Preshi dhe Vlerat e Tij ne Shendetin tone

0
2035

Preshi purriniPreshi i freskët përmban shumë lëndë ushqimore me vlera të larta biologjike, fiziologjike, dietetike e mjekësore për organizmin e njeriut.

Preshi i freskët përmban: proteina, lëndë të thatë, yndyra, karbohidrate, celulozë, kripëra mineral dhe 1 kg presh i freskët përmban 490 kalori.

Lëndët kryesore minerale të preshit janë: Kaliumi, natriumi, kalciumi, magnezi, hekuri, fosfori, siliciumi, klori, squfuri që i jep aromën dhe shijen karakteristike specifike të gatesave të preshit.

Preshi përmban më shumë sheqerna (karbohidrate) sesa qepa. Preshi, ashtu si dhe qepa përmban po ato lëndë që janë të nevojshme dhe të domosdoshme për ndërtimin dhe funksionimin normal të trupit të njeriut, prandaj si qepa dhe preshi futen në grupin kryesor të perimeve e zarzaveteve që njeriun duhet të konsumojë për çdo ditë dhe për të gjithë jetën e tij.

Preshi përmban më shumë vitamina C sesa qepa: Në 100 gramë qepë të njoma ose të freskët ka deri -30 mg, vitamina C (sa domatja, ndërsa në 100 gr masë preshi të njomë ndodhen 15-90 mgr vitamina C dhe vetëm me 100 gr presh në ditë gati plotësohet nevoja ditare e njeriut për vitamina C që është -100 mgr. Preshi përmban më shumë sesa qepa edhe vitamina B12, si dhe disa vajra yndyrorë.

Origjina e Preshit dhe Vlerat Ushqyese

Preshi kultivohet kryesisht në Azinë e Vogël, ku ka dhe origjinën e vet, si dhe në Shtetet e Pellgut të Mesdheut.

Preshi i freskët përmban shumë lëndë ushqimore me vlera të larta biologjike, fiziologjike, dietetike e mjekësore për organizmin e njeriut.

Preshi i freskët përmban: lëndë të thatë, proteina, yndyra, karbohidrate, celulozë, kripëra mineral gjersa 1 kg pesh i freskët përmban 490 kalori.

Lëndët kryesore minerale të preshit janë: Kaliumi, natriumi, kalciumi, magnezi, hekuri, fosfori, siliciumi, klori, squfuri që i jep aromën dhe shijen karakteristike specifike të gatesave të preshit.

Preshi përmban më shumë sheqerna (karbohidrate) sesa qepa. Preshi, ashtu si dhe qepa përmban po ato lëndë që janë të nevojshme dhe të domosdoshme për ndërtimin dhe funksionimin normal të trupit të njeriut, prandaj si qepa dhe preshi futen në grupin kryesor të perimeve e zarzavateve që njeriun duhet të konsumojë për çdo ditë dhe për të gjithë jetën e tij.

Preshi përmban më shumë vitamina C sesa qepa: Në 100 gramë qepë të njoma ose të freskët ka deri -30 mg, vitamina C (sa domatja, ndërsa në 100 gr masë preshi të njomë ndodhen 15-90 mgr vitamina C dhe vetëm me 100 gr presh në ditë gati plotësohet nevoja ditore e njeriut për vitamina C që është -100 mgr. Preshi përmban më shumë sesa qepa edhe vitamina B12, si dhe disa vajra yndyrorë.

 

Ja lista e sëmundjet që Preshi ndihmon në Sherim

Në arteroskleroze (arteriosklerozë) dhe në gjithë moshën e tretë të thyer, në debulesë, dobësi dhe në lodhjen fizike e psikike, në intelektualët dhe zyrtarët me jetë sedentare, ndenjur, ulur.

Në sëmundjet e sistemit kardiovaskular, hepato-biliar dhe uro-genital që shoqërohen edhe me edema dhe mbajtjen e ujit dhe lëngjëve të tepërta në hapësirat e organizmit, në fytyrë, në gjymtyrë, në ascit, në edeme, sepse preshi, ashtu si dhe qepa, ka veti diuretik të theksuar dhe lehtëson e përmirëson gjendjen e këtyre njerëzve.

Preshi që përmban shumë karbohidrate ose sheqerna, por edhe kripëra siliciumi, rekomandohet si ushqime dietetik-mjekësor edhe në sëmundjet e aparatit respirator që shoqërohen me kollë, gëlbazë dhe vështirësi frymëmarrje, sepse gatesat e preshit si ushqime dhe medikamente tregojnë veprim emolient, ekspektoratn, ku zbusin kollën, nxisin eliminimin e gëlbazës dhe lehtësojnë dukshëm gjendjen e të sëmurëve.

Për këto raste gatesat, gjellët dhe lëngjet e preshit rekomandohet të konsumohen në gjendje të ngrohtë, përzier me pak gjalpë, mjaltë, vaj vegjetal për shtim efikasiteti.

Gatesat e preshit që përmbajnë më shumë celulozë se qepa, shfrytëzohen më shumë si lëndë ushqimore, dietetike e mjekësor eedhe në sëmundjet e traktit tretës që shoqërohen me anoreksi, gazra, kapsllëk, si dhe me hiperfermentim në zorrë, por edhe me vështirësi në tretjen dhe thithjen e ushqimeve të ndryshme, sepse celuloza nxit, shton e përshpejton peristaltikën e traktit tretës, duke filluar që nga stomaku, në duoden, në zorrët e holla dhe në zorrët e trasha, duke lehtësuar gjendjen e këtyre të smëurëve. Këtu rekomandohet ushqimi ditetetik, mjekësor, i pasur me gatesa të ndryshme të preshit.

Preshi që përmban edhe mjaft kripëra minerale dhe mikroelemente, rekomandohet si ushqim dietetik mjekësor në shumë sëmundje të aparatit hepatobiliar, uro-genital, por edhe në shumë sëmundje të metabilizmint dhe në sëmundjet reumatike, me artritizëm, gute, reumatizëm etj, ku ndihmon për normalizimin e proceseve metabolike indore.

Lëngu i preshit të freskët përdoret gjerësisht në mjekësinë popullore të Bullgarisë, Rusisë, Kinës etj për larje, shpëlarje, lavazhe, kompresa në shumë sëmundje të hundëve, veshëve, grykëve, si dhe në dermatolgji, por edhe për fëmijët e dobët, distrofë e rakitikë.

Farat e shtypura dhe të ziera të karabushit të preshëve, të ziera me ujë, por edhe me verë të bardhë rekomandohen si lëndë efikase kundër rërës dhe gurëve në aparatin urinar e fshikëzën urinare, madje edhe kur ato shoqërohen me dhembje të forta, me kolika renale-urinare.

Ky çaj infuz i karabushëve të bimës përdoret edhe si antidot kundër helmimeve nga kërpudhat toksike.

Hyrida Basha DhimaMarketing Assistant for AlbaniaScience Publishing GroupOpen Your Minds, Share your achievements and Be Bold

Hyrida Basha është Msc. Biologe Molekulare, ajo gjithashtu është një dietologe dhe shkruan per dietat ne shtatzani, dieta per adoleshentë, dieta për uljen e nivelit të LDLs, (kolesterinës së keqe), si dhe dieta per dobesim. Facebook

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.