Kur Duhet Vizitohet Dietologu

0
2082

DietologuPër te gjithë ne është e vështire te kuptojmë se kur duhet te drejtohemi tek specialisti dietolog apo nutricien. Ne Shqipëri kjo fushe e shëndetësisë po merr përmasa te konsiderueshme dhe po angazhohemi te gjithë për ta bere me te qarte situatën e për ti vene theksin rëndësisë qe ka kjo shkence.

Nuk do te thotë se duke konsumuar ne mënyre te njëanshme ne po dobësohemi. duhet kuptuar qe nje diete duhet te jete e personalizuar siaps kushteve fiziologjike dhe metabolike te pacientit. Ndaj takimi me specialistin është i nevojshëm. Nuk duhet te bëjmë gabimin te drejtohemi ne internet për dietat pasi duke bere kështu jemi duke dëmtuar organizmin, dhe nuk arrijmë qëllimin. Mos mendoni për ushqim të njëanshëm të vazhdueshëm për javë radhazi si p.sh., vetëm oriz, apo vetëm me lakra të buta e të egra, pse i bëni keq vetes dhe çekuilibroni metabolizmin. Ndoshta do
te ndjeni rënie ne peshe por ajo qe nuk do arrini te kuptoni është a jeni duke humbur peshe dhjamore apo muskulature. Tek një dietolog paraprakisht bëhen disa matje te cilat përcaktojnë pikërisht indeksin e masës trupore, masën dhjamore , masën muskulore dhe sasinë e ujit ne trup. Pas kësaj përcaktohet programi distik i përshtatshme . Veç këtyre paraqiten një seri analizash qe i japin dietologut te kuptoje sesi funksionon trupi juaj dhe kryesisht metabolizmi.

Për të qenë brenda normës një njeri duhet të marri për nevojat e veta ditore deri 1200 kalori. Nuk është i saktë mendimi se njeriu i rritur ka nevojë për 700 – 800 kalori për disa ditë ose për disa javë. Prandaj, kur problemi juaj ka marrë karakterin kronik e serioz, atëherë drejtohemi tek një dietolog specialist që do t’ju caktojë një dietë në bazë të disa kritereve shkencore.  Përpjekjet tuaja për të rënë në peshë p.sh 3 – 4 kg për disa javë sjell si rezultat t’i rifitoni ato. Kështu ju prishet ritmi metabolik dhe për çdo 5 ose 10 vjet bëheni më të dhjamosur me me mbipeshë. Çdo njeri ka tipin e tij të veçantë, organizmin e tij qe ndryshon nga njeri njeri tek tjetri.

Hyrida Basha është Msc. Biologe Molekulare, ajo gjithashtu është një dietologe dhe shkruan per dietat ne shtatzani, dieta per adoleshentë, dieta për uljen e nivelit të LDLs, (kolesterinës së keqe), si dhe dieta per dobesim. Facebook

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.