Mbrojtja e vajzave nga kanceri në mitër

Pëlqe & Ndaje

Kanceri ne miter – rastet më të shumta shkaktohen nga disa lloje virusi të papilomës ose HPV (Human Papilloma Virus), që transmetohet përmes rrugëve seksuale. 

“Çdo dy minuta një grua vdes nga kanceri i mitrës. Kjo sëmundje është më vdekjeprurëse sesa lindja. Rreth 275 mijë gra vdesin nga kanceri cdo vit, 85 për qind e tyre në vendet në zhvillim. Ky kancer po përhapet gjithnjë e më shumë. Prandaj nëse nuk ndërhyhet, deri në vitin 2030 do të jenë 430 mijë vdekje në vit”, deklaroi doktoresha Seth Berkley, presidente e Aleancës GAVI.

Aleanca GAVI është një bashkëpunim publik dhe privat, që përqendrohet tek qasja më e madhe e vaksinave në vendet në zhvillim. Negociatat me kompanitë farmaceutike kanë filluar për koston e një doze vaksinimi për HPV-në.

“Një nga gjërat interesante është se kanceri konsiderohet një sëmundje jo e transmetuese dhe sigurisht ky është keqinterpretim. Megjithëse kanceri është një sëmundje që sigurisht shpesh shkaktohet nga abnormalitete gjenetike ose të një lloji tjetër, një pjesë më e madhe e kancereve në fakt janë ngjitës. Keqkuptimi tjetër është se ne mendojmë se kanceri është sëmundje e botës së zhvilluar, kur në fakt ka një numër shumë të madh rastesh në botën  në zhvillim”.

Shfleto duke klikuar mbi shigjeta

Pyet dhe Komento këtu