Pirja e duhanit në mëngjes mund të jetë shumë e rrezikshme!

4
2251

pirja e duhanitTë gjithë ne kemi njohuri për rrezikun dhe pasojat që sjellë pirja e duhanit për shëndetin tonë, por studimet e reja tregojnë se kur pi duhan sapo zgjohesh në mëngjes, rreziku mund të jetë edhe më e i madh.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Duhani mbetet shkaku kryesor i vdekjeve që mund të parandalohen. Kjo organizatë vlerëson se 6 milionë vetë vdesin çdo vit nga sëmundje që lidhen me duhanin, pjesa më e madhe në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Mirëpo një studim i ri nga studiuesit e Universitetit Penn State i hedhin një vështrim duhanpirësve që ndezin cigare sapo zgjohen në mëngjes. Sipas këtij studimi, personat të cilët ndezin cigare sapo të zgjohen nga gjumi janë më të priren që të preken nga kanceri i mushkërive ose i gojës.

Steven Branstetter dhe kolegu i tij profesor Joshua Muscat, ishin pjesë e këtij studimi dhe ata mendojnë se e dinë arsyen pse njerëzit janë të prirë të ndezin një cigare posa të zgjohen në mëngjes.

“Ne mendojmë se është një tregues i mënyrës sesi njerëzit e konsumojnë duhanin. Njerëzit që pinë duhan posa zgjohen në mëngjes, e thithin më thellë tymin. Ata ndoshta e thithin më shpesh cigaren. Prandaj është në të vërtetë më shumë një tregues i mënyrës sesi konsumohet duhani”.

Thithja më e thellë dhe e shpeshtë, mbajtja e duhanit më gjatë në mushkëri, e rrit rrezikun për të gjitha toksinat.

Por çka është më e rëndësishme, është se ata po ekspozohen ndaj një nitrosamine apo kancerogjeni që është specifik për nikotinën. Kjo është diçka që shkakton kancer”.

Profesor Branstetter thotë se ky kancerogjen quhet NNK. Ndërsa trupi e metabolizon atë, prodhohet një substancë që quhet NNAL. Kjo substancë gjendet në nivele të larta tek njerëzit që pijnë duhan sapo zgjohen nga gjumi.

“Prania e lartë e kësaj substance, e rrit rrezikun. Njerëzit do të pyesin: Sa rritet rreziku? Ne nuk e dimë ende me siguri”.

“A varet ky rrezik nga veprimet e njerëzve? As për këtë nuk jemi të sigurt. Është ende një fazë e hershme e studimeve. Por ne e dimë që kur ajo dallohet në analiza, tregon se rreziku i kancerit të mushkërisë është më i madh”.

Ky studim mbështetet në të dhëna nga afro 2 mijë të rritur që pijnë duhan. Mbi 30 për qind thanë se e kishin pirë cigaren e parë të ditës brenda pesë minutash pasi ishin zgjuar në mëngjes. 30 për qind të personave të tjerë thanë se kishin tymosur cigaren e parë  nga 6 deri në 30 minuta pasi u zgjuan.

“Disa persona kanë shtruar pyetjen se a duhet të pijnë duhan më vonë gjatë ditës, a do të ndihmonte një gjë e tillë. Përgjigjja është që ne nuk e dimë ende. Njerëzit nuk janë të vetëdijshëm as vetë sesa varësi kanë krijuar. Rekomandimi është që nëse pi duhan, mbaje mend sesa kohë pasi je zgjuar e ke pirë cigaren e parë. Kjo do të ishte një tregues i mirë i jo vetëm për nivelin e rrezikut nga kanceri i mushkërisë, por edhe i varësisë nga nikotina”.

Studiuesit e Universitetit Penn State  thonë se hapi i ardhshëm është që t’u jepen duhanpirësve pajisje që masin në mënyrë shkencore sesa thellë ata thithin duhanin gjatë ditës.

4 KOMENTET

  1. pershendetje…. jam 28 vjec dhe jetoj ne greqi, por sa her qe ha ushqim me fryhet barku shume dhe nuk cfryhet… kam shume bark si nje grua 5 muajshe shtatzen…. nuk kam dokumenta qe te vizitohem ne spital por nje mjek ne internet kur e pyeta per kete problem me tha se shkaktohet nga bakteriet ne stomak dhe ne zorr te trash, dhe me tha per te perdorur keto 2 ilace Omeprazole dhe Nifuroxazide.
    doja te ju pyesja juve a jane keto dy ilace per kete problem?? pra per fryrjen e barkut???

    • Thjesht vendos dhe mos e shkel vendimin deri sa ta kalosh periudhen e veshtire. Kjo periudh tek une ka qen vetem java e pare, kurse tek tjeret ndoshta zgjat me shume, varet se sa kohe je duhangji. Sa her me binte ne mend per ta ndezur i thosha vetes “nuk e ndezi per inat”, kjo ka funksionu tek une. Ti gjej arsyet e tua pse deshiron ta lesh duhanin, ke boll arsye edhe at shume te mira. Thjesht vendos dhe mbaje premtiin ndaj vetes se nuk do ta ndezesh… lexo disa artikuj tjer rreth dobive shendetesore qe fiton pasi ta lesh duhanin. Shendet dhe cdo te mire.

Leave a Reply to oniCancel reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.