Mos shiko ndash mos me të dhimb injeksioni!

0
1665

Mjeku apo praktikantët zakonisht ju thonë, “Mos shiko dhe nuk të dhemb” para se të japin injeksionin, por a ka bazë shkencore në këtë këshillë të kamotshme?

Një grup hetues Gjerman kanë zbuluar se në fakt përvoja juaj e mëparshme me gjilpëra së bashku me informacionet që pranon para se të marrësh injeksionin, ndërtojnë përvojën tuaj. Hulumtimi i tyre është publikuar në revistën Pain për Maj.

“Gjatë gjithë jetës ne në mënyrë të përsëritshme e përjetojmë se gjilpërat shkaktojnë dhimbje kur shpojnë lëkurën, por informata si ato që ju jepen para se të administrohet injeksioni, munden gjithashtu të ndikojnë në atë se si shpimi nga gjilpëra ndikon në dhimbje,” thotë autori udhëheqës Marion Hofle, student i doktoraturës në këtë hulumtim që është udhëhequr nga Dr. Daniel Senkowski në Charite – Universitatsmendiyin Berlin dhe Qendra Mjekësore Universitare Hamburg-eppendorf.

Studimi zbulon disa gjëra të rëndësishme. “Klinikat duhet të këshillohen që para administrimit të injeksionit të ofrojnë informacione që zvogëlojnë pritjet e pacientit se sa do të dhemb injeksioni,” thotë Hofle. Ajo gjithashtu thotë, “për shkak se të shikosh një gjilpërë ngrit perceptimin e dhimbjes e gjithashtu ngrit edhe aktivitetin e sistemit autonom nervor, ne kemi ofruar dëshmi të mjaftueshme  në favor të këshillës së zakonshme që mos të shikohet kur jepet injeksioni në mënyrë që të ndjejmë më pak dhimbje.”

E ke provuar këtë më parë? Të ka thënë tekniku mos shiko ndash mos me të dhimb? Na trego përvojën tuaj në komente?

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.