Produktivitet: Teknika Pomodoro e Studimit

0
1924

A shpërqendroheni shumë lehtë? A ndjeni gjithmonë sikur keni nevojë për pushim gjersa je duke punuar? A ndjehesh i paditur për t’u marrë me këtë krizë të përjetshme?

Urime, ju jeni një antropoid i rregullt!

Për ta rregulluar këtë problem një nga mënyrat më të suksesshmet dhe më efikase është Teknika Pomodoro. [1]

Një trik i thjeshtë që mund të ndryshojë mënyrën tuaj të jetesës dhe përmirësoj dukshëm aftësinë tuaj të mësimit, studimit dhe punimit me rezultate mahnitëse.

Çka kërkohet: Kohëmatës, një të tillë secili prej jush e keni në telefonin tuaj.

  1.     Zgjidhni një detyrë/mësim.
  2.     Cakto zilen e kohëmatësit në 25 minuta.
  3.     Puno/Mëso në detyrë deri sa të bie zilja kohëmatësit.
  4.     Kontrolloni progresin tuaj.
  5.     Bëj një pushim prej pesë minutash.
  6.     Përsërite këtë për katër herë dhe pas herës së katërt bëj një pushim të gjatë prej 15 deri 30 minuta.

Teknika pomodore1

Ja një kohëmatës online i krijuar enkas për Teknikën Pomodoro

Teknika Pomodoro bën përdorimin e vrullit të adrenalinës tuaj.

Ajo bazohet në faktin se shumica e njerëzve punojnë dhe kryejnë punë mirë kur janë nën presion.

Kur jeni duke përparuar, nuk do ndiheni me faj për ndërprerje të tilla të shpeshta.

Kujto kohën kur keni qenë në një provim apo test dhe keni pasur vetëm 25 minuta në dispozicion për ta përfunduar, dhe papritur të gjitha idetë tuaja më të mira kanë filluar të rrjedhin?

Shënimet

[1] Teknika Pomodoro – Wikipedia

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.