Nivelet e stresit ndikohen nga sasia e hapësirës së gjelbër

0
1672

Nivelet e stresit tek të papunësuarit janë të lidhura më shumë me gjërat që i rrethojnë se sa me moshën, gjininë, të ardhurat dhe shkalla e privimit, tregon studimi.

Prezenca e parqeve dhe drunjve në vendet ekonomikisht të privuar mund të ndihmoj njerëzit të përballen më mirë me humbjen e punës, çrregullimin stresues post traumatik, lodhjen kronike dhe ankthin, tregojnë hulumtuesit.

Ata kanë zbuluar se nivelet e stresit të njerëzve janë drejtë për drejtë të lidhura me sasinë e hapësirës së gjelbër që i rrethon – sa më shumë hapësirë e gjelbër aq më pak ka gjasa një person të stresohet.

Hulumtimi tregon se për çdo 1% shtim të hapësirës së gjelbër kishte rënie të madhe në nivele të stresit. Aty ku kishte më shumë hapësirë të gjelbër njerëzit më mirë reagonin ndaj ndodhive shqetësuese, duke mos u stresuar edhe aq shumë në fillim ose duke u përballur më mirë me stresin.

Hulumtimi është bërë nga Universiteti Edinburgut dhe qendra për hulumtime Heriot Watt OPENspace, në bashkëpunim me universitetet e Glasgow dhe Wesminister. Managjer i këtij projekti ishte Instituti James Hutton. Zbulimet janë publikuar në Landscape and Urban Planning.

Catherine Ward Thompson, drejtoresh e qendrës për hulumtime OPENspace, tha: “Duke marr parasysh nivelet në rritje të stresit dhe shëndetin e dobët mental të njerëzve në Skoci, ky është një zbulim eksitus. Për herë të parë hulumtuesit kanë punuar me njerëz të papunësuar nga vende të privuara dhe kanë përdor teste shkencore për të treguar se aty ku ka më shumë hapësirë të gjelbër, nivelet e stresit ishin mjaft të ulëta, ndërsa aty ku kishte më pak hapësirë të gjelbër shfaqeshin shenja të hormoneve të trupit që nuk funksiononin mirë.”

Ushtrimet ishin edhe një faktor tjetër që është parë se zvogëlojnë stresin, por kjo ndoshta nuk ka asgjë të bëj me ushtrimet në park. Njerëzit kanë raportuar se ndihen më pakë të stresuar nëse jetonin në vende ku kishte më shumë hapësirë të gjelbër pa marr parasysh se sa ushtronin.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.