Përdorimet Alternative Të Vajit Të Ullirit

2
1855

vaji_i_ullirit

Vaji i ullirit një përbërës me shume vlera te mira për shëndetin dhe me një shije shume te mire ka dhe shume virtyte te tjera për qëllime kulinare dhe jo vetëm.

Për te shkëlqyer mobiliet, çelikun dhe bakrin, për te pastruar lugët, për te larguar etiketat apo ngjitësit, për te hidratuar thonjte, për te zbutur flokët dhe duart. Zbuloni si te përdorni vajin e ullirit ne mënyra alternativa për kujdesin e shtëpisë dhe personal.
1- Te pastroni çelikun

Vaji i ullirit është një pastrues i shkëlqyer për objektet e çelikut, inoksit dhe te bakrit. Është e mjaftueshme te hiqni pluhurin e mundshëm te hidhni pak vaj ulliri ne cope te bute dhe ta kaloni mbi objektet duke ushtruar pak energji.

2- Te eliminoni bojën e tepërt

Me vajin e ullirit është e mundur te largoni bojën e tepërt, mjafton te lagni një cope dhe ta kaloni me energji mbi pjesën qe ju ka rene boja.

3- Eliminoni ngjitësit dhe çamçakëzët

Hidhni pak vaj mbi ngjitësit apo çamçakëzët qe dëshironi te hiqni, tampononi mire dhe lëreni te reagoje për te paktën 10 minuta.

4- Te lubrifikoni menteshat

Nëse dera juaj bën një zhurme te bezdisshme mund ta eliminoni këtë zhurme duke lubrifikuar menteshat me pak vaj ulliri pasi ti keni pastruar mire.

5- Te shkëlqeni mobiliet

Nëse dëshironi te shkëlqeni mobilet ne mënyrë natyrale krijoni një përbërje me baze lëng portokalli dhe vaj ulliri, kalojeni mbi mobilet me një cope te bute.

6- Te zbusni flokët

Një maske me vaj ulliri mund t’u ndihmoje qe te keni flokë te bute dhe te shkëlqyeshëm, lëreni ne flokë për 30 minuta dhe me pas lajini flokët mire.

7- Hidratoni kutikulat (lëkurën përreth gishtave)

Nëse keni thonj qe ju çahen mund te përgatitni një përbërje me baze vaj ulliri me te cilën mund te hidratoni kutikulat, masazhojini mire dhe do te bëhen te shkëlqyeshëm si thonjte dhe kutikulat.

8- Te parandaloni rënien e qimeve te kafshëve

Vaji i ullirit ndihmon gjithashtu për te parandaluar rënien e qimeve te kafshëve qe mbani ne shtëpi. Është e mjaftueshme te shtoni një luge vaj ne ushqimin e tyre.

9- Te zbusni buzët

Përgatitni një përbërje me baze vaj ulliri dhe dyllë bletësh, përziejini mire duke shtuar dhe pak vaj esencial dhe aplikojeni përbërjen ne buze.

 

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

2 KOMENTET

Leave a Reply to adminCancel reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.