Limoni: 10 Dobite Shendetesore Te Limonit

Pëlqe & Ndaje

Ky frute i  zakonshëm ka përdorim të gjerë në ushqimet tona. Ku e përdorim më së shumti ne shqiptarët? Ku tjetër, në çaj! Në familjet tona gati të gjithë e pimë çajin me limon dhe pa të nuk na pihet fare. Në çaj po, por a e ke ditur që limoni mund të përdoret edhe për shumë qëllime tjera shëndetësore? Lexo e mëso më shumë…

  1. Tretja: Përziej disa prerje limoni me ujë dhe pijë këtë çdo mëngjes për të ndihmuar tretjen gjatë tërë ditës. Limoni stimulon mëlçinë dhe kjo ndihmon tretjen.
  2. Gjakderdhje e Hundës: Kjo djeg paksa, por lëngu i limonit në një tampon pambuku apo në një leckë të butë kur aplikohet në hundë që gjakon ndihmon që të ngadalësohet dhe eventualisht të ndalohet rrjedha e gjakut.
  3. Diuretike: nëse vuan nga ndonjë infeksion i traktit urinar, apo ke nevojë të zvogëlosh lëngjet në trupin tuaj për çfarëdo arsye (sikur shtypja e lartë e gjakut, zemër të zmadhuar, etj.), limoni është diuretik natyral dhe ndihmon që ju të largoni ujin e padëshiruar. Thjesht përgatitu që të shkosh më shpesh në tualet!
  4. Antiseptik: lëngu acidik i limonit vret bakteret e dëmshme, e kjo e bënë limonin antiseptik natyral që mund ta aplikosh në çarjet (prerjet) e vogla dhe për infeksione tjera. Prapë po ju them se kjo dhemb apo me fjalë tjera djeg pak. Dhe mos përdor limon për infeksionet e mëdha apo prerjet e mëdha, jo për shkak se limoni është i rrezikshëm sepse nuk është, por për shkak se nevojitet trajtim mjekësor për to.
  5. Pastrues fytyre: Lëngu i limonit ndihmon të luftoni rrudhat, aknet, puçrrat e bile edhe piklat. Përziej lëngun e limonit me pak vaj ulliri në një got të vogël me ujë, e këtë apliko në fytyrë. Kjo jo vetëm që ju bënë lëkurën më të shkëlqyer por gjithashtu largon ndyrësirat dhe grimin.
  6. Kujdesi i Gojes: hedh pak leng limoni në një shtupë pambuku dhe apliko në mishin e dhëmbëve që rrjedh gjak për të ndalur gjakderdhjen e mëtutjeshme. Limoni gjithashtu ndihmon që ti dhuroj gojës një ndjenjë freskie, lufton bakteret dhe ju mundëson të keni erë goje të freskët. Gjithashtu, beso ose mos beso, kur aplikohet në dhëmb që dhemb ndihmon që të zvogëloj dhimbjen.
  7. Zvogëlon temperaturën: ka dy mënyra që limoni mund të përdoret kur dëshirojmë të ulim temperaturën. Njëra është që të pish ujë me limon. E tjetra zgjedhje edhe mirë është të blini apo maroni balsam limoni e më pas ta aplikosh në trup, kryesisht në ballë. Balsami nga limoni ndihmon trupin që të djersitet dhe nxjerr temperaturën me djersë, cilëndo temperaturë të shkaktuar nga cilado sëmundje.
  8. Shtypja e Gjakut: Për shkak të sasisë së lartë të potasës që ka limoni, ky frutë është i mirë për uljen e shtypjes se larte te gjakut. Kjo është për shkak se potasa vepron kundër sodiumit.
  9. Depresioni: pirja e lëngut të limonit të përzier me ujë disa herë në ditë njihet që krijon efekt qetësues, relakson trupin dhe kështu ndihmon në lehtësimin e depresionit dhe stresit.
  10. Antioksidant: E gjithë ajo vitamine C që gjendet në limon bën disa mrekulli në trupin tuaj si pastrimin e gjakut dhe ndihmon që të keni sistem imunitar më të fortë. Gjithashtu studime të ndryshme mjekësore kanë treguar se përdorimi në sasi të larta të vitaminës C ndihmon në luftë të shumë sëmundjeve serioze si kanceri dhe semundaje e zemres e shume tjera.

Këtu keni 10 dobi shëndetësore të përdorimit të limonit. A ka dikush nga ju qe perdore limonin per njeren nga keto arsye qe permendem me larte apo edhe per ndonje arsye qe nuk e kemi permendur?

Shfleto duke klikuar mbi shigjeta

Comments

  1. arlinda says

    persh un ka 1jav qe kam fillu me pi uj te vokt me limon ne mengjes i pi dy gota mas buke prap nje edhe ne mramje para darkes edhe mbas po mu mat sjam mat veq e ndi veten me leht se po urinoj me shum e sedi po thon dobson e mem tregu a esht mir me pi qeshtu ajo

    • says

      Arlinda, praktika eshte qe kjo perzirje (uje te nxeht me limon) te pihet vetem ne mengjes dhe ata para ushqimit nja 30 minuta. Mat veten dhe tregona nese vertet ke humbur pesh. Shendet dhe cdo te mire.

  2. zarije says

    jam zara nga prizreni ju lutem me ndimoni site humb peshshumpak ha por shum kile fitoj

    • says

      Zarije, e kemi ketu nje artikull se si te humbim pesh per 7 dite, tash nuk di se sa pesh deshiron te humbesh por nese eshte pak ateher te sugjeroj ta besh gradualisht, duke bere ndryshim ne ushqime… pra duke u ushqyer me me shume pem e perime, duke pire uje me shume dhe normal duke u marr me ndonje aktivitet fizik. Perndryshe po deshe te lexosh

  3. lumja finland says

    Pra une e perdor ne nje menyr krejt tjetr lengun e limonit, nje got uje e mbush ne mbremje me tmperatur te dhomes te qendroj deri ne mengjes pastaj ne mengjes e shtrydh nje gjysme limoni edhe nje lug gjelle mjalt. Ka 6 muaj qe e perdor dhe kam shum efekte pozitive gjithashtu humbje ne pesh!
    Ju rekomandoj ta provoni,me respekt Lumja!

  4. bija says

    unë e përdori shumë limonin, edhe kur ha bukë ,por edhe me çaj e ndonjëhere edhe vetëm limon.Mund të them se jam shumë energjike, pastaj edhe kundrejt vieve që kam, për nga pamja tregoj shumë më e re. Se di se ku është arsyeja, mirpo vërtetë jam shumë vitale në krahasim me moshataret e mia.Falemnderit

  5. Linda says

    Admin mua tek gjunjet me kan dale do vija si te kuqe gatii si gjaki qe kemi brenda e mund ta shohin ?? qfar te bej qe ti largoj tlutna edhe pak kam semi maturen :s:s:s:S spo di qa t’bej ndihmom Tlutnaa

    • says

      Linda, shko vizito nje dermatolog dhe shiko se per cfar arsye jan paraqitur. Duhet te gjejm arsyen pse jane paraqitur ato. Shendet dhe suksese

  6. eridana says

    kam vajzen 7 vjece dhe mi kane dale shume pucrra te kuqe nga kerthiza dhe lart,te cilat i kruhen.Ju lutem me thoni se cfare te bej deri neser qe ta vizitoj tek mjeku dermatolog.A mund ta lyej me leng limoni apo me hudher ose ti jap per te pire incidal.
    ju faleminderit per mirekuptimin.

    • says

      erdana, me vie keqe qe nuk ka mundur te te kthej pergjigje ne kohen kur e ke bere pytjen. Me fal por nuk kam pasur rastin te kyqem ne internet e te pergjigjem per gati 1 jave. Shpresoj se deri tash veq e ke vizitar mjekun dhe ke marr pergjigje. Shendet ty dhe vajzes.

Pyet dhe Komento këtu