveç gjërave që përmendëm deri më tani, përdor sapunin rregullisht edhe për pastrim të duarve e gjithashtu edhe të fytyrës.

Këto sugjerime se si ti largoni aknet (puçrrat) dhe si të trajtoni vendin e infektuar janë vetëm fillimi i  një higjiene dhe kujdesi të fytyrës. Një libër që më ka ndihmuar shumë e që ua sugjeroj atyre që kanë probleme me akne është acne free in 3 days – pa akne për 3 ditë!… Libri është në gjuhën angleze dhe autori është intervistuar edhe në kanale televizive për suksesin e këti produkti.

20 Comments »

  1. Dielli 01/04/2012 at 17:49 - Reply

    po ky libri i famshem “acne free in 3 days ” a shitet edhe ne Shqiperi e KOsove ?

  2. Marigona 20/03/2012 at 21:30 - Reply

    Mfal a ka mundsi mem ndimu dikush
    kom perdor shum sene,qa kom lexu neper faqe t`ndryshme ninternet ,po shumica prej tyre nuk mkan ndiku. amo o ni problem se un i kom nguc gjithmon. :)
    faleminderit per mirkuptim.

  3. fati_donati@hotmail.com 06/05/2010 at 13:33 - Reply

    ariana amundemi me porosit ket kremin qe po na preferon nga zvicra differin une e kisha mar nesa kamunsi qmimin me tregu ju pershendes shum ariana.

  4. dimi 19/04/2010 at 11:04 - Reply

    pershendetje . mua nuk me dalin akne por vetem disa pika shum te imta edhe shum te shpeshta ,ne qofet se i ndrydhi ata hekn por ne qofet se si preki ato jesin ashtu ? aka mundesi mem ndihum a , ak far medikamenti per at lloj ? ju lutem ma ktheni pergjigjjen

    • admin 22/04/2010 at 00:21 - Reply

      dimi, me mire do te ishte per ty qe te vizitosh mjekun e lekkures (dermatolog). Pi uje me shume, nje menyre shume e mire e pastrimit te organizmit dhe keshtu edhe pucrra do te kesh me pak ose hiq. te pershendes.

Leave A Response »