Mjekët Pranojë se Qëllimisht kanë bërë Keq-diagnostikime për Para

0
2030
keq-diagnostikimet
keq-diagnostikimet

Kujdesi shëndetësor duhet të jetë një gjë e mirë. Duhet të kujdeset për njerëzit dhe shëndetin e tyre. Të përfshijë edhe parandalimin e gjendjeve shëndetësore dhe trajtimin e tyre. Mjekët duhet që në mendje të kenë interesin më të mirë të pacientëve të tyre. Duhet, apo…

Për fat të keq, shpesh ky s’është realitet në botën e sotme. Kujdesi shëndetësor është profesion i orientuar drejt sëmundjes që shikon trajtimin e simptomave me ilaçe në vend se ta shikojë personin si tërësi duke vë në përdorim si parandalimin ashtu edhe trajtimin.

A po diagnostikojnë Mjekët pacientët e tyre për Para?

Mjekët jo gjithmonë kanë në mendje interesin më të mirë të pacientëve të tyre. Mjekësia dhe kujdesi shëndetësor është një perandori fitimprurëse. Është një biznes i drejtuar nga kompani të mëdha farmaceutike. Për disa, është më shumë për paratë dhe fitimin se sa për shëndetin tonë. Disa doktorë madje diagnostikojnë gabimisht njerëzit në emër të parave. Është e vështirë të besosh, por është e vërtetë.

Lajm i mirë është se shumë prej këtyre mjekëve po kapen për mashtrim. Në ditët e sotme me informacionin që është lehtësisht i arritshëm, është më lehtë se kurrë të jemi të informuar dhe i vetëdijshëm. Për shembull, Dr. Farid Fata, një doktor në Miçigan u akuzua në gjykatë që qëllimisht ka diagnostikuar pacientët me kancer. Po pra, e vërtetë. Pacientët pa kancer kanë marrë diagnozën e frikshme të kancerit nga Dr. Fata. Jo vetëm që këta pacientë duhej të kalonin nëpër aspektet emocionale të një lajmi të tillë, por ai pranoi se ai madje administroi edhe kimioterapinë për ta. Pse? Për para.

Paramendoni të jeni një nga këta pacientë! Është e vështirë për të përshkruar agoninë e marrjes së një diagnoze të një sëmundje vdekjeprurëse, pastaj pa ndonjë arsye të kaloni nëpër trajtim të vështirë dhe tepër të shtrenjtë të kimikate toksike që vijnë me efekte serioze anësore. Sigurisht, se kanë qenë të shokuar. Kush nuk do ishte?

Dr. Sayed Mohammed, një onkolog i pensionuar, ka thënë se kjo nuk është një trend i ri. Ai e ka parë këtë tashmë një dekadë më parë. Me fjalë të tija, këta mjekë janë të paskrupullt si biznesmenë pa ndërgjegje. Problemi është se në vend të blerjes së mallrave prej tyre, ju duhet t’i besoni ata me shëndetin dhe jetën tuaj.

Zbulimi Mashtrimit në Industrinë Shëndetësore

Mendoni se mjekët e tillë duhet të kapen shpejt, apo jo. Për fat të keq, nuk është kështu. Dr. Fata mbajti skemën e tij të mashtrimit duke filluar nga viti 2009 e deri 2016. Pra, për 7 vite me radhë! Ai kishte një listë të pacientit prej 1,200 njerëzish. Natyrisht, është e mundur që disa nga këta njerëz me të vërtetë kanë pasur kancer, prapëseprapë qindra njerëz tjerë mbesin të trajtuar me hemoterapi pa pasur nevojë, ndoshta duke i lënë ata me pasoja serioze shëndetësore dhe borxhe mjekësore. Gjatë kësaj periudhe, Fata mori 62 milionë dollarë nga Medicare. Edhe pse iu dha burgim i përjetshëm për këto mashtrime, ky burgim nuk i ndihmon aspak pacientët që janë trajtuar nën kujdesin e tij.

Dikush dëshiron të besojë se kjo është një situatë e veçantë nga një mjek. Mjerisht, kjo është diçka që kalon rregullisht në mjekësi.

Për shembull, pacientët me kancer të prostatës marrin prognoze të rreme rregullisht për shkak të lidhjes së sëmundjes me një proteinë të caktuar të prodhuar nga gjëndra e prostatës, por vetëm 3% e pacientëve vdesin nga kanceri i prostatës. Sido që të jetë, 90% e mjekëve rekomandojnë trajtim të shtrenjtë pa i informuar pacientët se kanceri kurrë nuk përhapet jashtë gjëndrës në 97% të rasteve për të shkaktuar dëm.

Një shembull tjetër i prek gratë. Femrave u thuhet rregullisht se duhet të kenë histerektomi për të kuruar kancerin dhe sëmundjet e tjera. E vërteta është larg nga ajo, histerectomit nuk tregojnë përmirësim në normat e mbijetesës.

Keq-diagnostikimet janë të zakonshëm. Përcaktimi i ilaçeve dhe trajtimi i shtrenjtë për gjendje të keq-diagnostikuar dhe madje edhe të panjohura është i zakonshëm. Luftimi i efekteve anësore të shkaktuara nga trajtimi dhe mjekimi me ilaçe që gjithashtu shkaktojnë efekte tjera anësore dhe gjendje shëndetësore që çojnë në mjekim të mëtutjeshëm me medikamente shtesë është normë e pranuar në mjekësinë e sotme.

Keq-diagnostikimet: Si e e bëjnë Mjekët?

Problemi është se nuk ka fitim në parandalimin e sëmundjes. Por natyrisht gjithashtu nuk ka fitim as në shërimin e sëmundjes ose të paktën as në përpjeke që fillimisht të provohet shërimi me metodat natyrore, të tilla si dieta dhe ndryshimet e jetesës. Në anën tjetër, ka fitim në medikamente dhe trajtime të shtrenjta, dhe natyrisht, vizita të pafundme tek specialistët (herë tek ky e herë tek ai mjek). Industria tanishme e kujdesit shëndetësor nuk ka të bëjë me shëndetin. Kjo industri lulëzon nga jeta e atyre që janë të sëmurë. Shërimi i tyre nuk sjellë fitim, por duke i mbajtur ata të sëmurë sjell fitime.

Sistemi i tanishëm është ndërtuar për të shkatërruar mendjen, trupin dhe shpirtin tonë. Sa kohë duhet të qëndrojmë duarkryq dhe të shikojmë se çfarë po ndodh? Çfarë mund të bëjmë për këtë?

Përmbledhje

Nëse keni simptoma ose jeni diagnostikuar me një gjendje shëndetësore, sigurohuni që të kërkoni mendime të dyta dhe madje edhe të treta për të siguruar që diagnoza juaj është e saktë, të mos keni humbur asgjë dhe të merrni planin e duhur të trajtimit me të cilin ju personalisht ndiheni rehat. Nëse mundeni, kërkoni ndihmë nga mjekësia funksionale ose nga një mjek naturopatik që të marrësh kujdes më holistik të kombinuar me metoda natyrale të trajtimit. Nëse jeni duke marrë trajtim konvencional apo jo, mos harroni për fuqinë e mjekësisë natyrore, siç është ushqimi, uji, gjumi, stërvitja, reduktimi i stresit dhe zgjedhjet e tjera dietetike dhe jetësore. Edhe nëse ndjeheni mirë tani, mos harroni për parandalimin. Kujdesu për veten. Dëgjoni trupin tuaj dhe besoni mençurinë e tij. Kurrë s’është vonë të bëjmë ndryshime. Nëse ju duket e tepërt dhe e papërballueshme, trajnerët shëndetësor janë udhëzues të shkëlqyeshëm që mund t’ju ndihmojnë përmes ndryshimeve të domosdoshme në të ushqyer dhe mënyrën e jetesës.

Çfarë mendoni? Çka mendoni për sistemin shëndetësorë në Kosovë dhe Shqipëri? A kemi keq-diagnostikime dhe raste të tilla si rasti i Dr. Fata? Si kujdeseni për shëndetin dhe trupin tuaj? Ndani mendimet dhe përvojat tuaja, ne do të dëshironim të dëgjojmë nga ju.

Burimi:
www.healthy-holistic-living.com/

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.