Pilulat Kontraceptive – Cila Është Për Ty?

0
1974

Pyetjet Më Të Shpeshta Rreth Pilulës Kontraceptive:

A mund ta marr pilulën që të kem periodat më rrall, apo të kapërcej një muaj ndonjëher?

Po, Hormonet e pilulës e bëjnë trupin tuaj që të imitoj ciklin natyral, por nëse ke periodat të shumta dhe të përcjella me dhimbje dhe gjendja tjera si migrena, endometriosis, apo edhe epilepsi, atëherë të kapërcesh periodat (dmth të mos kesh një muaj fare) do të ishte e shkëlqyeshme.

Ka dy mënyra si ta bësh këtë: duke provuar përkohësisht me mënyrën se si i merr pilulat kombinuese të rregullta. Ose duke marr njëren nga formulat e pilulave të aprovuara për të shkurtuar numrin e periodave që ke.

Pra a do të jesh pa perioda njëherë në ndonjë ngjarje sikur ajo e vrapimit të një 10 kilometërshi apo shkuarje në pushim. Shumica e pilulave kontraceptive kombinuese përmbajnë 21 pilula aktive dhe 7 placebo, apo 24 aktive dhe katër placebo. Zakonisht ndodh të kesh periodat kur je duke marr pilulat placebo. Për të kapërcyer periodat e atij muaji, mos merr pilulat placebo dhe shko drejt në pilulën e parë aktive në pakon e muajit të ardhshëm. Nga aty merr një pilulë në ditë ashtu si ke bërë normalisht. Mos harro, kjo funksionon vetëm me pilulat kombinuese kontraceptive e jo me mini-pilulat!

Disa formula të reja të pilulave kombinuese janë zhvilluar për të ofruar katër apo edhe më pakë perioda në vitë. Në vend të një pako për 28 ditë, ato thjesht vijnë në pako prej 84 pilulave. Me emrat gjenerik Sezonale të tyre si Jolessa, Qualsense, shtatë pilulat e fundit janë placebo inaktive. Me Seasonique, ato janë pilula me doz të vogël estrogjeni. Në cilëndo rast, juve ju vijnë periodat kur të marrësh placebot. Lybrel nuk ka placebo dhe periodat e tua shtyhen për aq kohë sa ti vazhon dhe merr at rregullisht.

Cilat metoda kontrolli të shtatzënisë përmbajn estrogjen?

Ashtu sikur pilula kontraceptive kombinuese, si arni kontraceptiv ashtu edhe unaza përmbajnë estrogjen dhe progjestin. Metodat me vetëm progjestin janë mini-pilula, injeksioni, implanti, Mirena IUD, dhe kontracepcioni emergjent.

A nuk është Estrogjeni për gra që janë në menopauzë?

Po. Estrogjeni trupit tuaj rritet gjatë pubertetit dhe bie gjatë menopauzës, që zakonisht ndodh diku nga mosha 40 deri 55 vjeçare.

Disa gra përdorin pilula estrogjeni, arnë apo edhe krem për të lehtësuar simptomat si tharje vaginale, nxehtësi trupore të herëpashershme dhe simptomat tjera jo aq të dëshirueshme të menopauzës. Edhe progjestini nganjëher përdoret në disa terapi të zëvendësimit-hormonal. Estrogjeni gjithashtu ndihmon trupin në procesim të kalciumit. Gratë që kanë mungesë estrogjeni për shkak të menopauzës ose nuk kanë perioda fare për shkak të atleticizmit të tepërt (ushtrojnë tepër) ose kanë çrregullime në të ushqyer, rrezikojnë të kenë osteoporozën.

A ka ndonjë lidhje mes pilulës dhe kancerit?

Kur disa hulumtime të hershme sugjeruan se pilula kontraceptive kombinuese mund të vë në rrezik më të lartë për kancer gjiri, studime më të fundme nuk tregojnë ndonjë ndryshim në mes të atyre që marrin pilulën dhe atyre që nuk e marrin. Disa studime tjera tregojnë se kombo pilula mund të zvogëloj rrezikun ndaj kancerit endometrial dhe kancerit të vezoreve, a ndoshta edhe kancerit të zorrës së trash.

Gjithçka në jetë vije me rreziqe dhe dobi të mundshme këtu duke përfshirë edhe vet shtatzëninë që disa hulumtues thonë se sjell shumë më shumë rrezik tek gratë se sa përdorimi i vetë pilulave kontraceptive. Për shkak se shumëçka varen nga vet trupi juaj, më së miri për ju do të ishte të diskutoni historinë shëndetësore tuaj dhe brengat tjera tua me mjekun tuaj.

E kur vije puna për informacione të kontrollit të shtatzënisë gjithmonë mbaj mend se disa organizata dhe individ të ndryshëm e teprojnë apo shtrembërojnë lidhjet e mundshme në mes të sëmundjeve dhe kontrollit të shtatzanis nga hormonet.

E vërteta është se hulumtimet mjekësore kanë zbuluar se pilula kontraceptive mund të zvogëloj rrezikun tuaj ndaj disa kancereve dhe nodshta edhe shton rrezikun ndaj disa tjerëve. Prapëseprapë, ju vetë duhet ti peshoni dobitë dhe rreziqet për të zbuluar nëse pilula kontraceptive është apo nuk është për ty.

Çfarë keni për të thënë për pilulën dhe migrena?

Ca gra që përjetojnë migrena tregojnë se pilula i bënë të ndihen më mirë, ca tjera e thonë të kundërtën, e disa tjera thonë se pilula nuk u bënë asnjë ndryshim. Do kishim dashur të kemi një përgjigje definitive, por ja që nuk e kemi.

Gratë nën moshën 35 vjeçare që kanë migrena pa aurora në përgjithësi s’kanë problem me cilindo lloj pilule apo edhe me kontroll shtatzënie të bazuar në hormone. Gratë që kanë migrena me aura dhe cilado femër mbi moshën 35 vjeçare që vuan nga migrena (me apo pa aurora) duhet të bisedoj me mjekët (këtu e kemi fjalën për gjinekolog e bile edhe me një neurolog nëse e gjen) për rritje të mundshme të rrezikut të goditjes (pikës në tru) gjersa përdor metodë të bazuar në estrogjen.

Nëse pilula kombinuese apo ndonjë mini-pilulë tjetër ndalon lirimin e vezëve, a do të thotë kjo se do mbetem fertile (pjellore) më gjatë se sa do kisha mbet nëse nuk do përdorja pilulën? Të themi se kam marr pilulën që nga mosha 18 deri 40 vjet; a do thotë kjo se gjitha ato vezë duhet të lirohen një nga një  në formë të periodave të vazhdueshme pasi të ndërpres marrjen e pilulës?

N’cuk (jo). Vezët e tua nuk ruhen (magazinohen) në këtë mënyrë. Ato piqen dhe shkapërderdhen (dezintegrohen) me kalimin e kohës. Nuk ka ndonjë ndryshim në mes të atyre që marrin pilulën dhe atyre që nuk e kanë marr asnjëherë kur bëhet fjalë se sa e vjetër do jesh kur të filloj menopauza, që do të thotë se në atë moshë (pra 40 vjet) ajo që ka marrë pilulat është pothuajse e njëjtë me atë që nuk ka marr asnjëherë.

Shoqja ime thotë se kjo pilulë është shumë e mirë, a duhet edhe unë të përdor të njëjtën?

Ndoshta, por prapë do ishte mirë të diskutosh këtë me mjekun që ta dish më sigurt. Vetëm pse funksionon për shoqen tuaj nuk do të thotë se do funksionoj edhe për ty, ose anasjelltas. Secili është ndryshe nga tjetri dhe ju vërtet duhet ta provoni që ta zbuloni nëse kjo pilulë është e duhura për ty. Fatmirësisht, shumica e grave që përdorin pilulën kontraceptive nuk dihet se kanë probleme.

1
2
3
4
Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.