Kujdesi Ndaj Veshkave

admin 09/04/2009 69

Imagjino sikur kurre te mos kesh mundesi te ndrrosh thesin e fsheses elektrike! Apo cka sikur te kesh nje fshes dore por jo nje tave (kaci) per te larguar berllogun qe mblidhet ne shtepi. Pastrimi eshte i domosdoshem. Nje jave me vone, shtepia fillon te duket ndryshe, por lere per nja dy vite… a po arrin te kuptosh tash?

E njejta vlene edhe per veshkat tona. Kur veshkat nuk filtrojne si duhet, mbeturinat mund te mbesin te kurthuara brenda trupit tone dhe grumbullohen deri ne nivele te rrezikshme. Ky post mbulon gjerat baze rreth semundjes se veshkeve dhe se cka mund te besh per te bere ndryshim per te mire te ketyre organeve vitale.

Si Funksionojne Veshkat?

Kety dy organe qe duket si kokrra fasule e qe ndodhen ne te dy anet e shpines vetem pak perfundi kafazit te brinjeve filtrojne mbi 190 litra gjake ne dite, kthejen 187 litra te gjakut te pastruar ne sistem. Pjesa e mbetur e afro 2 litrave perfshine produkte mbeturinash dhe lengjeve te teperta qe trupit tone nuk i duhen dhe nxirren jashte me procesin e urinimit.

Cilat Jane Simptomet E Semundjes Se Veshkeve?

Ne fillimet e saja ju ndoshta nuk mund te zbuloni se dicka nuk eshte ne rregull. Disa prej shenjave dhe simtpomeve te semundjes se veshkeve mund te jene:

1. Ndryshime ne Urine

Veshkat prodhojne urine dhe keshtu kur ato deshtojne urina ndryshone. Si?

  • Ndoshta ju duhet qe te zgjoheni naten per te urinuar.
  • Urina mund te jete me shkumb. Ndoshta Urinoni me shpeshe apo me shume se sa zakonisht dhe urina ka ngjyre te zbehte.
  • Urinoni me rralle apo ne sasi me te vogel se sa zakonisht dhe se urina ka ngjyre te erret.
  • Urina juaj mund te ket gjake.
  • Keni shtypje apo veshtirsi ne urinim

2. Enjtje

Veshkat e deshtuara nuk largojne lengjet e teperta, te cilat grumbullohen ne trupin tuaj duke shkaktuar te enjtura ne kembe, thembrra, shputa, fytyre dhe ndoshta edhe dure.

3. Plogeshti

Veshkat e shendetshme marojne nje hormon qe quhet erythropoietin i cili i thote trupit tuaj te prodhoje qeliza te kuqe te gjakut qa bartin oksigjen. Me deshtimin e veshkeve ato prodhojne me pak erythropoietin. Me sa me pake qeliza te kuqe per te bartur oksigjen, muskujt dhe truri juaj shpejte lodhen. Kjo gjendje ndryshe quhet anemia, dhe mund te trajtohet.

4. Skuqje te lekures/kroje

Veshkat largojne mbeturinat nga rrjedha e gjakut. E kur ato deshtojne grumbullimi i ketyre mbeturinave ne gjake mund te shkaktoje kroje te ashper.

5. Shije Metali ne Goje/Ere Amoniaku

Grubullimi i mbeturinave ne gjake (te quajtura uremia) mund te bej qe ushqimi te ket tjeter shije dhe shkaktoje eren e keqe te gojes. Ju ndoshta e vereni se tash e tutje nuk ju pelqen te hani mish, apo humbni peshe pershkake se nuk ju pelqen te hani.

6. Perzirje apo Vjellje

Grumbullimi i tepert i mbeturina ne gjake (uremia) mundet gjithashtu te shkaktoje perzirje dhe vjellje. Humbja e apetitit mund te shpie ne humbje te peshes.

7. Frymemarrje te Shkurte

Veshtirsit ne frymemarrje munden gjithashtu te lidhen me veshkat ne dy menyra. E para, lengjet e teperta ne trup mund te grumbullohen ne mushkeri. Dhe e dyta, anemia (mungesa e qelizave te kuqe te gjakut qe bartin oksigjen) mund ta le trupin tuaj te uritur per oksigjen dhe me frymemarrje te shkurte.

8. Keni te Ftohte

Anemia mund te ju bej te keni te ftohte edhe kur jeni ne ndonje dhome te ngrohte.

9. Marramendje dhe Veshtirsi ne Koncetrim

Deshtimi i veshkeve i lidhur me anemine do te thote se truri juaj nuk po arrin te marr oksigjen aq sa i duhet. Kjo mund te shpie ne probleme me memorie, veshtirsi ne koncentrim dhe marramendje.

Si Deshtojne Veshkat?

Semundjet e Veshkeve nuk ndodhin brenda nates. Nese nuk trajtohet, ajo ngadal ben progres, shpeshe ne nje periudhe prej deri ne shtate vite pasi veshka te eshte demtuar. Me diabet te pakontrolluar, ato enet e voglta te gjakut ne veshke qe jane pergjegjese per te filtruar dhe pastruar gjakun fillojne te rrjedhin dhe nuk jane me ne gjendje te funksionojne si duhet. Perveq tjerash, nivelet e larta te vazhdueshme te glukozes ne gjake mund te demtojne nervat qe arrijne gjer te fshikeza e urines. Nese fshikez a nuk zbrazet e tera, urina mund te kthehet mbrapa dhe demtoje veshkat. Per te bere gjerat edhe me keqe shume njerez me diabet gjithashtu kane edhe shtypjen e larte te gjakut, nje gjendje qe i shtone stres shtese veshkeve.

Si Ti Mborni Veshkat?

Njera prej menyrave per te zvogluar rrezikun eshte te rregullosh e vesh nen kontroll diabetin dhe shtypjen e larte te gjakut, dhe te mesosh gjendjen shendetsore te veshkeve tua. Se paku nje her ne vite bej testet laboratorike te gjakut per permbajtje te kreatines ne gjake. Shtypja e gjakut duhet te matet ne secilen vizit qe beni te mjeku. E akoma me mire do te ishte nese keni monitor te shtypjes se gjakut ne shtepi. Caku i rekomanduar eshte te 130/80 apo edhe me poshte. Perveq tjerash bisedo me mjekun per barnat qe mund te demtojne veshkat kur perdoren per gjendje tjera sikur shtypja e larte e gjakut.

Si Trajtohet Semundja e Veshkeve?

Gjej nje ekspert qe te ndihmoj rreth kesaj… sidoqofte, hulumtimet e bera tregojne se nje diet me pake proteina, dhe duke zvogluar potassium (kaliumin), fosforin, dhe natriumit ne zgjedhjet e tua te ushqimeve mund te te ndihmoje ne menagjimin e semundjes se veshkeve tek njerezit me diabet.

Dializa eshte trajtimi i zgjedhur kur veshkat funksionojne vetem 15% apo edhe me pake. Transplantimi i veshkes eshte gjithashtu nje opcion tjeter i mundshem.

A te pelqeu artikulli? Ky blog freskohet me informata gati çdo dite. Ju lutem abonohu ne Sherohu.com me Email apo me RSS feed per te pranuar te gjitha te rejat FALAS!

69 Komente »

  1. Rija 24/04/2013 at 01:12 - Reply

    Pershendetje! Kam dhimje ne anen e djatht ,ne fund te barkut,jam konsultuar edhe me gjinekologun,kam bere analizat e Urines: proteina( gjurme),leukocide 1-2,Qel.Epiteliale 8-10,..A ka mundesi te kem semundje te veshkes, gjinekologu per momentim me rekomandoj hapa Ampicid 750 mg…Pres pergjegjje nga ju ? Falemnderit.

  2. sadete 31/03/2013 at 10:38 - Reply

    pershendetje
    pas ciklit te mestuaciooneve(5-7 dit)me dhem funi i barkut,me pas dhembja vazhdon rrreth mesit te trupit,me dhem koka shum, me nje hap qetsues si dhe me nje shishe me uje te nxet dhimbja ndalet,mirpo tani ka vazhdue dhimbja te behet me e shpesht,ne fillim mjeket me kan then eshte evaluim i vezoreve,tani ne mes te cilklit kam dhembje 2-3 her mbrenda mujit,dhe gjithnje perdori ni tablet qetsues,tani para tre jave e kam bae nje laroskopi ne bark dhe mjeket me kan then se ne fund te barkut kam pas ..im linken unterbauch verwachsungen…,ju lutem a mun te ma spjegoni pak ket mundesisht pasi qe nuk e kam iden e ksaj semundje verwachungen darmen ,mjeket kan then qe une nuk do te kem mae probleme pasi jam gjithqka ne rregull,se permes laroskopis ata kan kontrolluar dhe nuk kan gjet asgje tjeter,mirpo jo gjithqka perfundon ketu ,une prap e kam dhimbjen e njejt ,ne fund te barkut dhimbja vazhdon permes mesit te trupit dhe kam shum dhimbje koke,si dhe tani qe me brengos eshte urinim me pak njolla gjaku,pasi lexova artikullin e jujaj ,mendova te ju pyes ,mos jan simptoma te njejta me semundjen e veshkeve,ju lutem ni pergjigje mundsisht ,ju pershendes sadeti austri

    • admin 31/03/2013 at 14:40 - Reply

      Sadete, kokdhimbja qe kane disa femra ne kohen e menstruacioneve eshte per shkak te ndryshimet ne nivelin e hormoneve, dhe pere kete mjeket rekomandojn hapa kunder dhimbjeve dhe terapi me uje te ngroht dicka qe ti veq je duke e bere. Keto pika gjaku ne urin ndoshta duhet te jen shenj e ndonje probrelmi me traktin urinar apo edhe me veshka, ose nga vet shkaku i asaj gjendje qe ke permend dhe per te cilen te eshte dashur te hysh ne laparaskop. Ne fund te barkut ne anen e majt dmth sipas mjekeve ke ngjitje e nje organi me nje tjeter, e ne rastin tuaj mund te jen zorret per te cilen behet fjal. te sugjeroj prap te vizitosh mjeket dhe tua tregosh gjendjen atyre. Shendet dhe cdo te mire.

  3. samire 02/03/2013 at 13:19 - Reply

    pershendetje! une deshiroj te mbetem shtatzen qe dy muaj perdor acid folic plus burri im ishte per vit te ri ketu dhe une bera kontroll para se te vij ai mirepo une nuk mbeta fare shtatzen dua te di qka me rekomandon ti sepse mjeku me ka then s enuk kom asnje problem ne veten time dhe dua te di se hapat acid folic a rrisin gjasat per te mbetur shtatzen ju lus per pergjigjen dhe per ndonje keshill per te mbetur shtatzen

    • admin 04/03/2013 at 08:09 - Reply

      Samire, në disa studime është parë se acidi folik ndihmon edhe që të mbetesh shtatzënë, por arsyeja kryesore për të cilën rekomandohet është parandalimi që fëmija të mos lind me gjendjen e ashtuquajtur spina bifida. Shëndet dhe suksese.

  4. selma 01/03/2013 at 13:00 - Reply

    deshiroj te di se per qka perdoren hapat clomifene 50mg dhe folan5mg ju lutem ma ktheni pergjigjen

  5. selma 04/02/2013 at 20:33 - Reply

    perhendetje!para nje viti kam abortuar ne bebe per shkak te mos zhvillimit t e tij dhe mjeku me tha qe 3 muaj te ruhem e te mos mbetem shtatzen mire po me tha qe pasi qe te mbes shtatzen te shkoj ne kontroll mire po une nuk mbeta dhe pasi qe bera 6 muaj isha ne kontroll dhe mjeku me tha qe kam cicta dhe me pershkroi barnat cycloprogynova draje dhe me tha qe te shkoj pas 3 muajve dhe me tha qe cicta me eshte shperthyer dhe kaluan 3 muaj dhe une nuk mbetem prap shtatzen periodat me vien gjithmon nje jav para dates se muajit te kaluar,dua ta di arsyen pse nuk mund te mbetem shtatzen?pres pergjigjen tende dhe ndonje keshill

    • admin 07/02/2013 at 21:31 - Reply

      Selma, nganjëherë ndodh që mos të mund të ja qëllojmë që të kemi mardhënie në ditën e duhur, pra atëherë kur mund të kesh ovulimin që të mbetesh shtatzënë. Periodat i ke të rregullta nëse te vijnë një javë para datës së maujit të fundit. Vazhdo me terapi sepse ajo është terapia e zakonshme që përshkruhet në këso raste. Shëndet dhe çdo të mirë.

  6. KLEDI 29/01/2013 at 16:57 - Reply

    DOKTOR JAM NJE QYTETARE NGA TIRANA .PREJ DISA VITESH NDJEJ DHEMBJE ANESORE NE VESHKA .KETO DHEMBJE JANE TE PERDITSHME.NUK KAM THERJE. POR NDJEJ SIKUR JAM E KALBUR. KAM PIRE LLOJE TE NDRYSHME ILACESH DHE NUK KAM ASNJE LLOJ PERMIRESIMI.SI MUND TE ME NDIHMOSH.

    • admin 29/01/2013 at 17:29 - Reply

      Kledi, nuk ka kush te ndihmoj pa e ditur gjendjen tuaj, te sugjeroj te vizitosh urologun atje do te kuptosh arsyen pse ke dhembje dhe nese keto dhembje jane nga veshket. Mos merr ilace pa ditur se cfare ke. Shendet dhe cdo te mire.

  7. ilknur fetah 26/01/2013 at 17:43 - Reply

    Ju lutem nese mundeni nje shqarim kshu qe kam problem me veshket dhe nuk mundem te shetis shum a esht me mir per veshket te shetis ne kemb edhe pse lodhem shum dhe me pengon frymemarja apo duhet pushuar .

    • admin 27/01/2013 at 14:31 - Reply

      iknur, dil shetit se kjo te ndihmon ama mos e mundo veten shume… nese lodhesh e te pengon frymemarrja ateher pusho.

  8. ilknur fetah 24/01/2013 at 23:31 - Reply

    Falemnderime te ngrohta per ket sqarim te gjendjes time por shpresoj qe sa me shpejt ky kreatinin te ulet shum ashtu si ka qen me par dot kem kujdes si dot funksionoj kjo semundje qe esht.

  9. ilknur fetah 24/01/2013 at 12:00 - Reply

    Pershendetje un ket semundje e trashigoj prej nenes time kshtu qe ajo eshe ne dijaliz 15 vite dhe un para 9 viteve kam percjell kete semundje ne spitalim e shtetit ktu ne SHKUP mirpo koheve te fundit vetem me an te gjakut kam percjell gjendjen e veshkave por tash nuk ndihem mir kam maramendje nje ndjenje e keqe nuk pershkruhet dhe kur pash se Urea 10.30 kurse Kreatinin 173.0 ju lutem a est per tu percjell kjo semundje sa me shpejt dhe me mir flm.

    • admin 24/01/2013 at 15:00 - Reply

      Nivelet e Kreatinines 1.73 nu jane tejet te larta por jane aq te larta sa qe duhesh te besh kujdes. Pi uje nga 2.5 deri 3 litra ne dite, mos pi alkool dhe vazhdo percjell gjendjen kohe pas kohe.

  10. ilknur fetah 24/01/2013 at 02:13 - Reply

    Pershendetje jam nen e 4 femijeve por kam problem me veshket nese mundeni nje pergjigje nga ju.Jam 40 vjet dhe kam problem me veshket kam zall,gur,dhe cista nuk shtypjenqka e gjakut nuk e kam shum te lart 140 90 kurse kreatini ka qen 125 tash per nje koh te shkurte esht ber 173 ju lutem nje pergjigje per ket problem qe kam .

    • admin 24/01/2013 at 08:07 - Reply

      Ilknur, a ke qen te mjeku (urolog) per kete problem qe ke?

  11. agron 23/01/2013 at 20:00 - Reply

    mirmrama jam nje pacijente kam ba kontroll dhe ne te dy veshkat kam zall ne te majten ma shum qka me preferoni me pi i kam disa hapa nga gjermania te cilat quhen CANEPHRON N EDHE MA POSHT SHKRUN BIONORICA me trego a ban mi perdor edhe sa her ne dit duhet mi marr pres pergjigjje

    • admin 24/01/2013 at 09:02 - Reply

      agron, keto barna jon per infeksione te traktit urinar dhe irritim te fshikzës. Ky medikament gjithashtu permireson funksionin renal jashtqites. Nuk te sugjeroj te marresh medikamente cfaredo cofshin ato pa bere kontroll te mjeku urolog. shendet dhe cdo te mire.

  12. farije 19/01/2013 at 11:30 - Reply

    une nuk bej dialize ,veshka e maj me funksion 90 % e djathta vetem 10 ,ka 4 muaj qe e kam jj sonden edhe funksioni ka mbet ne 10 % per ate mjeku me thote ta hjek veshken e djath te mos semuret edhe e majta.a ka problem nese mbes me nje veshk ,sepse jam 24 vjeq edhe jam sapo e martuar
    a mund te ket diqka problem per shtatzanin qe do mbes me nje veshk.flm

    • admin 19/01/2013 at 11:41 - Reply

      Natyrisht qe gjithcka eshte e nderlidht dhe me nje veshk nuk eshte njejt si me dy dhe kuptohet se veshkes se mbetur tani i duhet me shume pune per te kryer sepse nuk e ka me ndihmen e veshkes tjeter. Per te mbetur shtatzene nuk te pengon por gjat shtatzanis shtohet kerkesa e punes se veshkes e kjo duhet percillet me kujdes. Nuk je e vetmja qe mund te perfundosh me nje veshk, ka shume te till qe bejne jet normale dhe jetojn normal e po aq gjate se nje tjeter me dy veshket. Por natyrisht se kerkohet kudjes me i shtuar kur mbetesh me nje veshk. Te thash se varet edhe nga semundja e veshkes, nese veshka e semure ka gjasa ta semure veshken e shendosh atehere ndoshta eshte me mire te hiqet. Shendet dhe suksese.

  13. farije 19/01/2013 at 00:43 - Reply

    pershendetje,jam nje grua qe kam problem me veshken e djatht ,kam gure ne veshken e djatht ,kam edhe JJ SONDEN te vendosur ,veshka e djatht me punon vetem 10 % sipas DTPA scenit,mjeku me thote qe duhet ta heq veshken ,a nuk mundet te kete ndonje zgjidhe tjeter.ju lutem te me keshilloni para se te mar nje hap te tille.ju falemderit

    • admin 19/01/2013 at 08:47 - Reply

      farije, në rastet kur veshka punon në kapacitet 10% kjo është faza e fundit e sëmundjes së veshkës por ka prej atyre qe jetojnë edhe me këtë gjendje por me dializë ashtu sikur edhe ti. Por kjo e gjitha varet nga sëmundja edhe gjendja e veshkës, mjeku të cilin ke vizituar duhet ta pyesësh pse duhet ta heqim veshkën kur ajo ende punon me kapacitet 10%, arsyet janë të shumta por ti si paciente duhet ta pyetesh për të ardh në përfundim se a duhet të heqësh veshkën apo jo. Shëndet dhe çdo të mirë.

  14. megi 21/12/2012 at 01:30 - Reply

    Pershendetje .Nena ime eshte bere operacion ka hequr veshken e djatht sepse eshte formuar nje tumor pa zhurem veq se ka pasur gjith tensionin lart dhe e ka zbuluar krejt rastesisht semundjen analizat jan ber dhe nuk eshte perhapur askund semundja veshka e majt eshte ne rregull ka ber edhe nje analiz ne gisht pas 3 jave edhe ajo ka dal mir por tash e ka ber nje vizite te mjeki i ka then se ka pak zall veshka e majt oke ju pershendes kaloni mir

    • admin 21/12/2012 at 09:12 - Reply

      E gjitha qe mund te them eshte qe te bej kontrolla her pas here per ta percjellur gjendjen e te pije uje me shume sepse uji ndihmon duke parandaluar formimin e zallit e gjithashtu edhe largon/nxjerr jashte ate me ane te urinimit. Shendet dhe cdo te mire.

      • megi 22/12/2012 at 01:12 - Reply

        Pershendetje.Ka nje vizite pas kater muajsh tani veshka eshte duke punur shkelqyshem po zalli me brengos me se shumti shpresoj se nuk do kete ndonje problem ne te ardhmen d.m.th uje natyral dhe langje se pije sa me shumm ok te pershendes!

        • admin 22/12/2012 at 04:54 - Reply

          Uji natyral eshte me i miri, ben te pij lengje e te tjera por uje me se shumti, se paku 10 gota uje ne dita (gota te 30ml).

  15. messi 15/03/2012 at 17:04 - Reply

    pershendetje ju lutem mund te me jepni nje pergjigje…kam dhimbje poshte brinjeve ne anen e majte,urinoj shpesh(me nje gote pepsi kam urinuar 10 here ne banje per 3 ore) urina ime eshte e zbehte..a mund te jem une e semure nga veshkat?? nuk mund ta bej analizen e urines sepse jam me menstruacione dhe jam shume ne ankth..

    • admin 19/03/2012 at 08:57 - Reply

      Po ka mundsi te jesh ose thjesht mund te jet infeksion i traktit urinar… te sugjeroj te vizitosh mjekun per te mesuar me mire.

  16. messi 15/03/2012 at 16:48 - Reply

    sindromat shfaqen te gjitha apo vetem disa prej tyre,sepse une kam dhimbje poshte brinjeve ne anen e majte sa here qe qesh apo kollitem,kam urinim te shpeshte dhe urinim gjate nates gje qe nuk e kam patur me pare

  17. adhurim 08/12/2010 at 07:47 - Reply

    Pershendetje, jam Adhurimi dhe kisha nje pyetje:
    Kam rreth 6 muaj qe kam probleme te kohepaskoshme me frymarrje, dhe kur fillojne pengesat me frymarrje perjetoj nje krize shume te madhe, i kam bere te gjitha analizat dhe rezultatet kan qene mire sipas mjekut, por sipas mjekut arsyeja e pengeses me frymemarrje eshte nga ngarkesa dhe stresi i tepert, mirepo une vazhdoj ende te perballem me problemin e frymemarrjes, dhe fatkeqsisht pa gjetur ndonje ilaq qe ta tejkaloj kete problem. nese keni mundesi te me ndihmoni me ndonjne keshille
    Faleminderit shume dhe ju uroj cdo te mire!

    • admin 08/03/2011 at 17:13 - Reply

      Adhurim, kjo është më shumë ves i keq që të është bërë shprehi se sa ndonjë sëmundje. Ti për një moment fillon të ndjehesh sikur nuk mund të ngopesh frymë dhe nga frika e keqëson gjendjen akoma më shumë. Kjo është ajo çka mendoj une sepse unë nuk e di gjendjen tuaj shëndetësore. Sidoqoftë, kur ke këtë problem të sugjeroj të ulesh e të marrësh frymë ngadal dhe thellë. Merr frymë ngadal për 10 sekonda, mbushu plot frymë, e pastaj liroje gjithashtu për 10 sekonda. Përsërite për disa herë, kështu edhe oksigjenohesh edhe relkasohesh në të njëjtën kohë.

      Shendet dhe çdo të mirë.

  18. lumturi 13/07/2010 at 19:28 - Reply

    kam nje jave qe kam problem me urinimin dhe me dhimbje veshkash sidomas ne anen e majte.Kisha dhimbje tek kerthiza bera nje analize te urines komplet
    rezultati ishte:
    ngjyre e verdhe
    glukoza negative
    bilirubine smoll (vlera normale) negative
    ketone gjurme (vlera normale) negative
    densiteti 1.025 (vlera normale)1015-1030
    eritrocite 15-20 (vlera normale) negativ
    PH 6.0 (vlera normale) acid
    proteine >=300 mg/dl (vlera normale) negative
    urobilinogen 0.2 EU/dl (vlera normale) 0.2 EU/dl
    nitrite pozitive (vlera normale) negative
    leukocite 20-25 (vlera normale) negative
    epitele 4-5
    Mbas rekomandimit te mjekut me tha qe duhet te beja mbjedhjen e urines qe te percaktoje me qarte dozen e mjekimit.Njoh ne diten 8.07.2010 bera dhe nje eko dhe me doli rërë ne fshikezen e urinez dhe ne baze te ekos mora kete mjekim:
    1.NORFLOXACINA ABC (400 mg)
    2.CO-TRIMOXAZOLE tablets (trimethoprim 80 mg) (sulfamethoxazole 400 mg)
    3.SPAZMOFARMA (5 mg)

    JAM NDIER MIRE por, gjate mjekimit por, me shqetson fakti qe cdo dite kam dhimbje koke ku bej edhe mjekim gati 1 vit njekoheshit kam enjte tek kycet e kembeve ,kam ethe dhe temperature, sidomos mbazdite,nganjeher te vjedha dhe marrje mendsh.

  19. Edona 29/04/2010 at 01:48 - Reply

    Flm gjihashtu ju pershendes edhe juve.

  20. Edona 18/04/2010 at 17:21 - Reply

    Pershendetje jam dona pak me heret te kam shkrujt per nenen ne lidhje me veshkat,ajo esht operua ne gjermani e ka hjek veshken e djatht mjeku atje i ka then se e ka mbajt shum koh veshken e prishur e ka fillu edhe gjakum me ja helmue mirpo ata e kan pastrue krejt edhe i kan than qe ka pas sukses,tjetra veshk i funksionon 90% por tash kan fillue prap po i ajen kembet me intereson ta di pse a ka lidhje diqka me veshk ,pres pergjigjjen tuaj…

    • admin 23/04/2010 at 23:34 - Reply

      Edona, ndoshta edhe mund të ketë lidhje me veshkat por nuk mund të them se sigurt është nga veshkat. Po të bëhej fjalë për transplantim të veshkës atëherë nëse veshkën e transplantuar trupi nuk e pranon njëra nga shenjat është edhe të ënjturat e këmbëve, por veshkën të cilën nëna e ka është e saja dhe trupi nuk ka pse të mos e pranoj. Sidoqoftë do të ishte mirë të vizitoni mjekun. Ju përshëndes.

  21. mentor 24/03/2010 at 10:22 - Reply

    kam diagnozë rritje te nivelit te kreatinës ,dobsim te veshkave.Pyetja është a është kjo smundje ngjitëse për te dashuren time nese ne puthemi apo kemi mardhenje intime .Ju faleminderoj sinqerisht për përgjeegjje.
    tori.

    • admin 04/04/2010 at 22:18 - Reply

      mentor, perderisa nuk eshte infeksion atehere nuk eshte ngjitese.

  22. edona 15/03/2010 at 14:54 - Reply

    pershendetje jam edona dhe jam 47 vjeqe dhe jam kontrrulluar sot te mjeku dhe kam pas gjak ne urin gjat analizave qe i kam ber,kam dridhje ne koke dhe shum ushim ne vesh…qafa me dhemb dhe nuk me le shum her pa fjet naten,kurse mjeku me tha dyshoj ne semundje te veshkeve,pasi qee edhe shypja me ishe 160 me 90 ,,,dhe me propozoj te perdor ..enfexia…ginkocel…naprox si dhe qajin uvae ph ta perodr qdo dit,,,qfar te beje …???faleminderit per mirkuptim dhe ndihmen me an tte keshillava te juaja qe do i pres me kureshtje dhe padurim..

    • admin 17/03/2010 at 15:39 - Reply

      edona, mbasi keni pasur gjak ne urin atehere faji sigurisht se duhet te jete te veshkat. Por nese shtypja e gjakut lihet e pakontrolluar per nje kohe te gjate atehere edhe ajo mund te ndikoj ne veshka dhe keshtu ka mundur te vij deri te demtimi i tyre. Gjithcka me duket ne rregull dhe vazhdo e percill terapin e mjekut dhe vizito ate per te percjellur gjendjen. Shendet dhe cdo te mire.

  23. belkisa 08/03/2010 at 05:16 - Reply

    perdhendetje pasi lexova per veshket kam nje pytje kam qen dy her ne mjek per veshket me kan then se kam zall gur te vegjel ne veshken e djathte dhe mkan then qe me pi sa me shum qajra qe me dal nepermjet urines poashtu kam problem me frymemarje,analizat e gjakut mkan dal krejt ne regull a ka mundsi me kan problem prej veshkeve frymarja me veshtirsi dhe nuk mundem me mar barna per shkak se jam shtatzene 2 muajsh nese keni mundsi ndonje keshille se cfar te bej qe ti kem veshket ne regull, me te vertet jam merakos mos behet dicka me e rezikshme !! ju faleminderit.

    • admin 09/03/2010 at 02:13 - Reply

      belkisa, menyra me e mire e ruajtjes si dhe shmangies se ndonje problemi me veshka eshte duke pire uje shume. Keshtu qe pi uje 2 apo me shume litra ne dite, edhe ashtu gjat shtatzenise te duhet me shume uje. Uje i thjeshte eshte terapia me e mire per veshka. Sidoqofte, eshte mire qe kohe pas kohe te kontrollohesh e te shohesh gjendjen e tyre, por uje mos harro te pish 2 ose me shume litra ne dite. Te pershendes.

  24. bekimi 03/03/2010 at 02:07 - Reply

    un kam pasur dhimbje te medha dhe gjat gjith vizitave ne spitalet e maqedonis nuk kan mundur ta gjejn semundjen time,kam pasur enjtje posht barkut por ata ket semundje e kan quajtur epiditimus kurse pas kontrollit tim jasht shtetit eshte gjetur se veshka ime emajt eshte jasht funksioni se duhet te hiqet nga trupi pas operacionit tash kam dhimje te herpashershme ne anen e djatht te shpindes reziltatete gjakut jan ne rregull por kam dhimbje..nese ka mundsi me me sugjeruar si te kujdesem mos te kem probleme me veshken tjetr ..mjeket thon se kam lindur un me ket semundje veshka e majt nuk ka punuar pothuajse kurr pres pergjigje mundesisht ne MSN ju pershendes

    • admin 07/03/2010 at 00:27 - Reply

      bekim, ka edhe prej atyre që me dëshirën e tyre e largojnë njërën veshkë thjeshtë për ti dhuruar ndonjë të afërmi ose (fatkeqësisht) për ta shitur. Me këtë dua të them se edhe me një veshkë mund të jetosh një jetë normale sikur ata që kanë dy. Veshka dëshiron të ketë ujë të mjaftueshëm dhe këtë mos e harro. Pi ujë së paku dy litra në ditë plus lëngje tjera. Ruaju mos ta lëndosh nga ndonjë goditje dhe ushqimet të jenë sa më natyrale. Shëndet dhe suksese.

  25. resa 12/02/2010 at 01:49 - Reply

    ju pershendes motra ime ka problem me qregullimin e ankthit po mjekohet amo kisha dasht me dit mos eshte dishka serioze pres pergjegjen tuja ju faleminderit hsum shum

    • admin 13/02/2010 at 01:06 - Reply

      Resa, si po mendon me crregullimin e ankthit, mos po mendon me crregullim te lukthit sepse ankthi eshte dicka kur njeriu eshte ne frik se do ti ndodh apo eshte ka i ndodh. Pershendetje

  26. Agim 26/01/2010 at 22:45 - Reply

    faleminderit shume per pergjigje te deshiroj pune te mbar dhe shendet.

  27. valbona 26/01/2010 at 19:02 - Reply

    pershendetje …ju falenderoj per gjdo gje qe po e boni per tmir te njerzve..ka nje problem shum te madh shoqja ime ka 12 vite se nuk mbetet shtatzan ju lutem kisha pas deshir me e dit ku asht problemi pse ndoll kjo asht konsulltu me shum mjek ama askush nuk po jap pergjigje ju lutem qe ka mundesi sado pak nje kshill nga ju ta kemmm ju JU FALIMINDERIT SHUMM

    • admin 26/01/2010 at 22:20 - Reply

      Valbona, ka shume arsye pse nje grua nuk mund te lind dhe une nuk mund ta di rastin e saj dhe po quditem kur thoni se ka bere shume kontrolla dhe asnje mjek deri tash nuk ka mundur ti tregoj arsyen pse ajo nuk mund te lindë. Më tregon të paktën diçka që ndonjëherë ndonjë mjek ju ka dhënë si arsye që nuk po mund te mbetet shtatzënë shoqja juaj. Të përshëndes dhe të uroj çdo të mirë.

  28. Agim 14/01/2010 at 11:57 - Reply

    23.12.09 kam bere pyetjen rreth analizave te gjakut Admin pyetja ishte me sa vijon:permes analizave t gjakut a ështe e mundur te konstatohet qe pacienti vuan nga nji smundje apo nji organ nuk eshte ne rregull,psh:Zëmra,Mushkrit apo organet tjera dhe nese po cilen analize duhet me e bere per me vertetuar për gjendjen e organit te cilijn deshirojm per zemer apo mushkri.
    Të falenderoj per përgjigje dhe te dëshiroj pune te mbar

    • admin 15/01/2010 at 00:42 - Reply

      Agim, ne kohen kur keni bere pytjen une kam qene jasht vendit dhe rralle kam pasur rastin te kyqem ne internet e te pergjigjem. Ka analiza te shumta por ashtu te specifikuara si ku po kerkoni nuk ka. Zakonisht nga analizat e plota te gjakut, dicka qe mjeket shpesh kerkojne nga pacientet, verehen nese ka ndonje problem shendetesore, ndonje infeksion apo semundje por nuk do te thote qe vertetohet saktesisht se cili organ ka problem apo eshte i semure. Kjo behet duke testuar gjakun per nje mori substancash dhe perberesish ne gjak. Psh. nese verehet se ne gjak ka nivele te larta te kolesterines se keqe atehere kjo tregon se rreziku eshte ngritur per mundesi qe personi te ket sulm ne zemer.
      Disa nga testet e zakonshme te gjakut qe mjeket kerkojne jane:
      * Analiza te plota te gjakut
      * Testi kemistris se gjakut
      * Testet e enzimeve ne gjak
      * Analiza te gjakut per te vlersuar rrezikun per semundje te zemres

      Ju pershendes.

  29. mimoza 12/01/2010 at 14:47 - Reply

    ju pershendes se pari, un jam shtatzane ne muajin e tret por kam dhimbje ne anen e djath, dhe jam e brengosur shum, mbasi edhe jam shtatzane a mundem me perdor ndoni bar per dhimje. ju lutem kthemani pergjigjen

    • admin 14/01/2010 at 01:23 - Reply

      Mimoza, barnat gjatë shtatzënisë duhet shkuar në minimum. Nëse dhimbjet janë të padurueshme aq sa po mendon të marrësh ndonjë bar për qetësim atëherë më mirë do ishte për ty të vizitoni gjinekologun e të shikoni arsyen pse keni dhimbje. Ju përshëndes.

  30. bina 24/12/2009 at 21:01 - Reply

    Nervoza e madhe a mund te shkaktoj depresjon??

    • admin 04/01/2010 at 16:57 - Reply

      Po, ka mundesi qe nga nervoza te bini ne depresion.

  31. edona 09/11/2009 at 17:49 - Reply

    Ju falemnderit,gjithashtu edhe juve ju uroj shëndet dhe cdo të mir në jetë,po ashtu edhe punë të mbar.

  32. edona 03/11/2009 at 20:08 - Reply

    Tung ju Përshëndet Edona dhe pyetja ime është,nena ime ka ber ni ultrazë te veshkëve dhe i ka dal veshka e djatht ma e vogel analizat janë këto SE-eritrociteve 130,kreatinina 113,urina.turbull,dobet,proteinet ne urin pozitiv,leukocite ne urin 12 dhe disa bakterje.Pres përgjigjjen tuaj nese kini mundesi.Ju falemnderit.

    • admin 04/11/2009 at 01:11 - Reply

      Pershendetja edona, ngushtimi i eneve te gjakut te veshkeve shpien qe veshka te mos ushqehet mjaftueshem e kjo shpien qe veshka te zvogelohet dhe shpesh shoqerohet me shtypje te larte te gjakut. Tek te gjithe qe kane kete problem shtypja e gjakut dhe kolesteroli duhet te kontrollohen dhe normalizohen. Kurse sa i perket analizave… Urina e turbullt do te thote se ka ndonje infeksion. Sedimentet e larta gjithashtu tregojne per ndonje infeksion te traktit urinar, nese eritrocitet jane te rritura kjo gjithashtu tregon se trupi po lufton ndonje infeksion te mundshem. Presenca e proteinave ne analiza te urines mund te tregon per ndonje peroblem te avancuar te veshkeve. Por prezenca e proteinave ne urine gjithashtu tregon se personi testi i te cilit esthe bere ka ngrene shume mish se funti ose ka ndonje infeksion te traktit urinar. Po me duket se ka te bej me ndonje infeksion te traktit urinar, sidoqofte merr testin dhe shiko se aty i ke vlerat normale dhe cilado vlere qe del nder apo mbi vlerat normale tregon per ndonje problem ne veshk apo traktin urinar. Shpresoj se ju kam ndihmuar sado pak dhe ju uroj cdo te mire.

  33. Agim 03/11/2009 at 00:03 - Reply

    Admin te falenderoj shume qe shume shpejt dhe kjart me je pergjigjur ne pyetjen e berë rreth Fibrozes dhe smadhimit te zemrës,e sa i përket Fibrozes se leht kam harruar te tregoj se fjala ështe për Fibrozë te lehtë ne pjesen e siperme te mushkrive dhe ket ia shtoj edhe ket a mundet me qenë shkaktar edhe pirja e duhanit për ket lloje Fibroze.
    te falenderoj shume për përgjigje .
    dhe te dëshiroj punë te mbarë

  34. Agim 02/11/2009 at 08:52 - Reply

    Admin se pari te pershendes e se dyta deshiroj qe ta beje edhe nji pyetje,nuk dita ne cilen rubrikë me futur ke pyetje por pyetjen po e shtroj:
    nji i aferm i imi e ka bere fotografimin (rentgenin) e gjoksit ,mushkrive dhe zemres ne maj te vitit 2007 dhe tash e ka bere me 27 tetor 2009 dhe rezultati nga fotografimi edhe me sa vijon:
    Fibroze e lehte dhe Zemra eshte pak me e madhe ne krahasim me vitin 2007 dhe eshte ne pjesen e siperme te kufijve normal.
    Pyetje eshte nese ke mundesi me ma sqaru :
    Qka do te thot Fibroze e lehte dhe nga qka shkaktohet kjo dhe sa eshte e rrezikshme per jetë.
    Dhe se dyti pse zemra eshte pak me e madhe ne krahasim me vitin 2007 dhe sa eshte kjo e rrezikshme dhe kush kan qenë shkaktaret e rritjes se zemres dhe qka kishe preferu me berë ky pacient.
    Ju përshendes përzemersisht dhe ju deshiroj pune te mbar dhe pres pergjigjen sa me pare qe eshte e mundur.

    • admin 02/11/2009 at 21:14 - Reply

      Fibroza është formimi i indeve të dhëmbëzuara për shkak të ndonjë lëndimi apo inflamacioni afatgjatë.
      Fibroza mundet me qenë e rëndë dhe e lehtë, nganjëherë është aq e lehtë saqë shkakton pak shenja që mund të vërehen, por gjithashtu mundet me qen edhe fatale.
      Zmadhimi i zemrës është shenjë se zemra është ka punon së tepërmi. Zmadhimi i zemrës mundet me qenë patologjik (i lidhur me ndonjë sëmundje të zemrës) apo fiziologjik (i lidhur me ushtrimet apo aktivitetet fizike – kjo është e mirë). Zmadhimi i zemrës është shenjë i ndonjë gjendje (sëmundje) themelore. Nëse zbulohet se ka të bëj me ndonjë sëmundje atëherë mjekët thjeshtë mundohen trajtojnë në të njëjtën kohë si sëmundjen që ka shkaktu ashtu edhe zmadhimin e zemrës. Shkaktar mundet me qen fibroza qe ndoshta eshte fibroze e zemres, apo fibroze pulmonare (mushkerive). Mbasi eshte fibroze e lehte ashtu si eshte si ju eshte thene atehere simptomat jane te lehta. Ju them se duhet ti ndiqni pik per pike udhezimet e mjekeve qe keni vizituar deri me tani, por per ti ndihmuar vetvetes le te ushqehet me ushqime te shendetshme si peme dhe perime, hudhër, spinaq, lakër normale dhe lakër brukseli e kështu me radhë. Çdo gjë e natyrshme është e shëndetshme. Mirëmbeteshit

  35. Agim 12/10/2009 at 20:34 - Reply

    Admin shume te falenderoj për përgjigje me falë qe jam nxituar pak e kam kerkuar dy herë por kam pas arsye, por me te vertet kam marr nji përgjigje shume profesionale dhe shume te falenderoj per përgjigje dhe te dëshiroj punë te mbarë dhe shëndet.

  36. Agim 12/10/2009 at 07:57 - Reply

    Admin,se pari ju përshendes dhe ju dëshiroj pune te mbar,por mezi po pres përgjigjen nga pyetje qr ua kam pas bere me 03.09.09 te n shkruani pak me shume rreth asaj qe disa njerz kan lindur me nji veshkë,si do te jete e ardhmja e tyre dhe qka duhet te ken me shume kujdes dhe si do te jetë funksionimi i saj.
    Fjalën e kam per njerz qe kan lindur me nji veshkë e jo per ata qe kan dhenë nji veshkë.
    Ju falenderoj per përgjigjenga

    • admin 12/10/2009 at 17:17 - Reply

      Agim, me kujtohet qe keni bere pytje dhe me vjen keq por mos mendo se ju kam injoruar sepse nuk e kam zakon. Sa i perket njerezve me te lindur me nje veshk nuk ka shume ketu per tu brengosur sepse ne munges te veshkes se dyte e para zhvillohet dhe rrite me shume dhe keshtu behet me e rend dhe me lehte per tu lenduar. Per kete njerezit qe jane me nje veshk, ata nga lindja dhe ata qe dueht larguar nje veshk me operacion per shkak te ndonje problemi, nuk duhet te merren me ndonje aktivitet fizik (sport si karate) sepse ka gjasa qe me lehte te demtojne veshket per shkak te madhesis se saj. Ne pergjithesi, shumica e atyre qe lindin me nje veshk apo mbesin me nje veshk qysh heret, kan pak ose fare hiq probleme vecanerisht ne vitet ne fillim. Sidoqofte, jane verejtur disa probleme afat gjata tek keta pacient. Shumica e mjekeve besojne se njerezit me nje veshk, vecanerisht ata te lindur me nje veshk apo ata qe kan larguar njeren veshk ne femijeri te hershme, duhet te percillen me per se afermi se sa ata me dy veshk normale. Femijet veshka e te cileve eshte larguar me operacion kane pak shance me shume te zhvillojne sasi abonormale te proteinave ne urine dhe disa abnormalitete ne funksionin e veshkave nga mosha 25 vjecare e me vone. Te njejtat abnormalitete jane verejtur edhe te individed e lindur me nje veshk. Pervec tjerash, personat me nje veshk kan me shume gjasa te ken shtypje te larte te gjakut. Por, zvogelimi i funksionit te veshkave eshte zakonisht i vogel dhe jeta e ketyer personave eshte noramle ne pergjithesi.

      Sugjerohet qe personat me nje veshk te bejne teste urinare se paku nje here ne vit dhe te kontrollohet funksioni i veshkave nje her ne disa vite (2-3) ose edhe me shpeshe nese analizat urinare tregojne ndonje problem apo nese zhvillohet shtypja e larte e gjakut.

      Kerkoj falje per vones ne pergjigje dhe shpresoj se ju kam ndihmuar me pergjigje.
      Mbeteshit mire.

  37. berat veliu 09/10/2009 at 23:21 - Reply

    tung dhe ju pershendes dhe ju them qe ti ruani veshkat tuaja sa te keni mundesi dhe te jeni te kujdesshem per ruajtjen e shendetit tuaj ket kshill e keni nga :D r Berat Veliu.

  38. ana 23/09/2009 at 16:36 - Reply

    pershendetje kam nje pytje ka mese 10 dite kam dhimbje here ne anen e majt here nete djathten mu perfundi brinjeve dhe kam dyshimin mos ka te bej me veshka apo mos ka te bej me ndoj qregullim te periodave ka dy muaj nuk kam periodat ne regull pikrisht ne kohen qe ishte dasht te kam periodat dhe me jan vonuar me eshte shfaq kjo dhimbje qe tregova ma nalt do ishte mire sikur te mar nje pergjegje nga ju te largoj merakun nuk ka te bej asgje me shtazani per ket jam e sigurt jam ne moshen 46 vjeqe

    flmd per pergjegjen

    • admin 24/09/2009 at 04:49 - Reply

      nuk mumd te pergjigjem dhe te them se eshte kjo apo ajo, ndoshta edhe ke probleme me veshk sipas asaj qe po tregon se ke dhimbje ne te dy anet here pas here, sidoqofte te sugjeroj ti besh nje vizit gjinekologut per shkak te voneses se periodave e qe gjithashtu mundet me qen edhe arsyeja pse keni dhimbje. Sido qe te jete une besoj se gjinekologu do te mund te ju tregoj nese me te vertet keni ndonje problem duke perfshire ketu edhe problemet e veshkave sepse me ultraze edhe veshkat mund te kontrollohen.
      Mbeteshit mire dhe me shendet

  39. Agim 03/09/2009 at 09:04 - Reply

    Adimin keni bërë nji përshkrim gjeneral mbi veshkat,funksionimi i tyre si dhe smundjet e tyre.
    A kishit pasur mundesi qe te na shkruani pak me shume rreth asaj qe disa njerz kan lindur me nji veshkë,si do te jete e ardhmja e tyre dhe qka duhet te ken me shume kujdes dhe si do te jetë funksionimi i saj.
    Fjalën e kam per njerz qe kan lindur me nji veshkë e jo per ata qe kan dhenë nji veshkë.
    Ju falenderoj per përgjigje.

Lë Një Përgjigje »