Më trego grupin e gjakut, të them bimët që të bëjnë mirë!

1
2068

Ja një listë e shkurtër e bimëve shëruese të cilat përputhen ose jo me grupin tuaj të gjakut.

Grupi i Gjakut A

Personat që kanë grupin e gjakut A kanë imunitet të dobët, stomak shumë të ndjeshëm dhe lëkurë dhe mukozë të ndjeshme. Perveç kësaj, kanë probleme me tension dhe nervat dhe do të duhej të marrin këto bimë shëruese: kaçe, kantarion për nerva, murriz të bardhë për rregullimin e punës së zemrës, ginseng për tension.
Ndërsa duhet të shmangin bimët shëruese si në vijim: mëndafshin e misrit, tërfilin e kuq.

Grupi i Gjakut B

Personat që kanë grupin B të gjakut po ashtu kanë probleme me imunitetin, traktin tretës, veshkat dhe pankreasin. Këta persona do të duhej të konsumojnë këto bimë shëruese: gjethen e mjedres për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, sherbele, nenexhik djegës, majdanoz dhe xhenxhefil.
Ndërsa bimët që duhen të shmangen janë: lulen e blirit, lepushken dhe lepushen.

Grupi i Gjakut 0

Personat që kanë grupin 0 të gjakut kanë më së shumti problem me veshka dhe tëmth, që mund t’u krijohen gurët. Do të duhej të konsumojnë bimët shëruese në vijim: blirin, manat, luleradhiqen.
Ndërsa bimët që duhen të shmangin janë: lepushen, aloen, gjembin e madh.

Grupi i Gjakut AB

Personat që kanë grupin AB të gjakut kanë probleme të kombinuara të grupeve të gjakut A dhe B, prandaj duhen të konsumojnë  këto bimë shëruese: çaj të gjelbër, gjethe të dredhëzes, jamball dhe gjembin.
Duhen të shmangin këto bimë shëruese: lulen e blirit, lepushken, tërfilin e kuq dhe mëndafshin e misrit.

1 Koment

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.