Kuptimi i Ovulacionit dhe Fertilitetit: Faktet Qe Ju Ndihmojne Te Mbeteni Shtatzene

83
4044

Cikli_menstrualKuptimi i Ciklit Mujor

Të kuptosh ciklin tuaj menstrual përmirëson gjasat që të mbetesh shtatzënë. Faza e parë fillon me ditën e parë të periodave apo ditën e parë që vëren gjakun. Trupi juaj liron hormone që nxisin rritjen e vezëve në folikula brenda vezorëve. Në mes të ditës së 2 dhe 14, këto hormone gjithashtu ndihmojnë në trashjen e shtresimit të mitrës për tu përgatitur për implantim të vezës së fekonduar. Kjo quhet faza folikulare.

cka_ndodh_gjat_ovulimitÇka Ndodhë Gjatë Ovulacionit

Një cikël menstrual mesatar është nga 28-32 ditë. Përderisa koha e sakt e ovulacionit mund të ndryshoj, në një mesatare ajo ndodhë në mes të ditës së 11 dhe 21 të ciklit tuaj. Një hormon i trurit i quajtur luteinizing hormone (LH) rritet dhe kështu nxit lirimin e vezës më të pjekur. Në të njëjtën kohë mukoza e qafës së mitrës tuaj ndryshon dhe bëhet më e rrëshqitshme, merr pamje si të bardhët e ves, për ti ndihmuar spermes të arrijë deri te veza.

koha_ovulacionitGjithçka Varet Nga Koha (momenti)

Femrat lindin me rreth 1-2 milion vez, por vetëm 300 deri 400 nga to do lirohen gjatë ovulacionit. Zakonisht vetëm një vez lirohet çdo muaj. Veza udhëton poshtë në tubin fallopian drejtë mitrës, ku është e gatshme për të fekonduar. Veza jeton vetëm 12 deri 24 orë pasi të ket dalur nga vezori (i majti apo i djathti). Ndërsa sperma ka mundësi të jetoj nga 3 deri në 5 ditë, kështu që të dini kohën kur mund të ovulësh ju ndihmon shumë ty dhe burrit tuaj të planifikoni seksin atyre ditëve kur ke gjasat më të mëdha të mbetesh shtatzënë. Nëse fekondimi nuk ndodh atëherë veza dezintegrohet (shkapërderdhet) pas 24 orëve.

ditet_e_ovulimitPërcjellja e Ditëve Tua Më Pjellore (Fertile)

Në përgjithësi gjasat më të mira për shtazani janë kur mardhënie ndodhin 1-2 ditë para ovulacionit. Nëse ke cikël të rregullt prej 28 ditëve, atëherë numëro 14 ditë prapa nga dita që pret të fillojnë periodat e ardhshme. Planifiko të kesh seks çdo të dytën ditë rreth asaj kohe – të themi, ditët 12 dhe 14. Mos harro se të bëni seks çdo ditë ndoshta mund zvogëloj numrin e spermës tek burri. Cikli juaj mund të jetë më i shkurt ose më i gjatë se 28 ditë kështu që për të përcaktuar ditën kur mund të kesh ovulacionin përdor kalkulator ovulacioni online.

termometriPërcjellja Ovulacionit Me Anë Të Temperaturës

Pasi të lirohet veza, ajo që mbetet nga folikuli, që quhet corpus luteum, liron hormonin progesteron për të ndihmuar në trashjen e shtresës së mitrës në përgatitje për shtatzani. Progesteroni shkakton pak rritje në temperaturën e trupit tuaj. Të matësh temperaturën e trupit çdo mëngjes me termometër bazal (shumë lirë në çdo barnatore) para se të ngrihesh nga shtrati është një mënyrë e parashikimit nëse ka ndodh ovulacioni. Kjo metodë është shumë e lirë por jo aq e saktë sa metodat tjera të përcjelljes së ovulacionit.

testi_ovulacionitParashikimi Ovulacionit Përmes Hormoneve

Një ngritje në LH është ajo që nxit një vez të lirohet nga vezorët. Me përdorim të kutive të ovulacionit (edhe këtë e gjeni në barnatore) me anë të cilëve ju kontrolloni nivelet e LHs në urinë mund të ju ndihmoj të përcaktoni ditën e ovulacionit. Disa kuti lejojnë të bëni testin çdo ditë për të përcaktuar se kur ke ovulacionit e disa tjera jo. Këto kuti testimi janë të përshtatshme dhe janë 99% të sakta.

MesntruacionetFaza e Fundit e Ciklit Mujor

Gjatë gjysmës së dytë të ciklit menstrual tuaj, progesteroni shkakton që shtresa e mitrës të trashet në përgatitje që veza e fekonduar të implantohet (ngulitet). Nëse veza nuk fekondohet dhe implantimi nuk ndodh, ajo dezintegrohet (shkapërderdhet), niveli progesteronit bie, dhe nja 12 deri 16 dit më pas veza së bashku me gjakun dhe indet nga shtresimi i mitrës – nxirren jasht. Ky proces i cili zakonisht zgjat 3 deri 7 ditë, quhet menstruim (menstruacionet). Dhe cikli prapë fillon nga e para.

shto_ovulacioninMënyrat Si Të Përmirësojmë Ovulacionin

Një trup i dëshmive në rritje e sipër të nxjerra nga studimet e deritanishme lidhin faktorët ambiental në ulje të pjellshmërisë. Nëse dëshiron të përmirësosh gjasat e tua të mbetesh shtatzënë, udhëzohesh që të hash ushqime të pasura me acid folik, blej më shumë prodhime organike dhe ushqime të gjelbra, mirëmbaj peshën e trupit përmes dietës dhe ushqimeve, dhe shmang alkoolin dhe kafen.

mbipeshaPesha Ndikon Pjellshmërinë

Një studim i bërë tek grat ka zbuluar se grat që kishin indeks të masës trupore (BMI) mbi normale merrnin dy herë më shumë kohë për të mbetur shtatzënë se sa ato me indeks normal të masës trupore. Humbja e peshës për ato që janë me mbipeshë mudn të përmirësoj pjellshmërinë (fertilitetin) dhe aftësinë për të mbetur shtatzënë. Sipas Shoqatës Amerikane Për Mjekësi Reproduktive, humbja e peshës për 5 deri 10% mundet në mënyrë dramatike të përmirësoj përqindjen e ovulacionit dhe shtatzanise. Obesiteti (trashja) është gjithashtu shkak i infertilitetit dhe niveleve të ulëta të testosteronit tek burrat. Gjithashtu, të jeshë tejet i dobët prap mund të ndikoj në ndryshim të hormoneve të organve reproduktive dhe bëhet shkaktar për infertilitet.

konsult_me_gjinekologA Ndikon Mosha Në Gjasat për Shtatzani

Po, mosha ndikon si në përqindjen e suksesit të trajtimit të infertilitetit të gruas ashtu edhe në aftësin e saj natyrale për të mbetur shtatzënë. Një grua e shëndetshme 30 vjeçare ka 20% gjasa në muaj që të mbetet shtatzënë, kurse një 40 vjeçare e shëndetshme ka vetëm 5% gjasa. Pjellshmëria zvogëlohet me moshën, veçanërsiht pas moshës 35 vjeçare. Ekspertët sugjerojnë se një grua duhet të bisedoj me mjekun nëse është ndër moshën 35 vjeçare dhe ka provuar të mbetet shtatzënë për më shumë se 12 muaj, apo ka më shumë se 35 vjet dhe ka provuar shtatzënin për më shumë se 6 muaj.

spermaPjellshmëria Bie Tek Meshkujt e Vjetër

Studimet tregojnë se sikur aftësia seksuale njashtu edhe numri i spermës dhe motiliteti (lëvizshmëria) bie tek meshkujt gjatë plakjes. Por, sikundër grave, tek burrat nuk ka moshë maksimale pas të cilës një burrë nuk mund të bëhet baba. Një studim ka parë se burrave të moshës 45 vjeçare apo më të vjetër iu është dashur më shumë kohë të provojnë për të arritur ta lënë gruan shtatzënë pasi qifti kishte vendosur të ken fëmijë. Nëse burri juaj është i moshuar ndoshta do ishte e udhës të bisedoje me mjekun rreth mënyrave se si ti rritësh gjasat për shtatzëni.

sperma_levizshmeriaSi Munden Meshkujt Të Shtojnë Pjellshmërinë

Mengajimi i stresit, shmangja e alkoolit dhe duhanit, mirëmbajtja e peshës së duhur trupore, dhe ushqimi me një diet të pasur me zink (që gjendet në mish, dritha të plota, ushqime deti dhe ve), selenium (mishi, ushqim deti, kërpudha, drithë, dhe arrat Braziliane) dhe vitamina E, mund të ju ndihmojnë të përmirësoni pjellshmërinë apo aftësinë e një mashkulli për të lënë një grua shtatzënë. Njejtë ndihmon ti mbani vezët në fllad – harroj banjot e gjata me ujë të nxehtë, vaskat me ujë të nxehtë, saunat, që të gjitha mund të zvogëlojnë numrin e spermës.

fekondimi_artificialTrajtimet e Infertilitetit (Jo-pjellshmërisë)

Një numër faktorësh mund të shkaktojnë infertilitetin, kështu që hapi i parë për mjekun tuaj është të vlerësoj ty dhe partnerin tuaj. Trajtimi i infertilitetit mund të jetë duke përdorë medikamente fertiliteti për të stimuluar ovulacionin dhe e ashtuquajtura fekondim artificial (In vitro fertilization), që nënkupton largimin e vezës nga vezorët, fekondimin e saj (ashtu si shihet në foto majtas), dhe pastaj implantimi i vezës së fekonduar brenda në mitër.

impantimi_i_vezes_se_fekonduarSi Funksionon Testi Shtatzanis (Testi Shtëpiak)

Testet shtëpiake të shtatzanisë kontrollojnë urinën tuaj për hormonin e shtatzanisë të quajtur hCG, hormon që trupi juaj prodhon pasi veza e fekonduar implantohet (ngulitet) në mitër. Zakonisht këto teste kanë aftësi të tregojnë nëse je shtatzënë deri 5 ditë para ditës kur pret të vijnë periodat. Mund të kesh rezultat negativ nëse bënë testin shumë herët kështu që përsërite testin prap pas ca dite ose një jave. Mjeku mund të ju jep rezultate me të sakta duke bërë test gjaku.

Shtatzania: 5 Shenjat e Hershme

  • Nuk keni periodat
  • Ju duhet të urinoni shpesh
  • Lodhesh shpejt
  • Ke përzierje (të vjella) në mëngjes – ose gjatë gjithë ditës
  • Të zmadhohen gjinjtë dhe bëhen më të ndjeshëm
Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

83 KOMENTET

  1. Kam nje pytje doktoresh . Une jam 41 vjeqare mestracion i ksm ne rregull jam e martuat skam femi po mumdohem te kem por deri tash pa sukse qe 3vite jam kontrolluar te mjeku ne angli me kan then gjith qka esht mir vetem perdori kokrrat clomoid e ki nje lidh brenda ne miter por ska penges me kan then jam kthy ne kosov ne kosov po me thojn se litha i ka fajt duhet mu ba oporacion para se me ba ivf ndersa ne angli po me thojn mos hy ne operacioj se nuk te pengon me met shtatzan e deshiroj mem tregu ti qka po mendon a me hy ne operacon apo vetem ivf me ba te lutem me trego

  2. pershendetje doktorresh dua te pys se kam nje problem kam nje vajz qe dy vite tentoj te mbes shtatzen po azgje kam qen neper doktor mir po me thoi po qe nje muaj mu kan forumar disa lytha te vogla ne pjesen intime veguale gjthashtu po kam te bardha shum edhe me er te rend sa do qr i ndrroj te mbendshmet perseri kom faliminderit per pergjigjrn

  3. Pershendetje! Jam 20 vjeqar mendoj te kryej mardhenien e par seksuale por jam i pasigurt ne nje gje. Dua te dij se a ka mundesi te ngeli shtatezen partneri nese un nuk derdhem brenda saj por shpesh kam pas rastin te shoh nje leng qe i zgjatet dhe i perngjan spermes ( nuk po di si ta pershkruaj) i cili del para momentit ku del e gjith sperma perjashta. Para derdhjes del nje leng qe zgjatet por eshte sikur uj dhe nuk i perngjan spermes normale. Falemnderit!

      • Prsh dr jm krisa 21 vjece jm e martuar 1 vit ….. dhe 4 muaj po mundohem te ngel shtatzane dhe nk po ngel
        Ciklin e perojodhave e km te rregullt….

        Km ber dhe vizit dhe cdo gje esht ne rregull….gjithashtu dhe burri ka ber vizit dhe cdo gje esht ne rregull ….. ju lutem me thoni ca te bejj????

        Faleminderittt

  4. mirdita doktoresh deshta te bej nje pyetje jam ne nen e dy vajzave kum prevu te ngelem shtatzane prap po kum deshtu skum pas efekt kam ciklin menstrual prej 2 fillon ardhja e ciklit e teri ne muajin tjeter 2 diten e ovulimit kur e kam nese ka mundesi te me ttregoni ju pershendes

    • Dita ovulimit gjithmon eshte ka mesi i ketyre ditve. Nese me 2 mars i ke pas dhe i pret me 2 prill, ateher njeh sa dit ke nga 2 mars ne 2 prill, pjesto per dy (2), dhe ovulimi ndodh ne njeren nga ato 4-5 dite te mesit – 15,16,17,18 dhe 19 Mars. Ne njeren nga keto dite pra. Shendet dhe cdo te mire.

  5. Doktor ,menstruacionet mkan ardh me 11nentor mkan zgat deri dje ne mengjes , po prap sot mkan ardh a o naj problem , se dje ne mesdite pata mardhenie me ledhatim vetem?

  6. mir mrema doktor ndoshta esht von te shkruaj por spo muj sherona te as nje doktorr,jam 28 vjeqare po kam cista ma shum ne anen e majt ne vezor kom qrregullime te mestracionev qe 7-8 vite jom keshtu vizitoj mjekun mi jep do hapa 1 muj me ndimojn prap me formohen cistat ato jon cista me uj kur e kom ciklin mujor me fryhet barku kom shum dhimbje nuk di se ku me shku as qka me perdor mestracionet me zgjasin nga njeher 5 dit po mas do mujve me zgjasin ma shum ka mujt me ndodh qe mekan zgjat 1 muj cikli dhe kom pas gjak derdhje te shumta,shtatzan spo muj te jes edhe pse kom provu dhe provoj prap ama spo kom sherim te cistav ju lutem me shkruani nje barn a po me ndimoni se si ti largoj

    • Vilja, përsëritja e cistave zakonisht trajtohet me medikamente si ato që ua ka përshkruar mjeku. Tek e fundit ndrro mjekun vetëm për të parë se çfarë po të thot një mjek tjetër, merr mendimet e dyve dhe vendos çfarë të bësh tutje. Shëndet dhe çdo të mirë.

        • Vilja, gjasat jane te dobëta që të mbetesh shtatzënë gjersa ke cista. Ashtu si të thash me heret, ndrro mjekun dhe dëgjo mendimet e dy mjekëve pas kontrollave. Mos ngurro dhe bëj pyetje gjersa je te mjeku për të gjitha opsionet që të ofrohen. Shëndet dhe suksese.

  7. Pershendetje , kam kryer mardhenie me ladhatime por sperma e burrit ka prekur pak vaginen time jasht . Menjeher mbas 4 orve kam perdorur kontraceptiv urgjent 72 orve. Ishte vetem nje pilul ne te dhe quhet” Idoz 72? . A ka gjasa qe sperma te ket depertuar brenda dhe nese ka depertuar me ndihmom kjo pilul per te mos mbetur shtatzene ?? Dhe kjo pilul a ti vonon ardhjen e menstruacioneve se me 16 te keti muaji kam kohen per mem ardh e po tutna mos po mvonohen ?

    • Kështu si ke përshkruar mardhëniet që ke pas (me ledhatime) gjasat që të mbetesh shtatzënë janë shumë shumë të vogla edhe po që se nuk do të përdorje kontraceptiv urgjent.

      • Flm doktor , po jam e friksuar , se po kam dhimbje barku si me dasht mem ardh menstruacionet e mos eshte kjo dhimbje puna qe do me vin kto dite menstruacionet se edhe kshtu e kam kohen per mem ardh ?

        • Lejla, dhimbjet qe ke mund te jen si shenj qe ndoshta je shtatzene por gjithashtu mund edhe te jen dhimbje para menstruacioneve. Keto dhimbje jane te ngjashme vetem se kur mbetesh shtatzene ato dhimbje jane pak me te theksuar, dmth dhembin me shume. Shendet dhe suksese.

  8. Pershendejte te nderuar,

    Une kam nje hall tash e nje vit. Jam nene e nje vajze tash i ka 3 vite dhe qe 1 vit po provoj te mbetem shtatezene mirpo pa sukses 🙁 . Lindja e vajzes ka qene me operim ne pamundesi lindje normale. Analizat i kam bere dhe te gjitha kane qene mire mjeku me sygjeroi te beje HSG Test sepse pasi qe nuk ka qene lindje normale egziston rreziku te mbyllen tubat??? Une ju frigova kesaj analize…. cka me sygjeroni ju si mund ti ris gjasat per mbetje shtatezene???

    • Linda, nje gje duhet dit se ckado qe besh per ti rrit gjasat qe te mbetesh shtatzan nuk kish me funksionu nese tubat jan te mbyllur. Ky test nuk eshte me i mundimshem se kontrolla e zakonshme qe ben tek gjinekologu.

  9. Pershendetje, kam qene ne kontroll te nje gjinekolog per shkak te infeksionit. Me ka dhene edhe mua edhe bashkshortit te perdore barnat DExycyline- dy here ne dite, ne te dy i perdorim rregullisht. Jane bere 5 dite qe i pij me kan mbetur edhe dy dite terapi, mirepo sa mund ta verej era e vagines nuk mu ka larguar. Me trego doktoresh a eshte shenje qe nuk mu ka zhdukur infeksioni a po duhet ta perfundoj terapin deri ne fund per ta pare rezultatin? Faleminderit per mirekuptim

  10. mirdita doktoresh do te doja te me ndihmoje kam shum probleme me mostracione perdori hapa shum dua te mbesh shtatzen qfar duhet te bej a duhet te bej analiza te tjera apo vetem te vazhdoj me hapa ju lutem me ndihmoni jam 20 vjeqare

    • Arlinda, mos merr hapa pa udhzim mjeku. Nese nuk ke bere kontroll ateher te sugjeroj ta besh. Perndryshe nese ke bere kontroll dhe keta hapa jan at qfare te ka udhezuar mjeku, ateher vazhdo me hapa deri sa te perfundosh sepse sigurisht jane per rregullim te ciklit. Shendet dhe suksese.

  11. Doktor te lutem me jepni nje mendim se po cmendem deri sa ta marr tamam te verteten jam shume ne ankth.Gjate gjithe ketij muaji kam kryer mardhenie te pambrojtura me bashkeshortin ne menyre qe te kemi nje femije periodat i kalova q me dt 28 dhe tani po vjen dt 28 dhe une nuk kam asnje shenje qe mund te me vine sepse gjithmone me dhemb barku para atyre.Keto kohe kam patur dhe disa shenja si psh therje ne fund te barkut dhe gjoksi me eshte fryre shume madje disa here dhe me dhemb te lutem me thoni a mund te kem mbetur shtatezane

    • Valbona, nuk ke pse bregnosesh sepse askush nuk mund ta dij sigurt nese je tash shatazene apo nuk je. Duke marr parasysh se ke ca shenja si ato fryrje dhe therrje gjokis, therrje fund barkut, e gjithashtu nese edhe shenjat e meparshme te menstruacioneve qe ke pas nuk i ke ndoshta këto janë shenja qe ke mbetur shtatazene por nuk kem se ç’bëjmë dhe duhet presim. Shëndet dhe suksese.

  12. Doktoresh dashta me be nje pytje me 23 gushte i kam pas tash i pres me 23 shtatore po me dhem funi i barkut plus kerthiza teper testin e kom bo sot po del negative qka kishe preferu ti me bo a guxoj me bo ni viait te mjeku apo ti prese deri sa tme vina mestracionet ju lutem kthema pergjigjen

  13. pershendetje jam besa jam e martune 3 vjet dhe provoj qe te mes shtatza po nuk jes kamvizitu mjekun me ka than qe ki ifekti dhe 1 cishterr jam te perdor barna SWANSON Inositol,Itamelagin,trozamil po doktorr me kto barna qe po i pi per momei amuj em provu me met shtazan apo ma sti kry apo muaj tjeter se jam midis tu muaj te ciklit

    • Besa, mos provo te mbetesh shtatzan gjersa perdor këto barna. Provoni prapë vetëm pasi të përfundosh terapinë dhe të kesh vizituar mjekun për të parë nëse je shëruar plotësisht. Për at infeksion që ke bënë mirë edhe burri të kontrollohet sepse edhe ai mund të jetë i infektuar. Shëndet dhe çdo të mirë.

  14. mosha ime esht 28 vjece jam e martuar qe 9 vite dhe me ifv kam deshtu 2 her kam ngel shtatzan jasht mitre ne tub dhe njeren tub e kam te nxjerur a ka penges ktu mosha perseri linda jam flm per pergjigjen.

  15. prsh mosha ime esht 28 vjet kam 9 vite martes prej ivf kam ngel 2 her shtatzan jasht mitre ne tub dhe njeren tub ma kan nxjer flm per pergjigjen

    • Linda, kjo qe ka ndodh tek ti di te ndodh edhe tek grat tjera kur mbesin shtatzene ne menyre normale e jo me IVF. Shtatzanit e tilla duhet nderprer dhe per kete jane nderpre.

  16. prsh jam 28 vjece ka 9 vjet qe jam e martuar dhe kam bere 6 invitro dhe nuk kam pas sukses dhe dua ndihm nga ju spo di cka me bo tjeter mjeket me thojn qe jam krejt mir ju lutem me ktheni pergjigjen

  17. pershendetje flm per pergjegjen tuaje te me parshme… mirpo …deshta te pyse se ne cilen dit apo date? duhet ber mardhenja pa mbrojtje ku me daten 11 te keti muai jam ne ciklin menstrual….

    • Tina, duhet ta kuptosh qe cikli menstrual nuk quhen vetem ato dite kur ke gjakderdhje (menstruacionet), cikli menstrual fillon nga dita e pare kur ke menstruacionet (gjakderdhje) dhe perfundon deri ne diten kur prap te vijne periodat (menstruacionet) ne muajin e ardhshem. Nese me 11 te ketij muaji ke periodat ateher 11 eshte dita e pare, gjej se kur pret te kesh periodat (mesntruacionet) prap ne muajin e ardhshem dhe keshtu e gjen se sa dit e ke ciklin. Ateher nese del se cdo 28 dite ke periodat, do te thote se ne ditet me te mira per ty fillojne nga dita e 13 e deri ne diten e 17 te ciklit menstrual. Po shpresoj se ke kuptuar tash. Shendet dhe cdo te mire.

  18. pershendetje. jemi nje cift i sapo martuar dhe kemi deshire te behemi prind por kemi dy muaj qe provojme por pa sukses. ju lutem ne mund te me ndihmoni me ndonje keshille

      • pershendetje serisht. para disa muajsh kam kryer te gjitha analizat tek hygeia per arsyeje te punes. analiza total, dhe mu komunikua nga mjekja perkatese qe gjithcka eshte ok. ju lutem dicka me konkrete mos gjate procesit kemi anash kaluar ndonje detaj, mund te me shkruani pak me hollesisht ne e/mail brenda mundesive. flm dhe pune te mbare

        • Jo, nuk besoj se është harruar diçka, vetëm se nëse nuk ke bërë edhe kontroll te mjeku për të parë nëse edhe këtu gjithçka është në rregull, të sugjeroj ta bësh. Shëndet dhe suksese

  19. doktor deshta ta bej nje pytje jam 20 vjeqare dhe jam e martuar kam pas mardhanje te pa mbrojtura qe 5 muaj deshira per me mbet shtatzen esht shum e madhe mens. i kam te rregullta heren e fundit kur i pata mens. me 4 shtator i kisha shum pak 2 dit dhe kam pak dhimbje barku dhe me vjen te vjell a ka mundsi te jem shtatzen

  20. Te lutem doktor me jep nje mendim sa me pare mestruacionet me erdhen me dt 28 gusht dhe me dt 4 bashkeshorti im nuk u mbrojt a ka mundesi te mbetem shtatezane?????

    • Mundesi ka por nuk mund ta dij askush nese ke mbet sepse eshte heret. Per ti shtuar gjasat qe te mbetesh shtatzene te sugjeroj qe prap te beni ketyre 5 diteve duke filluar nga sot. Shendet dhe suksese.

  21. pershendetje jam nje nuse e re e sa po martuar edhe deshira per te pasue nje femi eshte teper e madhe edhe deshta te informohem me mir menyren e te mebeturit shtatezen….kam nje frik pse sperma me del jashte vagines ….

    • Tina, nuk ka lidhje pse del ajo nuk ka ku te shkoj prandaj del, provo qendro e shtrire per se paku 20 minuta pas mardhenieve e pastaj ngrihu nese ke nevoj. Provo te mbetesh shtatzene ka mesi i ciklit menstrual. Shendet dhe suksese.

  22. ne muajin prill pata nje missed abort ,bera pastrim .do doja te dija a eshte kohe e pershtatshme qe te ngelem shtatzene tani ne shtator . faleminderit

      • kam merak se mos kam ngel kete jave pa dashje kjo me paraqet shqetesim per gjithcka tjeter une vertet besoj te mjeku dhe i referohem .
        ju falenderoj per kohen tuaj

  23. mirdita doktoresh ni pytje kam per ty ,,mu gjdo dat me vin me rregull mest,,me 30 dhe apet me 30 me mbajn 4 dit ose 5 do me than gjdo 25 dit aban me mi tregu dit e ovulimit se nuk pe kuptoj sigurt nese ban flm jam tina

  24. Pershendetje admin jam gona dhe dua te dije se ne cilat data mundem te mbes shtatzene,pasi qe kam perfundua ciklin me 6 gushte

    • Duhet disa ushtrime krahu, si rrotullim i krahut duke e sillur krahun disa her ne drejtim te akrepave te ores e prap disa her ne kahje te kundert te akrepave te orës, levizja e supit lart/posht, dhe masazh te leht.

Leave a Reply to gonaCancel reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.