Kjo është sa Shpesh duhet ndërruar brushën e dhëmbëve!

0
1923
brusha e dhembeve
brusha e dhembeve

Nuk është një shenjë e mirë nëse nuk ju kujtohet hera e fundit që keni ndërruar brushën tuaj të dhëmbëve. Sidoqoftë, nuk jemi këtu për të turpëruar ty; jemi për t’ju ndihmuar. Vetëm se ta dini: Para se të përfundoni së lexuari këtë artikull ju me siguri do ta gjuani në bërllok brushën tuaj të dhëmbëve.

Hedhe në kosh bërlloku brushën e dhëmbëve që ke

Pastrimi i dhëmbëve ka gjasa të bëhet një aktivitet automatik për ju. Zgjohu, pastro dhëmbët; përgatitu për me fjet, pastro dhëmbët. I a keni borxh vetvetes që ti hidhni një shikim më të përafërt rutinës tuaj të pastrimit të dhëmbëve. Gjegjësisht, statusi i brushës tuaj të dhëmbëve. Nëse furça juaj nuk është e pastër, si mund të prisni që ajo të lëmoj e xixëlloi dhëmbët në mënyrë efektive? Sipas Shoqatës Amerikane të Dhëmbëve (ADA), ju duhet të ndërroni furçën tuaj të dhëmbëve (ose kokën elektrike të brushës) çdo tre deri në katër muaj. Kjo është, nëse e përdorni atë dy herë në ditë, të cilën ne shpresojmë që të bëni. Mendoni për brushën tuaj të dhëmbëve si një artikull sezonal.

Dentisti Keith Arbeitman i thotë Business Insider një tjetër indikator kyç që brusha dhëmbëve duhet të hidhet në kosh bërlloku: “Sapo qimet e brushës shtrembërohen të përkulem, kjo është shenjë se nuk po pastroni dhëmbët si duhet”. Arbeitman gjithashtu rekomandon që herë me gjuhë të prekni dhe kontrolloni dhëmbët tuaj. Nëse nuk e ndjen se dhëmbët nuk janë edhe aq të lëmuar sa zakonisht, brusha juaj ndoshta më nuk po bënë pastrimin si duhet.

Lëre (vendose) në këmbë

Mund të ju tingëllojë paksa qesharake. Tre muaj nuk është një kohë shumë e gjatë. Cila është më e keqja që mund të ndodhë nëse e injoroni këshillën tonë? Disa gjëra të fëlliqura mund të hyjnë në qimet e brushës. Me fjalë tjera. Sipas një studimi të vitit 2015, brushat e dhëmbëve në banjat e përbashkëta mund të kontaminohen me lëndë fekale. Sipas Lauren Aber, MHS, një nga autorët e studimit, duke vendosur brushën në një ambient me ajër rreth ndotësve të njerëzve të tjerë është një gjë e rrezikshme, . Çuditërisht, kjo nuk është problematike kur jetoni vetëm. Problemi ndodh kur materia fekale është nga dikush tjetër, sepse “përmban baktere, viruse ose parazitë që nuk janë pjesë e florës suaj normale”.

Zgjidhja më logjike është një mbulesë (këllëf) brushe dhëmbësh, apo jo? Epo, ato nuk janë në të vërtetë të gjitha të dobishme. “Përdorimi i një këllëfi brushës nuk mbron një brushë dhëmbësh nga rritja bakteriale, por në të vërtetë krijon një mjedis ku bakteret janë më të përshtatshme për t’u zhvilluar, duke mbajtur të lagët brushën dhe duke mos lejuar që koka e brushës të thahet mes përdorimeve”, tha Aber. Një studim i vitit 2007 e konfirmon këtë. Përveç zëvendësimit të rregullt, një mënyrë e mirë dhe e lehtë për të mbrojtur brushën e dhëmbëve të pambuluar nga mikrobet e padëshiruar është: Vendose të qëndrojë në këmbë. “Nëse ju vendosni një brushë dhëmbësh të qëndroj në këmbë që të thahet në mes të përdorimeve,” tha Arbeitman për Business Insider, “bakteret përfundimisht do të vdesin.”

Burimi:
https://www.curiosity.com

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.