Një Ilaç i Thjesht dhe Efektiv për Fyt të Skuqur

2
2299

ilac-natyral-per-fyt-te-skuqurZakonisht gjatë vjeshtës dhe dimrit na skuqet dhe dhemb fyti dhe në vend se të bësh turr të marrësh medikamente që në anën tjetër zvogëlojnë imunitetin natyral të organizmit, mëso të përgatitësh këtë ilaç që është shumë i lehtë për tu përgatitur por shumë efektiv.

Për përgatitjen e këtij ilaçi të thjesht dhe shumë efektiv për fyt të skuqur të nevojiten:

  1. Dy rriska limoni,
  2. Dy rriska xhenxhefil, dhe
  3. Mjaltë.

Përgatitja: Vendosi në një qyp (tegëll) dhe futi në frigorifer, ku kjo përzierje do shndërrohet në pelte (jelly). Merr një lug ushqimi me këtë pelte, vendose në një gotë dhe hedh ujë të vluar. Kështu çaji bëhet gati për lehtësimin e fytit të skuqur. Mund ta mbani këtë përzierje në frigorifer për 2 deri 3 muaj dhe ta përdorni sa herë që dikujt i duhet.

Urojmë të mos i duhet askujt. Por për juve që do keni nevojë ky pra është një ilaç efektivë dhe i thjeshtë për fyt të skuqur.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

2 KOMENTET

Leave a Reply to adminCancel reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.