Pse Duhet Ta Pastrosh Fytyren Me Vaj

Pëlqe & Ndaje

Jeni lodh nga produktet e shtrenjta për kujdes fytyre, produkte që shtresojnë kimikale pas kimikale në lëkurën tuaj delikate? Çka nëse ju themi se sekreti për lëkur perfekte ka qenë duke ndej në shtëpinë tuaj gjatë gjithë kohës?

Kjo për të cilën po flasim ndryshe quhet “Metoda e Pastrimit Me Vaj” e cila do të zëvendësoj pastruesin e tanishëm tuaj që keni përdor deri më tani.

Prit pak, a mos sugjeruam se duhet qullosur lëkurën tuaj me vaj?

Po po, e bëmë këtë, por përse?

Ndoshta tingëllon se po ju shpijmë drejt një katastrofe, por na dëgjo ta përfundojmë. Ky solucion është thjesht i bërë nga vaji i ullirit dhe vaj ricini. Gjasat janë të mira qe secili prej jush e keni vajin e ullirit diku në shtëpi e ndoshta edhe vajin e ricinit në kabinetin e medikamenteve. Nëse këtë të fundit nuk e keni atëherë mund ta gjeni në secilën barnatore.

Kur mendon për vaj të shkon mendja për ato njollat që vështirë largohen pa përdor shumë sapun dhe ujë – dhe vaji ricinit është mu asi vaji. Në fakt po deshe ta derdhësh nga shisha nuk mundesh sepse del troç, por mos lejo që kjo të ju mashtroj.

Vaji ricinit në fakt futet në poret tua dhe nxjerr jashtë gjithë ndyrësitë dhe vajin e keq dhe heqë puçrrat. Përkundër faktit që shumica e vajrave u bëjnë të ndjeni se keni yndyrë të tepërt në lëkurë, vaji i ricinit në fakt të thanë lëkurën po nuk e balancove me vaj të pasur dhe hidratues si vaji ullirit.

Vaji ullirit hidraton lëkurën dhe i jep shkëlqim rinor. Përveç tjerash shumë njerëz betohen se edhe i zbut rrudhat dhe bën lëkurën më pak të ndjeshme dhe irrituese.

Ja çka ju duhet që të bëni këtë solucion:

[wp-like-locker]

  • 0.47l (470 ml) vaj ulliri
  • 0.47l vaj ricini
  • Një shishe të zbrazët me kapak ndrydhës apo pompë. Mund ta riciklosh ndonjë shishe të vjetër të ndonjë produkti për pastrim fytyre.
  • Një peshqir
  • Vajra esenciale (opsionale)

Nuk do të shpenzoni asgjë më shumë se sa 10 euro për të gjitha këto.

Pastrimi i Fytyres me Vaj – Metoda:

  • Për ta bërë solucionin, mbush gjysmën e shishes së zbrazët me vaj ulliri dhe gjysmën tjetër me vaj ricini, vë dispensën (kapakun me ndrydhës) dhe shkunde për 1 minutë. Nëse dëshiron ti shtosh vajra esenciale si livandë apo dru çaji, shto ato para se ta shkundësh.
  • Tashmë që solucioni është i gatshëm, le ta përdorim! Qit pak në shuplak të dorës dhe më pas fërko tërë fytyrën për një minutë. Ju femrat nuk keni nevojë ta largoni grimin para se ta bëni këtë, është larguesi më i mirë i grimit që mund të keni përdor ndonjëherë.
  • Pasi fytyra është tërësisht e lyer nga ky solucion me vaj, fut peshqirin në ujë të nxehtë, shtrydhe dhe më pas vëre në fytyrë për 30 sekonda. Kjo i mundëson që avulli ti ndihmoj vajit të ricinit të nxjerr ndyrësitë jashtë.
  • Tash fshij fytyrën me këtë peshqir për të fshirë vajin. Nuk ke nevojë për hidrant (krem hidratuese), por nëse planifikon të dalësh jashtë në diel mos harro të përdorësh kremin SPF nëse grimi që përdor nuk e ka.
  • Bëje këtë dy herë në ditë dhe do të shohësh rezultate brenda një jave.

[/wp-like-locker]

Shfleto duke klikuar mbi shigjeta

Comments

    • Drita says

      Qfar lloji admin te castor oil duhet te jet se e gjeta po shum lloje kishte dhe nuk di se cili sakt duhet

    • admin says

      Vaj ricini gjendet ne barntaore dhe zakonisht perdoret si laksativ, me fjal tjera kur t’nxihesh kaps te ndihmon me dal jasht.

    • admin says

      Tina, Ja se si shkruan:
      Tashmë që solucioni është i gatshëm, le ta përdorim! Qit pak në shuplak të dorës dhe më pas fërko tërë fytyrën për një minutë. Ju femrat nuk keni nevojë ta largoni grimin para se ta bëni këtë, është larguesi më i mirë i grimit që mund të keni përdor ndonjëherë.
      Pasi fytyra është tërësisht e lyer nga ky solucion me vaj, fut peshqirin në ujë të nxehtë, shtrydhe dhe më pas vëre në fytyrë për 30 sekonda. Kjo i mundëson që avulli ti ndihmoj vajit të ricinit të nxjerr ndyrësitë jashtë.
      Tash fshij fytyrën me këtë peshqir për të fshirë vajin. Nuk ke nevojë për hidrant (krem hidratuese), por nëse planifikon të dalësh jashtë në diel mos harro të përdorësh kremin SPF nëse grimi që përdor nuk e ka.

  1. Jehona says

    Jo bre skom lindd me to po prei djellii ma shumm um bahen amo skom edhe shuum a muj me perdoree qit masken me kos edhe limon aosht e demshme a e rruth ilkurennn :S
    Qita dehsta me dite .Faleminderit shum qe po ma ktheni pergjigjjen :”D

    • admin says

      Jehon, me te then te drejten nuk e di, ti mund ta perdoresh dhe po qe se sheh qe nuk po te ndihmon dhe ndoshta po ta keqeson lekuren ateher e nderpren, ama mos e nderprej pa e provu se paku per aq kohe sa po te thojne qe duhesh me provu. Shendet dhe cdo te mire.

  2. Jehona says

    Miredita um falni ekom ni pytjee per juve
    kom pika te kafta ne fytyr ,disa me thojn qe te perdori kos me limon te shtrydhur e me maajt ne fytyre 20 min duhet me perdore kete maske 2 here ne jave,po jam ka friksohna qe mos po rruthet lekura masandej.
    Disa po thojn qe edhe hudher me perdore tu hjeken.
    Jom 19 vjeqare.Qe kishit pas mundesii mem keshillu qka te beje.Faleminderittt shum

    • admin says

      Nese ato pika te kafta jane dicka me te cilat ke lind ateher nuk ke pse i largon fare… vajza te tilla jane te vecanta dhe duken shume bukur me ato pika natyrale.

  3. kuqi says

    gjendet ne fejsbuk por un skam fejsbun ju lutem me tregoni ku te klikojqe ta lexoj komplet artikullin

  4. Bina says

    A lejohet qe te lyhet fytyra e vajzave 13 vjeqare me vaj dhe Me qfar vaji a eshte vaj shtepie qe e perdorim ne shtepi per te perrzhitur gjera te ndryshme Si Mishin etj..?

    • admin says

      Bina, lexo tere artikullin dhe e kupton se per cfar lloji te vajit jemi ka flasmi… beja LIKE dhe e mund ta lexosh te terin. Fjala eshte per vaj perzierje te vajit te ullirit dhe vaj ricinit.

Pyet dhe Komento këtu