Pilulat Kontraceptive – Cila Është Për Ty?

0
1976

Mini-pilula kontraceptive

Mini-pilulat përmbajnë vetëm progjestin. Ato parandalojnë shtatzaninë duke e trashur mukozën e qafës së mitrës dhe duke e holluar shtresimin e mitrës. Disa mini-pilula edhe ndrydhin ovulacionin, por kjo nuk është mënyra kryesore se si funksionojnë ato. Mini-pilula është zhvilluar për gra që janë të ndjeshme ndaj estrogjenit.

Emrat e mini-pilulave: Camila, Errin, Jolivette dhe Mircronor.

Dobitë: Përveç të qenit shumë efektive në parandalimin e shtatzanisë (kur merren me rregull), mini-pilula është e sigurt për femrat që janë në rrezik të sëmundjes së zemrës apo goditjes (pikës në tru), apo janë duhanpirëse të forta. Është gjithashtu e sigurtë për gratë që kanë fëmijë në gji.

Mini-pilula mund të mos bëjë për ty nëse: ke patur kancer gjiri.

Pilulat joaktive: Ndryshe nga formulat e kombo pilulave, secila mini-pilulë në pako është aktive. Merre një çdo ditë rreth të njëjtës kohë çdo ditë.

1
2
3
4
Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.